
Situata me zjarret në vend po fillon që të jetë problematike. Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në periferi të Ksamilit. Zjarrfikëset sapo kanë vënë nën kontroll zjarrin në Sarandë janë drejtuar drejt zjarrit në Ksamil, por terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen me automjete zjarrfikëse.