Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 09:39 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshime në përbërjen e grupit negociator të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke rishpërndarë përgjegjësitë mes përfaqësuesve të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Brexit po vjen, reagime nga ekonomia gjermane

Bota E hënë, 16 Dhjetor 2019 07:07
Brexit po vjen, reagime nga ekonomia gjermane
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ekonomia gjermane kërkon një marrëveshje të shpejtë të tregtisë së lirë me britanikët pas fitores së qartë të partisë konservatore, Tory të Boris Johnson në zgjedhjet e 12 dhjetorit. Shpresat e ekonomisë gjermane qëndrojnë tek dhënia fund e pasigurisë pas dramës disa vjeçare të Brexit dhe dalja me marrëveshje e Britanisë së Madhe nga BE. “Tani BE dhe Britania e Madhe duhet të punojnë me intensitet për një marrëveshje të tregtisë së lirë”, tha kreu i “Shoqatës së Makinerive dhe Konstrukteve Teknike”, (VDMA), Thilo Brodtmann. “Nëse kjo nuk ka sukses, fillojnë sërish diskutimet për një Brexit të ashpër dhe pasiguritë që lidhen me të në fund të vitit 2020. Kjo duhet të mënjanohet patjetër.”

Edhe Shoqata e Industrisë Gjermane, BDI e përshëndeti rezultatin e qartë të zgjedhjeve në Britaninë e Madhe. “Mjegulla politike në Londër po shpërhapet”, tha kreu i BDI-së, Joachim Lang. Sigurisht që asnjë sipërmarrje në Britaninë e Madhe nuk e do Brexit. “Megjithatë sipërmarrjet tona marrin frymë lirisht, që më në fund ka një mandat për pranimin e marrëveshjes së daljes nga BE.” Sipas kreut të Industrisë Gjermane, Lang kërkohet një kurs i qartë i qeverisë gjermane, se si do të jetë marrëdhënia e ardhshme me BE. Nëse këto negociata nuk marrin fund shpejt, kërcënon një Brexit pa marrëveshje në një afat tjetër.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pritet që Britania e Madhe të dalë nga BE më 31 janar. Por ekonomistë të njohur paralajmërojnë, nga pasiguri të tjera pavarësisht rezultatit të qartë të zgjedhjeve. “Pritet që tani të kemi shpejt një ujdi për Brexit”, tha presidenti i Institutit të Ekonomisë, Ifo, Clemens Fuest. Nga ana ekonomike duket se mënjanohet një dalje e Britanisë së Madhe me kosto të pakalkulueshme. “Por është ende herët për të hequr sinjalin e alarmit”, tha Fuest. “Do të jetë e vështirë që të arrihet një marrëveshje e tregtisë së lirë brenda afatit të përkohshëm deri në fund të vitit 2020.”

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pak a shumë kështu është shprehur edhe presidentit i Institutit të Kielit për Ekonominë Botërore, IfW, Gabriel Felbermayr. “Një exit nga Brexit nuk është më i mundur”, tha ai. “Por nëse do të kemi një ‘deal’ të butë, të ashpër apo të zgjuar me BE kjo vazhdon të mbetet maksimalisht e pasigurtë.” Deri në fund të vitit 2020 do duhet të negociohet një marrëveshje e tregtisë së lirë mes BE e britanikëve. Por sipas Felbermayr do të kemi sërish shtyrje zgjatje afati dhe gjendje pezull. Ekonomistët parashikojnë që për shkak të pasigurive sipermarrjet britanike do të jenë të rezervuara në drejtim të investimeve. Po kjo vlen edhe për firmat gjermane, thotë Sebastian Dullen nga Instituti për Makroekonominë dhe Studimin e Koniunkturës, IMK. “Brexit edhe në muajt e ardhshëm do të ketë impakt negativ në rritjen ekonomike si në Britaninë e Madhe edhe në Gjermani, edhe pse në masë më të vogël.” /DW/

Mund t'ju interesojë

Kaos global nga ndërprerja e Microsoft, miliona përdorues mbeten pa akses në shërbime

Kaos global nga ndërprerja e Microsoft, miliona përdorues mbeten pa akses në shërbime

Para 35 minutash
Shpërthim në Ngushticën e Hormuzit: cisterna me LNG godet minë detare, dhjetëra anije të sulmuara në nëntor

Shpërthim në Ngushticën e Hormuzit: cisterna me LNG godet minë detare, dhjetëra anije t...

Para 41 minutash
Arabia Saudite kërkon nga BE-ja ta shpallë Huthët organizatë terroriste, Brukseli heziton

Arabia Saudite kërkon nga BE-ja ta shpallë Huthët organizatë terroriste, Brukseli heziton

Para 43 minutash

Etiketat e lidhura

BrexitEkonomia gjermane
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 5 minutash

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Zidane: Bravo Italia, ne paguam gabimet në mbrojtje!
Para 9 minutash

Zidane: Bravo Italia, ne paguam gabimet në mbrojtje!

Ishte pranë Shqipërisë, Dalipi zgjedh të luajë me Kosovën
Para 25 minutash

Ishte pranë Shqipërisë, Dalipi zgjedh të luajë me Kosovën

13 drejtues mjetesh të arrestuar në Vlorë, Policia vendos afro dy mijë gjoba për një javë
Para 26 minutash

13 drejtues mjetesh të arrestuar në Vlorë, Policia vendos afro dy mijë gjoba për një javë

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 10 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 15 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve
Para 10 orësh

Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 18 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.