Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 17 Nëntor 2026, 10:53 Plarent Ndreca shkon në GJKKO, zhvillohet seanca e radhës për kryebashkiakun Veliaj Avokati Plarent Ndreca është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme, ku pritet të zhvillohet seanca e radhës në procesin gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Tiranës,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • Gjermania-Holandë
  • Protesta
  • Rama
  • Gëzim Ndoka
  • Shëndetësia
  • Reforma zgjedhore
  • SPAK
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • Gjermania-Holandë
  • Protesta
  • Rama
  • Gëzim Ndoka
  • Shëndetësia
  • Reforma zgjedhore
  • SPAK
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zogu dhe Faruk I, dy mbretër shqiptarë që shkruan historinë dhe lanë gjurmë

Aktualitet E diel, 23 Shkurt 2025 12:06
Zogu dhe Faruk I, dy mbretër shqiptarë që shkruan historinë dhe lanë gjurmë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Historia shpesh flet për mbretër që ndërtuan perandori dhe sunduan kombe të mëdha, por pak dihet për dy figura madhore me gjak shqiptar, të cilët lanë gjurmë të pashlyera në historinë e shekullit XX: Mbreti Ahmet Zogu i Shqipërisë dhe Mbreti Faruk I i Egjiptit.

Ahmet Zogu, një strateg dhe reformator i vendosur, udhëhoqi Shqipërinë në një periudhë sfiduese, duke ndërtuar shtetin modern shqiptar mes trazirave politike dhe kërcënimeve të jashtme. Në anën tjetër, Mbreti Faruk, pasardhës i dinastisë së lavdishme të Muhammed Ali Pashës, trashëgoi fronin egjiptian dhe luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimin e Egjiptit si një fuqi rajonale.

Ky rrëfim sjell historinë e dy mbretërve shqiptarë, të cilët, ndonëse në kahe të ndryshme të botës, ndanë një trashëgimi të përbashkët dhe një vizion për fuqizimin e kombeve të tyre. Ata u takuan në Kajro në vitin 1950, një moment simbolik i një lidhjeje historike që përshkon shekujt.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ahmet Zogu, biri i Xhemal Pashë Zogollit nga Burgajeti i Matit, u dallua që në rininë e tij të hershme për angazhimin në lëvizjet politike dhe ushtarake kombëtare. Në vitin 1928, në moshën 33-vjeçare, ai u shpall Mbret i shqiptarëve, duke inauguruar monarkinë shqiptare.
Pas trazirave të vitit 1925 dhe puçit ushtarak, Shqipëria ndodhej në një situatë katastrofike politike, ekonomike dhe ushtarake. Nuk kishte institucione të konsoliduara, një ekonomi të qëndrueshme apo një administratë të organizuar. Ushtria ishte e vogël dhe vullnetare, policia numërohej me gishtat e dorës, ndërsa bankat mungonin krejtësisht. Edhe parlamenti dhe ministritë zhvillonin punimet në shtëpitë private të bejlerëve.
Gjatë sundimit të tij (1925-1939), Mbreti Zog ndërmori reforma të thella për ndërtimin e shtetit modern shqiptar. Ai:
Ndërtoi infrastrukturën rrugore dhe objektet qeveritare.
Krijoi institucionet shtetërore dhe administratën publike.
Hartoi Kushtetutën dhe reformoi ushtrinë, policinë dhe xhandarmërinë.
Themeloi Bankën Kombëtare dhe krijoi monedhën shqiptare.
Rregulloi sistemin e dokumenteve zyrtare, përfshirë pasaportat dhe identifikimin kombëtar.
Hapi shkolla, spitale, konvikte dhe institute arsimore.
Mbështeti bursa studentore për studime jashtë vendit.
Sjelli një frymë të re politiko-shoqërore që e vendoste Shqipërinë mes Lindjes dhe Perëndimit.
Në prillin e vitit 1939, me pushtimin italian të Shqipërisë, Zogu u detyrua të largohej nga vendi, duke nisur një jetë në mërgim që e çoi deri në Paris, ku ndërroi jetë në vitin 1961.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mbreti Faruk I (1920, Kajro – 1965, Romë)
Mbreti Faruk ishte pasardhës i dinastisë së lavdishme të Muhammed Ali Pashës, shqiptarit të shquar që, nga një guvernator i Perandorisë Osmane në Egjipt, u shndërrua në themeluesin e një perandorie të fuqishme në vitin 1805. Dinastia e tij sundoi Egjiptin dhe Sudanin për gati një shekull e gjysmë, deri në vitin 1952.
Faruku u ngjit në fronin e Egjiptit në vitin 1936, në moshën 16-vjeçare, sapo ishte kthyer nga studimet në Angli. Ai u bë një figurë e rëndësishme e botës arabe dhe një reformator i madh në fushën e arsimit, infrastrukturës dhe ushtrisë. Ai mbështeti zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e Egjiptit si një fuqi rajonale.

