Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 11:18 Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar zgjedhjen në krye të SHISH, të Esmeralda Hasanit. Në një prononcim për mediat, Berisha tha se…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Alarmi/ Trafikantët shqiptarë të kokainës po tentojnë të blejnë gjysmën e Venecias, emrat e të arrestuarve

Bota E enjte, 1 Prill 2021 17:49
Alarmi/ Trafikantët shqiptarë të kokainës po tentojnë të blejnë gjysmën e Venecias, emrat e të arrestuarve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

“Shqiptarët po tentojnë të blejnë gjysmën e Venezias ose për interes të tyre, ose për llogari të të tjerëve, ose për të pastruar paratë e pista. Në Venezia ka një kërkesë të lartë të shqiptarëve që duan të blejnë hotele e restorante në qëndrën historike të saj e kjo ka shqetësuar institucionet, turizmin lokal, sipërmarrësit vendas e qytetarët”.

Ky ishte alarmi i lëshuar pak muaj më parë nga Federata e Sipërmarrësve Venecianë e presidenti i saj Roberto Magliocco, i cili ka informuar se mbi shqetësimin e tyre po hetojnë autoritetet policore italiane.

E ky paralajmërim shfaqet i rrezikshëm nga operacioni i ekzekutuar pak orë më parë në Venezia, i cili ka zbardhur një trafik kokaine në qëndrën historike të Venecias, i menaxhuar nga trafikantë shqiptarë, kreu i të cilëve është pronar hoteli.

Kokaina trafikohej me barka përmes kanalit të Venezias duke garantuar një xhiro biznesi të majmë që u kishte lejuar të blenin apartamente e hotele në qëndrën historike të qytetit,

Operacioni “Fontego” çoi në urdhër arrestimin e 13 shqiptarëve për një aferë droge e stimuar mbi 1 milionë euro.

Çdo gram kokainë shitej minimumi 35 euro e klientët e tyre ishin të gatshëm të shpenzonin dhe 100 euro për të blerë kokainë të cilësisë mjaft të pastër.

Struktura kriminale / hoteleri 

Grupi kriminal i trafikantëve shqiptarë ishte i strukturuar në tre nivele. Në krye të tij qëndronte shqiptari Kol Bushpepa, pronar apartamentesh e bad&breakfast në zonën Mestre e Maghera të Venezias e që sipas investiguesve italianë janë blerë me paratë e drogës.

Mund t'ju interesojë

Alarm për bombë në stacionin Calais-Frethun: prefektura e Pas-de-Calais konfirmon kontrollet, ndërpritet qarkullimi hekurudhor

Alarm për bombë në stacionin Calais-Frethun: prefektura e Pas-de-Calais konfirmon kontr...

Para 16 minutash
Xi Jinping kërkon ribashkimin e Tajvanit: “Rrjedha e historisë nuk mund të ndalet”

Xi Jinping kërkon ribashkimin e Tajvanit: “Rrjedha e historisë nuk mund të ndalet”

Para 1 ore
Harrojeni Siberinë, ky është qyteti më me dëborë në botë! Çdo dimër mbulohet nga 7 metra borë

Harrojeni Siberinë, ky është qyteti më me dëborë në botë! Çdo dimër mbulohet nga 7 metr...

Para 1 ore
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gjatë operacionit në banesën e tij u gjetën 70 mijë euro cash. Bushpepa garantonte dhe blerjen e menaxhimin e sasisë së kokainës që vinte zakonisht nga Milano.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Përmes avokatëve të tij shqiptari Kol Bushpepa ka mohuar akuzat duke deklaruar se apartamentet e hoteli që zotëronte janë pronësi e bashkëshortes së tij, e cila i ka blerë me të ardhura të ligjshme.

Niveli i dytë janë korrierët e drogës, shqiptarët e arrestuar Erjon Tusha, 33 vjeç, Erald Tusha, 32 vjeç, Salih Dauti, 33 vjeç Fation Çaushaj, 29 vjeç, Gasper Maklaj, 30 vjeç, Shkelzen Meshi, 32 vjeç, Taulant Osmani, 35 vjeç, Emiliano Sterkaj, 34 vjeç, Brunilde Tusha, 30 vjeç, e Olsi Veizi, 29 vjeç.

Në banesën e kushërinjve Tusha, Antidroga italiane sekuestron 3 kg kokainë e sapo ardhur nga Milano.

Përveç Kolë Bushpepës, të gjithë shqiptarët e tjerë kyrejnë punë të thjeshta si punëtorë, muratorë, transportues etj.

Ata shfrytëzonin punën e tyre për të fshehur dozat e drogës në arkat me fruta që transportonin nga njëra anë e kanalit të Venezias në anën tjetër.

Kokaina u shpërndahej pronarëve të restoranteve, lokaleve, kuzhinierëve e motoskafistëve që punonin në kanalin venecian.

Niveli i tretë janë konsumatorët e kokainës që për të siguruar dozën e përditshme të drogës shisnin e trafikonin kokainë për klientë të tjerë.

Hetimet e operacionit “Fontego” zbardhën se trafikantët shqiptarë vinin të gjithë nga i njëjti qytet shqiptar gjë që i mbante mjaft të lidhur si një klan familjar duke e konsideruar njëri tjetrin vëllezër.

Nën hetim janë vënë dhe 4 shtetas italianë me një rol anësor në aktivitetin kriminal të këtij grupi trafikantësh.

Etiketat e lidhura

kokaineTrafikantët shqiptarë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH
Para 1 minute

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

Manchester United shkarkon Michael Carrick, largimi zyrtar është çështje orësh
Para 7 minutash

Manchester United shkarkon Michael Carrick, largimi zyrtar është çështje orësh

Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë
Para 10 minutash

Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë

Alarm për bombë në stacionin Calais-Frethun: prefektura e Pas-de-Calais konfirmon kontrollet, ndërpritet qarkullimi hekurudhor
Para 16 minutash

Alarm për bombë në stacionin Calais-Frethun: prefektura e Pas-de-Calais konfirmon kontrollet, ndërprit...

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 14 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 17 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 20 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.