Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:03 Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja Shefi i sigurisë iraniane, Mohsen Rezaei, deklaron se asnjë grimcë e materialit bërthamor të pasuruar nuk do të dalë nga Irani dhe se çdo…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zjarret/ Braçe: Zjarrfikësit punojnë pa ushqim dhe ujë të paguar! Ministri Lamallari: Po çojmë për miratim VKM-në për pagimin e orëve shtesë

Aktualitet E enjte, 14 Maj 2026 20:19
Zjarret/ Braçe: Zjarrfikësit punojnë pa ushqim dhe ujë të paguar! Ministri Lamallari: Po çojmë për miratim VKM-në për pagimin e orëve shtesë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka zhvilluar këtë të enjte në Kuvend një interpelancë me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari lidhur me kushtet e punës dhe të ardhurat e punonjësve të shërbimit zjarrfikës. Gjatë fjalës së tij, Braçe fillimisht foli për forcimin e sistemit të mbrojtjes nga zjarret dhe zbatimin e rregulloreve për zjarret të BE-së (Eorocodet), me qëllim minimizimin e dëmeve.

”Është fakt, zjarret, ato për arsye natyrore, siç është klima, rritja e temperaturave, thatësira e zgjatur, mungesa e burimeve ujore, të cilat i favorizojnë. Zjarret për arsye njerëzore, kriminale, të qëllimta. Të tjera arsye që lidhen me menaxhimin e burimeve natyrore. Te ne zjarrëfikësit kanë shmangur pasojat për jetën. Mbrojtja nga zjarri në të tilla kushte po bëhet jetike. Zjarrëfikësit po marrin një rol gjithnjë e më të madh. Sistemi i mbrojtjes nga zjarri është shumë më i madh edhe nga zjarrëfikësit. Ka të bëjë me parandalimin dhe minimizimin e dëmeve. Ky sistem lidhet me menaxhimin dhe krijimin e hapësirave ndarëse mes parcelave, në një apo disa pyje, në ndaljen e zjarrit dhe mbrojtjen e pyllit. Në ndërtim të njësive të banimit apo shërbimit, gjithçka nis me kodet e sigurisë nga zjarri, Eurokodet, që përfshin gjithçka, që nga mënyra e ndërtimit, te sistemet e sigurisë”, tha mes të tjerash Braçe.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Duke kujtuar aksionin e zjarrfikësve për shuarjen e flakëve te kompleksi Arlis në Tiranë, Braçe tha se zjarrfikësit në Shqipëri përballen me vështirësi të shumta gjatë orarit të punës. Braçe në sallën e Kuvendit deklaroi se zjarrfikësit gjatë shërbimit janë pa ushqim të paguar dhe pa ujë për t’u hidratuar. Braçe kërkoi edhe pagesën e zjarrfikësve për punën që ata bëjnë jashtë orarit, apo siç quhet ndryshe, pagesën e orëve shtesë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari është shprehur se Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Zjarrfikës, sipas ligjit, ka më tepër një rol koordinues dhe një rol në garantimin e standardeve. Ai deklaroi gjithashtu se gjatë qeverisjes socialiste janë ndërmarrë një sërë nismash për përmirësimin e pagave dhe të kushteve të punës për zjarrfikësit. Sipas Lamallarit, trajtimi financiar i zjarrfikësve është përmirësuar me një VKM-në e miratuar disa vite më parë, teksa shtoi se qeveria do të çojë për miratim në Kuvend edhe një VKM për pagesën e orëve shtesë të punonjësve të shërbimit zjarrfikës.

Mund t'ju interesojë

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do...

Para 1 minute
Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për nj...

Para 1 minute
Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshmin...

Para 38 minutash

”Prioriteti ynë për zjarrin te Farmacia 10 ishte sigurimi i jetëve të njerëzve dhe shuarja e flakëve. Ekipet e zjarrfikësve kishin një prezencë në zonat e afektuara. Duke parë natyrën fisnike të misionit të zjarrfikësve, për mua është krenari të kem si pjesë të strukturës së përgjegjësisë. Ligji e përcakton qartë, që Drejtoria e Përgjithshme ka një rol më tepër kordinues, një rol më tepër të garantimit të standardeve dhe unifikimit të procedurave, qoftë edhe në rekrutim. Patjetër edhe në kuptimin e lobimit, qoftë për mbështetje të shtuar financiare me investime, qoftë për ato që janë buxhetore, po ashtu edhe në drejtim të të gjitha tratativave që unë po realizoj momentalisht edhe me partnerët ndërkombëtarë. Kemi pasur një donacion sëfundmi nga Kanadaja, do të kemi edhe nga vende të tjera, ku teknologjitë më të fundit, përfshi edhe automjete për fikjen e zjarrit që do të vihen në dispozicion. Në bashkëpunim me homologët polakë, ne kemi bërë të mundur jo vetëm ngritjen e disa stacioneve të reja të zjarrfikëseve në vend, por edhe sigurimin e pajimeve më të fundit në mbrojtje të jetës së zjarrfikësve. Përsa i përket trajtimit financiar, në VKM-në e fundit pati një rritje të pagave dhe shtesave mbi pagë për të gjithë nivelet e gradave për zjarrfikësit. Sot që flasim një zjarrfikës përfiton pagë dhe shtesa dukshëm më të larta në krahasim me vitet më parë. Ne po çojmë për miratim edhe VKM-në që lidhet me orët shtesë, me mbulimin e orëve shtesë, si dhe me trajtimin më të mirë të zjarrfikësve në të gjithë vendin”, tha mes të tjerash Lamallari.

Etiketat e lidhura

braceLamallarizjarre
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 1 minute

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 1 minute

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina
Para 2 minutash

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë
Para 13 minutash

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.