Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 25 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89.2 lekë dhe shitet me 90 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.1 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
Lajmet e fundit
Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Bisedimet SHBA-Iran, CNN: Bota po pret në ankth se a do të ketë rezultate, ç’dihet deri tani?

Bota E shtunë, 11 Prill 2026 21:43
Bisedimet SHBA-Iran, CNN: Bota po pret në ankth se a do të ketë rezultate, ç’dihet deri tani?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Jetët e miliona njerëzve në të gjithë Lindjen e Mesme dhe fati i ekonomisë globale do të varen nga rezultati i bisedimeve vendimtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, të cilat nisën këtë fundjavë në Pakistan.

Të dyja palët po bisedojnë drejtpërdrejt me njëra-tjetrën, kanë thënë burime iraniane për CNN, duke i bërë këto negociatat më të larta ballë për ballë mes Iranit dhe SHBA-së që nga themelimi i Republikës Islamike në vitin 1979, raporton CNN, përcjell Gazeta Express.

Një armëpushim i brishtë dyjavor, që hapi rrugën për bisedimet, po mbahet për momentin. Por bombardimet masive dhe vdekjeprurëse të Izraelit në Liban, si dhe mosmarrëveshjet nëse Libani përfshihet në armëpushim, mund ta prishin këtë qetësi të brishtë. Pyetja kryesore tani është nëse bisedimet do të prodhojnë një kompromis – apo do të dështojnë dhe do të rinisin një luftë që tashmë ka shkaktuar shkatërrime në pjesë të Lindjes së Mesme dhe ka nxitur një krizë historike globale të naftës.
Ja çfarë dimë:
Kush do të marrë pjesë në bisedime?
Bisedimet trepalëshe mes SHBA-së dhe Iranit, me Pakistanin si ndërmjetës, nisën të shtunën, tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë.
Delegacioni amerikan udhëhiqet nga nënpresidenti JD Vance, i dërguari special Steve Witkoff dhe Jared Kushner, dhëndri i presidentit Donald Trump.

Para nisjes për në Islamabad, Vance u tha gazetarëve: “Presim me padurim negociatat. Mendoj se do të jenë pozitive.”
Ndërkohë, delegacioni i Teheranit, që përbëhet nga rreth 70 persona, përfshirë ekspertë teknikë, udhëhiqet nga kryetari i Parlamentit iranian Mohammad Bagher Ghalibaf, sipas mediave iraniane. Ai shihet si një figurë kyçe në komunikimin me administratën Trump gjatë luftës, ndërkohë që shumë liderë iranianë janë vrarë nga sulmet SHBA–Izrael javët e fundit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ai shoqërohet nga ministri i Jashtëm Abbas Araghchi dhe Ali Bagheri Kani, një negociator i rëndësishëm me qëndrime të ashpra.
Të dy ekipet negociuese u takuan veçmas me kryeministrin e Pakistanit Shehbaz Sharif, i cili shprehu shpresën se këto bisedime do të jenë një hap drejt një paqeje të qëndrueshme në rajon.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Për çfarë do të diskutojnë?
Duke qenë se palët nuk bien dakord as për përmbajtjen e armëpushimit, përcaktimi i agjendës së bisedimeve mund të jetë i vështirë.

Mund t'ju interesojë

Vizitë historike pas 11 vitesh, kryeministri hungarez në takim me Zelensky

Vizitë historike pas 11 vitesh, kryeministri hungarez në takim me Zelensky

Para 8 orësh
Ditari i Papa Françeskut: Kam parë djallin tri herë

Ditari i Papa Françeskut: Kam parë djallin tri herë

Para 11 orësh
“Superhëna”, si po e përjeton bota fenomenin e rrallë natyror

“Superhëna”, si po e përjeton bota fenomenin e rrallë natyror

Para 12 orësh

Trump ka përmendur një “propozim me 10 pika nga Irani”, që e quajti bazë të zbatueshme për negociata. Por më pas Irani publikoi një listë me kërkesa që SHBA nuk mund t’i pranojë, si njohja e kontrollit të tij mbi Ngushticën e Hormuzit, dëmshpërblime për dëmet e luftës dhe heqja e të gjitha sanksioneve, si dhe njohja e të drejtës për pasurim bërthamor.

Shtëpia e Bardhë tha se Trump i referohej një plani tjetër me 10 pika, “më të arsyeshëm”.
Ndërkohë, Trump dhe ekipi i tij kanë një plan me 15 pika, që përfshin heqjen dorë të Iranit nga armët bërthamore, dorëzimin e uraniumit të pasuruar, kufizime në kapacitetet mbrojtëse dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

“Pa armë bërthamore. Kjo është 99% e çështjes,” tha Trump.

Çfarë po ndodh në Liban?
Përfshirja e Libanit në armëpushim mbetet çështje e debatueshme dhe rrezikon marrëveshjen.

Irani thotë se armëpushimi përfshin edhe sulmet ndaj Hezbollahut në Liban, ndërsa Izraeli dhe SHBA këmbëngulin se jo. Të mërkurën, pak orë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit, Izraeli kreu sulme të rënda në Liban, duke vrarë qindra persona dhe plagosur mbi një mijë.

Kjo shkaktoi reagime të ashpra nga Irani dhe reagim ndërkombëtar. Vance tha se kishte një “keqkuptim legjitim” për përfshirjen e Libanit.
Pas një telefonate “të tensionuar” me Trump, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli do të kërkojë bisedime të drejtpërdrejta me Libanin për çarmatimin e Hezbollahut.

Po Ngushtica e Hormuzit?

Rihapja e kësaj rruge jetike detare, e mbyllur efektivisht nga Irani për javë të tëra, është pjesë kyçe e marrëveshjes.

Vetëm pak anije kanë kaluar që nga armëpushimi, ndërsa qindra të tjera mbeten të bllokuara në Gjirin Persik. Vance paralajmëroi se nëse Irani nuk e rihap ngushticën, armëpushimi mund të përfundojë.
Trump tha se SHBA po “pastron Ngushticën e Hormuzit”, pa dhënë detaje.

A do të kenë sukses bisedimet?
Është e paqartë nëse dallimet e mëdha mes palëve mund të kapërcehen brenda një fundjave.

Të dyja palët kanë shprehur optimizëm të kujdesshëm. Trump u shpreh “shumë optimist” për një marrëveshje paqeje.

Nga ana tjetër, Ghalibaf tha: “Kemi vullnet të mirë, por nuk kemi besim,” duke shtuar se përvoja e mëparshme me SHBA ka përfunduar me dështim.
Sipas burimeve, këto bisedime pritet të jenë vetëm fillimi i një serie negociatash intensive për një marrëveshje afatgjatë që do t’i japë fund luftës.

/Kosovapress/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë
Para 10 minutash

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor
Para 10 minutash

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor

Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C
Para 11 minutash

Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C

Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali
Para 7 orësh

Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali

Më të lexuarat

1 Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit
Para 8 orësh

Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit

2 Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama
Para 8 orësh

Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama

3 Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?
Para 13 orësh

Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?

4 A mund të jetë deputetja Marjana Koçeku një drejtuese demokristiane?
Para 10 orësh

A mund të jetë deputetja Marjana Koçeku një drejtuese demokristiane?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.