Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 10:56 FSHF ka një paralajmërim për tifozët pak orë para duelit ndaj Finlandës Federata Shqiptare e Futbollit u drejtohet me një thirrje të gjithë tifozëve që të tregojnë kujdes maksimal gjatë sigurimit të biletave për ndeshjen. FSHF…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

2019, vit i krizës së solidaritetit ndaj refugjatëve

Bota E martë, 7 Janar 2020 08:22
2019, vit i krizës së solidaritetit ndaj refugjatëve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kriza botërore e refugjatëve vazhdon të thellohet. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara bota po dëshmon nivele rekord të zhvendosjes së popullsisë. Numri i atyre që largohen pritet të rritet edhe më tej në të ardhmen jo vetëm si pasojë e konfliktit e persekutimit, por edhe ndryshimeve klimatike. Grupet që mbrojnë të drejtat e refugjatëve thonë se janë të shqetësuar me prirjen e vendeve të zhvilluara për të larguar refugjatët e azilkërkuesit, gjë që e vështirëson edhe më tej situatën e tyre. Korrespondetja e Zërit të Amerikës Ardita Dunellari njofton.

Konfliktet e persekutimet ishin ndër shkaqet për largimin e një numri të madh njerëzish nga komunitetet dhe vendet e tyre gjatë vitit 2019, duke rritur përmasat e një krize të pashembullt refugjatësh në nivel botëror. “Numri i personave të zhvendosur është mbi 70 milionë, nga të cilët rreth 25 milionë janë refugjatë. Kemi vënë re zhvendosje të vazhdueshme nga Siria dhe Venezuela”, thotë Joung-ah Ghedini-Williams, zëdhënësi i UNHCR-së.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sipas zëdhënësit të UNHCR-së Joung-ah Ghedini Williams gjatë 2019-s vetëm një numër i vogël refugjatësh u rikthyen në vendet e tyre, kjo për shkak të rrethanave të jomikpritëse atje. Në 2019-n sikurse një vit më parë, numri më i madh i refugjatëve ishin sirianë, afganë, sudanezo jugor, rohinga e somalezë. Ekspertët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike do të jenë shkaku kryesor për lëvizjen e popullatës. Zyrtari i UNHCR-së thotë se katastrofat natyrore kanë shkaktuar ndërkohë zhvendosje në shkallë të gjerë nga vende si Sudani i Jugut dhe Somalia.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Jo vetëm sepse njerëzit janë të detyruar të largohen pasi nuk mund të sigurojnë jetesën apo mundësi për t’u kujdesur për tokën e tyre, por edhe për shkak se në ato zona të thata, uji është shndëruar në armë që përdoret nga grupet ushtarake për të kontrolluar popullsinë”, thotë ai. Por grupet e të drejtave të njeriut flasin për një “krizë solidariteti” në mesin e kombeve që i kanë mikpritur refugjatët historikisht. Sipas tyre ka një rritje të nivelit të largimit të detyruar prej vendeve të zhvilluara.

Mund t'ju interesojë

Xi Jinping kërkon ribashkimin e Tajvanit: “Rrjedha e historisë nuk mund të ndalet”

Xi Jinping kërkon ribashkimin e Tajvanit: “Rrjedha e historisë nuk mund të ndalet”

Para 58 minutash
Harrojeni Siberinë, ky është qyteti më me dëborë në botë! Çdo dimër mbulohet nga 7 metra borë

Harrojeni Siberinë, ky është qyteti më me dëborë në botë! Çdo dimër mbulohet nga 7 metr...

Para 1 ore
Sulme me raketa dhe dronë në Aden: Riadi njofton se kapen tre raketa lundrimi mbi kryeqytetin saudit

Sulme me raketa dhe dronë në Aden: Riadi njofton se kapen tre raketa lundrimi mbi kryeq...

Para 1 ore

“Ka një mungesë të mbështetjes direkte. Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, Australia dhe shumë prej vendeve të pasura i kanë bllokuar refugjatët”, thotë Bill Frelick, i Programit për të Drejtat e Refugjatëve. Bashkimi Evropian dhe disa vende të zhvilluara kanë zbatuar gjithashtu të ashtuquajturat “politika të frenimit” me qëllimin për të zbutur numrin e refugjatëve dhe azilkërkuesve në kufijtë e tyre. Politika të tilla thotë zoti Frelick u dërgojnë një sinjal të qartë vendeve që janë në vijën e parë të frontit, si Turqia, që të bëhen pengesë në kufi e të mos lejojnë kalimin e atyre që kërkojnë strehim e mbështetje.

“Mendoj se ekziston padiskutim një klimë shumë e vështirë për refugjatët. Ajo që po vihet re është një nga retorikat më të ashpra e të padëshirueshme që kemi përjetuar”, thotë Joung-ah Ghedini-Williams. Në një kohë kur disa qeveri theksojnë nevojën për t’u kujdesur së pari për qytetarët e tyre, aktivistë si Bill Frelick vënë re një mungesë empatie si dhe politikanë që nuk arrijnë të përballen me racizmin, ksenofobinë dhe islamofobinë. Si rezultat thotë ai është zbehur mbështetja për të ndihmuar njerëzit në rrethana të vështira.

“E drejta për t’u larguar, për të kërkuar azil është në thelb e drejta e fundit njerëzore që ka një individ. Ajo është mundësia e vetme kur gjithçka tjetër ka dështuar, kur atyre u duhet të përballesh me genocid, kur shanset për të jetuar janë minimale”, thotë Bill Frelick, Programi i të Drejtave të Refugjatëve. Viti 2019 përfundoi me një shfaqje solidariteti gjatë Forumit Botëror të Refugjatëve të organizuar nga UNHCR-ja në mesin e muajit dhjetor, gjatë së cilit disa vende, biznese dhe institucione ndërkombëtare premtuan mbështetje. Por ndërsa premtimet mund të mos jenë të qëndrueshme, UNHCR-ja shpreson se ata mund të rindezin angazhimin ndërkombëtar për të ndihmuar refugjatët në të ardhmen./VOA

Etiketat e lidhura

botakrizarefugjate
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

FSHF ka një paralajmërim për tifozët pak orë para duelit ndaj Finlandës
Para 4 minutash

FSHF ka një paralajmërim për tifozët pak orë para duelit ndaj Finlandës

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA
Para 30 minutash

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA

Sali Berisha shkon në SPAK
Para 46 minutash

Sali Berisha shkon në SPAK

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor
Para 47 minutash

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 14 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 17 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 19 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.