Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 10:06 Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij Vëllai i atletit të famshëm me orgjinë shqiptare Pirro Dhima është arrestuar mëngjesin e së premtes në Athinë. Sipas burimeve policore, Odisea Dhima 58…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

BE nuk e ka harruar Ballkanin Perendimor

Bota E shtunë, 11 Tetor 2025 10:03
BE nuk e ka harruar Ballkanin Perendimor
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Për afrimin në BE të gjashtë vendeve të Ballkanit Perendimor, Procesi i Berlinit mbështet reformat e nevojshme në këto vende. Megjithatë disa nga vendet ndihen të lënë pas dore.

Belfasti si simbol i pajtimit

Eshtë një ditë e vrenjtur vjeshte në Belfast, thënë më saktë në kështjellën Hillsborough. Kjo rezidencë princash në stilin gjeorgjian nga shekulli i 18-të është rezidenca zyrtare e mbretit britanik në Irlandën e Veriut dhe selia e sekretarit të shtetit për Irlandën e Veriut. Ky vend bart histori: Këtu janë zhvilluar bisedimet që në vitin 1998 më në fund u kurorëzuan me Marrëveshjen e së Premtes së Pashkës, që i dha fund konfliktit të përgjakshëm prej dekadash në Irlandën e Veriut ndërmjet protestantëve dhe katolikëve. Ky vend, sipas idesë së vendit organizator Britanisë së Madhe, duhej të jepte një theks të veçantë pajtimi në takimin dyditor me përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perendimor.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Më shumë dinamikë për procesin e antarësimit në BE deri në vitin 2029
Stabiliteti i rajonit është në interesin e Europës, theksoi që në hapje të takimit të nivelit të lartë ministrja e Jashtme britanike. „Ne e dimë, që siguria e Ballkanit Perendimor ka një influencë të drejtpërdrejtë ndaj sigurisë në të gjithë Europën e po ashtu edhe për Mbretërinë e Bashkuar.”

Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul theksoi, se Bashkimi Europian ka përgjegjësinë t’u japë perspektiva vendeve të rajonit.Për procesin e antarësimit është i nevojshëm në radhë të parë një impuls i ri. „Njerëzit kanë filluar ta humbasin besimin për një të ardhme të shpejtë në BE.” Ndërkohë shanset janë të mira, që deri në vitin 2029 të ketë sërish më shumë dinamikë në procesin e antarësimit, tha Wadephul. Njëkohësisht ai tërhoqi vëmendjen për rreziqet gjeopolitike në rast të zvarritjeve të mëtejshme: “Ne nuk mund ta lejojmë këtë, sepse në rast të kundërt kërcënon një kthim në kohët e vjetra të armiqësive dhe një rol më i madh i Rusisë dhe Kinës.”

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Premtimi i paplotësuar i Selanikut
Njëzet vjet më parë, verën e vitit 2003, BE-ja vendeve të këtij rajoni u dha një prremtim në samitin e Selanikut për antarësim të plotë. Me këtë synohej që t’u hapej një perspektivë vendeve të Ballkanit Perendimor pas proceseve të përgjakshme të shpërbërjes së Jugosllavisë në vitet 1990. Vetëm vendet si Sllovenia dhe Kroacia janë sot anëtare të BE-së. Vendet e tjera ndodhen në stade të ndryshme të negociatave për antarësimin në BE. Më të avancuar janë Shqipëria dhe Mali i Zi.

Mund t'ju interesojë

Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij

Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit t...

Para 4 minutash
Bisedimet për Ukrainë: Putini pranon evropianët, por kërkesat territoriale mbeten pengesë

Bisedimet për Ukrainë: Putini pranon evropianët, por kërkesat territoriale mbeten pengesë

Para 7 minutash
Çmimet e marketeve në Tiranë deri në 50% më të shtrenjta se në rajon, rekord bulmeti

Çmimet e marketeve në Tiranë deri në 50% më të shtrenjta se në rajon, rekord bulmeti

Para 22 minutash

Procesi i Berlinit: Koalicioni i të vullnetshmëve
Procesi i Berlinit,një nismë e ndërmarrë nga kancelarja Angela Merkel, synon të japë një kontribut të rëndësishëm në këtë drejtim, për t’i përgatitur shtetet për antarësimin në BE dhe njëkohësisht për të nxitur bashkëpunimin rajonal ndërmjet këtyre vendeve. Ky është një kuadër jozyrtar, ku janë të përfshira vendet e Ballkanit Perendimor (Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) disa vende të BE-së si dhe Britania e Madhe – si të thuash një „koalicion i të vullnetshmëve”, thotë për DW Frauke Seebass, studiuese e asociuar pranë Shoqatës gjermane për Politikën e Jashtme (DGAP). „Në këtë format ka një fleksibilitet më të madh, sepse në të nuk ka varësi ndaj unanimitetit të 27 vendeve anëtare të BE-së, gjë që shpesh i ngadalëson proceset.”

