Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 23:22 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së Kombëtares shqiptare ndaj Finlandës, duke ndarë një moment nga darka e Komunitetit Politik Evropian, ku ishte…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Çfarë fshehin Greqia dhe BE për Qipron?

Bota E enjte, 10 Shtator 2020 14:10
Çfarë fshehin Greqia dhe BE për Qipron?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Shaban Murati

Për të kuptuar thelbin e tensioneve të sotme në Mesdheun Lindor duhen parë rrënjët historike të konfliktit. Në 15 korrik të vitit 1974 Greqia organizoi një grusht shteti në Qipro për të zbatuar planin grek “Enosis” të bashkimit të Qipros me Greqinë. Kështu Greqia synonte të merrte edhe gjitha zonat detare të Qipros me rastin e bashkimit. Turqia ndërhyri ushtarakisht për të mbrojtur popullsinë turke të ishullit. Kjo ndërhyrje shpëtoi edhe vetë Qipron si shtet anëtar i OKB, që do të zhdukej po të bashkohej me Greqinë.

As ShBA dhe as NATO nuk e ndaluan Turqinë, anëtare e NATO-s, të ndërhynte në vitin 1974 në Qipro. Burime diplomatike bëjnë të ditur se SHBA dhe NATO dhanë miratimin e tyre për ndërhyrjen turke, pikërisht për të mos lejuar prishjen e shtetit të Qipros dhe bashkimin e tij me Greqinë. Është e kuptueshme pse Greqia nuk e zë asnjëherë me gojë këtë faqe të errët të historisë së saj të re, grushtin e shtetit që organizoi në Qipro dhe planet e aneksimit grek të Qipros. E pakuptueshme është që as diplomacia e hileve e BE nuk e zë me gojë këtë të vërtetë historike të grushtit të shtetit grek në Qipro. Nuk e përmend, sepse BE bëri gabimin e madh strategjik në vitin 2004 që futi në BE si anëtare gjysmështetin grek të Qipros, pikërisht kur Qipro greke në prill 2004 sapo kishte refuzuar të pranonte dhe nuk e votoi planin e OKB për zgjidhjen e çeshtjes qipriote, në në kohë që popullsia turke e ishullit e votoi planin e OKB. BE-së i duhej gjysmështeti i Qipro greke si anëtar, që nëpërmjet tij të siguronte bllokimin e integrimit të Turqisë në BE.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Popullsia turke e Qipros, duke parë qendrimin hegjemonist dhe obstruksionist të Qipros greke, krijoi shtetin e vet të Republikës Turke të Qipros Veriore, dhe ajo ka të gjitha të drejtat që të eksplorojë dhe të shfrytëzojë ujrat territoriale, shelfin kontinental dhe zonën ekonomike ekskluzive të brigjeve të Republikës Turke të Qipros Veriore, me ndihmën e Turqisë. Në mënyrë absurde Qipro greke dhe Greqia rivendikojnë pa të drejtë të shfrytëzojnë vetëm, pa popullsinë turke të ishullit, të gjitha hapësirat detare të ishullit, madje edhe ujrat territoriale të Republikës Turke të Qipros Veriore, duke injoruar të drejtat e popullit turk të ishullit, të cilit në bazë të të gjitha normave dhe ligjeve ndërkombëtare i takon shfrytëzimi i hapësirave detare të brigjeve të tijj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nuk është rastësi që njësoj si në 1974 as tani SHBA dhe NATO nuk i përkrahën rivendikimet megallomane detare të Greqisë për ta pasur Mesdheun në pronësi si det grek, por detyruan Athinën, pa dëshirën e saj, që të nisë dialogun me Turqinë në selinë e NATO-s. “Megali idhea” detare dhe tokësore e Greqisë është plan i vjetër dh i ri grek, të cilin nuk mund ta lejojnë SHBA dhe NATO. Sepse tensionet artificiale gjeopolitike dhe gjeoenergjitike të Greqisë në detin Mesdhe u hapin rrugën faktorëve antiatlantikë në Mesdhe dhe largojnë ndikimin dhe peshën e NATO-s dhe të Perendimit në këtë pellg nevralgjik detar botëror.

Mund t'ju interesojë

Negociatat me Iranin: Trump kthen faqen, Vance drejtohet nga çështjet e brendshme

Negociatat me Iranin: Trump kthen faqen, Vance drejtohet nga çështjet e brendshme

Para 4 orësh
Mercedes-Benz pezullon investimet e reja në Gjermani: Britta Seeger pranon se po shqyrtohet mbyllja e fabrikave

Mercedes-Benz pezullon investimet e reja në Gjermani: Britta Seeger pranon se po shqyrt...

Para 5 orësh
Finlanda regjistron sulm ndaj një anijeje luftarake ruse në Gjirin e Finlandës: dyshohet për operacion të SBU-së

Finlanda regjistron sulm ndaj një anijeje luftarake ruse në Gjirin e Finlandës: dyshohe...

Para 5 orësh

Etiketat e lidhura

Shaban Murati
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 3 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 4 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë
Para 4 orësh

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS
Para 4 orësh

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 3 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 8 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 11 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit
Para 4 orësh

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.