Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 12:05 Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim! Berisha lëshon thirrjen e tij se duhet të jemi të gjithë para kryeministrisë, kushdo që e ndjen se me këtë qeveri nuk ka garanci…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zgjerimi i qeverisjes elektronike – Mbulimi optimal me internet broadband ngelet sfidë

Aktualitet E premte, 9 Gusht 2019 14:10
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nisma më e re ligjore e Ministrisë së Financave, projektligji i fiskalizimit, shënon një hap të rëndësishëm në avancimin e shërbimeve të qeverisjes elektronike. Raportimi i shitjeve nga bizneset në sistemin e administratës tatimore do të bëhet në kohë reale, mbështetur në programe të posaçme dhe në një lidhje interneti. Por, zgjerimi i qeverisjes elektronike në shërbime gjithnjë e më të rëndësishme shtron problemin e të pasurit një mbulimi të plotë dhe optimal të popullsisë me internet me brez të gjerë. Me gjithë përmirësimet në dekadën e fundit, Shqipëria ngelet relativisht e prapambetur në këtë drejtim.

Në raportin vjetor të vitit 2018, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) konstaton se, megjithëse numri i pajtimtarëve me akses nga linjat fikse është në rritje të qëndrueshme, normat e penetrimit janë shumë më të ulëta se ne vendet e BE-së dhe të Rajonit. Në vitin 2018, norma e penetrimit të aksesit broadband nga rrjetet fikse ishte 50% për familje dhe 12.6% për numër banorësh. Gjithashtu, shpejtësia mesatare e aksesit në internet nga linjat fikse në Shqipëri është relativisht e ulët, në raport me mesataren botërore. Në fund të vitit të kaluar, rreth 62% e abonentëve kishin një shpejtësi lidhjeje në intervalin mes 4 dhe 10 Mbps.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!

Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!

Para 14 minutash
Ministri Demo: Teknologjia po na ndihmon të identifikojmë protestuesit e dhunshëm

Ministri Demo: Teknologjia po na ndihmon të identifikojmë protestuesit e dhunshëm

Para 15 minutash
Kryeministri: Pas studentëve janë futur duart e krimit dhe ANTIFA

Kryeministri: Pas studentëve janë futur duart e krimit dhe ANTIFA

Para 19 minutash

Mbulimi me internet nga rrjetet e lëvizshme është më e lartë, por edhe këto rrjete nuk ofrojnë shërbim në zona ku interesi tregtar është i ulët. Madje, edhe në qytetet e mëdha mbulimi me internet broadband nuk është gjithnjë optimal dhe shpeshherë abonentët marrin vetëm shërbimin bazik 2G.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Të dhënat tregojnë se përmirësimi i cilësisë së shërbimit ngelet një sfidë për Shqipërinë. Në fund të muajit korrik, Greqia arriti të përfitonte një grant prej 300 milionë eurosh nga Bashkimi Europian për të shtrirë internetin e shpejtë në zonat ku mungon interesi nga operatorët privatë. Skema përfshin ndërtimin e një rrjeti që do të mundësojë internet me shpejtësi të paktën 100 Mbps (megabit për sekondë), që mund të rritet deri në 1 gbps në të ardhmen.

Shqipëria është shumë larg kryerjes së investimeve publike me të tilla përmasa në rrjetet e komunikimit. Deri tani, zhvillimi i rrjeteve i është besuar vetëm investimeve nga operatorë privatë. Por, rënia drastike e fitimeve, sidomos në tregun e shërbimeve celulare, i ka tkurrur investimet në këto rrjete dhe rrezikon t’i ulë akoma më shumë në ardhmen. Operatorët ankohen se çmimet e larta në tenderat e rinj për frekuenca mund të bëhen një barrierë e mëtejshme për zgjerimin e investimeve. Në tenderin për brezin 800 Mhz, të mbyllur në muajin shkurt të këtij viti, vetëm njëri nga operatorët celularë mori pjesë. AKEP e rihapi tenderin në fillim  të muajit gusht, por çmimi minimal i kërkuar është i njëjtë me tenderin e parë, 7.44 milionë euro. Me këto kushte, do të jetë e vështirë që dy operatorët e tjerë të japin oferta. /SCAN

Etiketat e lidhura

Financavefiskalizimitprojektligji
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!
Para 14 minutash

Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!

Ministri Demo: Teknologjia po na ndihmon të identifikojmë protestuesit e dhunshëm
Para 15 minutash

Ministri Demo: Teknologjia po na ndihmon të identifikojmë protestuesit e dhunshëm

Kryeministri: Pas studentëve janë futur duart e krimit dhe ANTIFA
Para 19 minutash

Kryeministri: Pas studentëve janë futur duart e krimit dhe ANTIFA

Rama: Protestuesit kanë frikë të ulen në dialog se i quajnë tradhtarë
Para 25 minutash

Rama: Protestuesit kanë frikë të ulen në dialog se i quajnë tradhtarë

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 14 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 15 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 15 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 17 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.