Mund t'ju interesojë

Plarent Ndreca shkon në GJKKO, zhvillohet seanca e radhës për kryebashkiakun Veliaj

Plarent Ndreca shkon në GJKKO, zhvillohet seanca e radhës për kryebashkiakun Veliaj

Tani
Prokuroria Speciale në Hagë kërkon edhe 6 vjet, pra 31 vjet burg për Thaçin!

Prokuroria Speciale në Hagë kërkon edhe 6 vjet, pra 31 vjet burg për Thaçin!

Para 15 minutash
Rregullorja e re, nga 1 janari 2027 ulen komisionet e tregtarëve për të pranuar pagesa me kartë

Rregullorja e re, nga 1 janari 2027 ulen komisionet e tregtarëve për të pranuar pagesa ...

Para 36 minutash

Megjithatë, pas një puçi ushtarak të organizuar nga oficerët e lirë dhe të mbështetur nga interesat britanike dhe izraelite, Mbreti Faruk u rrëzua nga froni në vitin 1952 dhe u detyrua të largohej në mërgim. Pas një periudhe izolimi, ai u vendos në Romë, ku jetoi deri në vitin 1965.

Takimi i Dy Mbretërve
Në vitin 1950, Mbreti Ahmet Zogu dhe Mbreti Faruk u takuan në Kajro, në një moment historik që përfaqësonte takimin e dy dinastive shqiptare që kishin lënë gjurmë në historinë e dy vendeve të ndryshme. Ky takim simbolizonte jo vetëm lidhjet historike mes Shqipërisë dhe Egjiptit, por edhe rolin e shqiptarëve në formësimin e historisë botërore.

Përshtatur dhe plotësuar nga një publikim i Eugen Shehut

Albert Vataj

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Plarent Ndreca shkon në GJKKO, zhvillohet seanca e radhës për kryebashkiakun Veliaj
Tani

Plarent Ndreca shkon në GJKKO, zhvillohet seanca e radhës për kryebashkiakun Veliaj

9 humbje në 10 ndeshjet e fundit, Serbia ka prekur fundin dhe është në nivelin e … San Marinos
Para 1 minute

9 humbje në 10 ndeshjet e fundit, Serbia ka prekur fundin dhe është në nivelin e … San Marinos

Kryeministri Rama dekorohet në Bruksel me Çmimin e lartë “CER Lord Jakobovits”
Para 3 minutash

Kryeministri Rama dekorohet në Bruksel me Çmimin e lartë “CER Lord Jakobovits”

Prokuroria Speciale në Hagë kërkon edhe 6 vjet, pra 31 vjet burg për Thaçin!
Para 15 minutash

Prokuroria Speciale në Hagë kërkon edhe 6 vjet, pra 31 vjet burg për Thaçin!

Më të lexuarat

1 Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist
Para 14 orësh

Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist

2 Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit
Para 20 orësh

Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit

3 Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste
Para 12 orësh

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste

4 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 11 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.