Bllokada, konflikte dhe probleme të brendshme
Edhe vende të veçanta të BE-së vazhdimisht në të shkuarën i kanë bllokuar për interesat e tyre proceset e negociatave të antarësimit për vende të veçanta të Ballkanit Perendimor. Grindja për emrin që zgjati me dekada ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë mori fund më 2019 me Marrëveshjen e Prespës, që përcaktoi ndryshimin e emrit në Maqedoni e Veriut.

Në vet këto shtete ka edhe probleme të brendshme, që vazhdojnë të krijojnë sfida të mëdha politike, ekonomike dhe institucionale për perspektivën e antarësimit në BE. Ndër këto probleme janë korrupsioni, shteti ligjor dhe konfliktet e pazgjidhura bilaterale – si ai ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Gjithashtu emigracioni masiv sidomos i rinisë u shkakton brain drain vendeve të Ballkanit Perendimor. Mungesa e perspektivës i detyron shumë që të kërkojnë fatin në vendet e BE-së.

Rritje e influencës së Rusisë dhe Kinës
Procesi i zvarritur i antarësimit të Ballkanit Perendimor gjithashtu ka bërë që rajoni të jetë më tërheqës për fuqitë e mëdha si Rusia dhe Kina. „Këta aktorë shfrytëzojnë boshllëqet që krijohen nga tërheqja e BE-së dhe SHBA-së nga rajoni”, vëren Seebass në intervistë për DW. Ajo përmend një shembull konkret: „Serbia më 2023 vendosi një marrëveshje të tregtisë së lirë me Kinën, gjë që nuk përputhet me qëllimin e proklamuar vazhdimisht nga qeveria në Beograd për antarësimin në BE. Veçanërisht shqetësues është edhe bashkëpunimi i autoriteteve serbe të sigurisë me KGB-në ruse dhe lëshimi i pasaportave serbe për shtetasit rusë të afërt me qeverinë ruse. Me pasaportë serbe këta mund të udhëtojnë edhe në hapësirën Shengen”, vë në dukje Seebass.

Moska shfrytëzon ende varësinë e madhe të Serbisë nga furnizimet me gaz dhe naftë ruse. Miqësia e vjetër ndërmjet Serbisë dhe Rusisë pasqyrohet edhe në politikën e një diplomacie lavjerës që ndjek Beogradi. Serbia nuk i mbështet sanksionet e Brukselit ndaj Rusisë pasi kjo sulmoi Ukrainën, ndërkohë që në kuadrin e negociatave të antarësimit me BE-në do të ishte e detyruar të harmonizonte marrëdhëniet me jashtë me qendrimet e BE-së.

Çështjet e sigurisë dhe migracionit në krye të rendit të ditës
Në Belfast në rend të ditës kryesonin temat e sigurisë. Konkretisht do të investohen rreth 5 milionë euro për projekte që synojnë forcimin e rezistencës kundrejt sulmeve kibernetike dhe intensfikimin e shkëmbimit të eksperiencave në luftën kundër dezinformimit. Me rreth 11,5 milionë euro do të mbështeten programe në Ballkanin Perendimor për të luftuar migracionin illegal përmes itinerarit ballkanik.

Të gjitha këto janë hapa të vegjël, me të cilat synohet të tregohet, se Europa nuk e ka harruar Ballkanin perendimor, ky është mesazhi nga Belfasti. Më 22 tetor në kuadrin e Procesit të Berlinit do të takohen në Londër kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve pjesëmarrëse në këtë format. DW

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij
Para 4 minutash

Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij

Mbi 12 miliardë dollarë nga nafta e Venezuelës kaluan përmes një llogarie të kontrolluar nga SHBA-ja
Para 6 minutash

Mbi 12 miliardë dollarë nga nafta e Venezuelës kaluan përmes një llogarie të kontrolluar nga SHBA-ja

Bisedimet për Ukrainë: Putini pranon evropianët, por kërkesat territoriale mbeten pengesë
Para 7 minutash

Bisedimet për Ukrainë: Putini pranon evropianët, por kërkesat territoriale mbeten pengesë

9 gola në 14 ndeshje, Pio Esposito është “arma sekrete” e Italisë
Para 18 minutash

9 gola në 14 ndeshje, Pio Esposito është “arma sekrete” e Italisë

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 10 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 15 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve
Para 11 orësh

Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 18 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.