Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

BBC analizon marrëveshjen e Trump për Gazën dhe interpretimet

Bota E martë, 30 Shtator 2025 21:54
BBC analizon marrëveshjen e Trump për Gazën dhe interpretimet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Plani i presidentit amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të rindërtuar territorin e shkatërruar po fiton gjithnjë e më shumë momentum në arenën ndërkombëtare. Mbështetja vjen kryesisht nga vetë Trump, por edhe nga një sërë vendesh arabe dhe islame, përfshirë Jordaninë, Egjiptin, Katarin, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Pakistanin, Indonezinë dhe Turqinë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu e ka mbështetur publikisht planin, ndonëse në të përmendet një rrugë drejt shtetësisë palestineze, një ide që ai e ka kundërshtuar vazhdimisht. Presidenti ka vendosur një afat të qartë: Hamasi ka “3 deri në 4 ditë” kohë për ta pranuar ose refuzuar marrëveshjen. Nëse përgjigjja është negative, lufta do të vijojë.

Mund t'ju interesojë

Amerika shpall heliumin si material kritik

Amerika shpall heliumin si material kritik

Para 5 orësh
Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Para 7 orësh
Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren përtokë

Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren p...

Para 8 orësh

Ironikisht plani i propozuar nga Trump ngjan shumë me një iniciativë të mëparshme të presidentit Joe Biden, e cila nuk u realizua për shkak të kundërshtimeve të qeverisë izraelite. Trump po ushtron presion të drejtpërdrejtë ndaj Izraelit për të ndalur luftën. Pas përplasjes së fortë që pati me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, askush nuk dëshiron të jetë në vendin e gabuar përballë Trump.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Para se të largohej nga Uashingtoni, Netanyahu publikoi një video për publikun izraelit ku u shpreh se nuk ka pranuar asnjë shtet palestinez dhe se Izraeli do të “kundërshtojë me forcë” një ide të tillë. Ai tha se këtë e ka diskutuar edhe me vetë Trump, i cili, sipas tij, është në një mendje. Dokumenti i propozuar nga Trump është i paqartë në detaje, por lë të kuptohet se pas reformimit të Autoritetit Palestinez dhe pas përmbushjes së disa kushteve, “mund të jenë krijuar rrethanat për një rrugë të besueshme drejt vetëvendosjes dhe shtetësisë palestineze, si një aspiratë legjitime e popullit palestinez.”

Kjo është pikërisht pjesa që ka ngjallur reagime të forta në Tel Aviv. Ekstremistët e djathtë në koalicionin qeverisës të Netanyahut e kanë cilësuar planin si “një kapitullim të rrezikshëm”. Ministri i Financave dhe lideri i kolonëve, Bezalel Smotrich, e krahasoi atë me Marrëveshjen e Mynihut të vitit 1938 – ku Fuqitë e Mëdha detyruan Çekosllovakinë t’i dorëzojë territorin Gjermanisë naziste.

Plani parashikon qartë se asnjë palestinez nuk do të dëbohet nga Gaza, një pikë që bie ndesh me idenë e mëparshme të të ashtuquajturit “Trump Riviera”, një projekt absurd që parashikonte zhvendosjen e të gjithë popullsisë palestineze dhe ndërtimin e një qyteti luksoz për hebrenjtë. Dokumenti aktual ka marrë mbështetje edhe nga opozita izraelite, si dhe nga disa vende perëndimore, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.

Ministrat e Jashtëm të vendeve arabe dhe islame kanë përshëndetur planin, duke theksuar se ai ofron një “rrugë për paqe të drejtë mbi bazën e zgjidhjes me dy shtete”, ku Gaza integrohet me Bregun Perëndimor për të formuar një shtet palestinez në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, një deklaratë që mund të interpretohet si referencë ndaj vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për paligjshmërinë e pushtimit izraelit.

Në fund, një plan, dy interpretime krejt të ndryshme. Për Netanyahun, marrëveshja është një hap drejt fitores kundër Hamasit. Për vendet arabe, është një hap drejt shtetësisë palestineze. Kjo paqartësi, mungesa e detajeve dhe mundësitë e shumta për bllokime gjatë procesit, e bëjnë rrugën drejt paqes ende të pasigurt.

Etiketat e lidhura

GazaTrump
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 5 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 6 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 6 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 6 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 6 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 7 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 9 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 6 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.