Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Çfarë qëndron pas luftimeve të reja mes Armenisë dhe Azerbajxhanit?

Bota E enjte, 15 Shtator 2022 09:25
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Përleshjet kufitare në mes të Armenisë dhe Azerbajxhanit kanë lënë të vdekur mbi 50 trupa ushtarake në të dyja anët.

Këto janë luftimet më të mëdha mes palëve, prej vitit 2020, kur lufta disaditëshe ka lënë mijëra njerëz të vrarë. Mirëpo konflikti mes këtyre vendeve fqinje është i gjatë me dekada.

Pse ka armiqësi mes palëve?

Armenia dhe Azerbajxhani kanë luftuar për rajonin e Nagrno-Karabakut për më shumë se tri dekada.

Ky rajon malor është pjesë e Azerbajxhanit, mirëpo është kontrolluar nga forcat etnike armene, që përkrahen nga Armenia, prej luftës separatiste që ka përfunduar më 1994.

Ky territor ka rreth 4.400 kilometra katrorë.

Përgjatë periudhës sovjetike, ky rajon i populluar kryesisht nga armenët, ka pasur status autonom brenda Azerbajxhanit.

Tensionet e vazhdueshme mes armenëve të krishterë dhe azerbajxhanasve myslimanë, datojnë prej vitit 1915 kur ka ndodhur masakra e 1.5 milion armenëve nga forcat otomane.

Për luftime është raportuar edhe në periudhën sovjetike.

Luftimet kanë shpërthyer më 1988 kur rajoni ka synuar që t’i bashkohet Armenisë dhe më pas më 1991, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Si pasojë e asaj lufte kanë vdekur rreth 30.000 njerëz dhe janë zhvendosur 1 milion të tjerë.

Pas përfundimit të luftës, përmes një armëpushimi më 1995, forcat armene jo vetëm që kanë kontrolluar Nagorno-Karabakun, por edhe zonat përreth.

Mekanizmat ndërkombëtarë kanë dështuar që të ndërmjetësojnë një marrëveshje potenciale mes dy vendeve.

Lufta e vitit 2020

Më 27 shtator të vitit 2020, Azerbajxhani pati nisur operacionin e quajtur “Grushti i hekurt”, për të rikthyer kontrollin e Nagorno-Karabakut.

Turqia, vend anëtar i NATO-s, që ka lidhje të ngushta etnike, kulturore dhe historike me Azerbajxhanin, i ka ofruar këtij të fundit mbështetje të madhe.

Përgjatë gjashtë javëve të luftimeve të ashpra me artileri të rëndë, raketa dhe dronë, – duke lënë të vdekur më shumë se 6.700 persona – trupat azerbajxhanse kanë zmbrapsur forcat armene prej zonave që kanë kontrolluar në Nagorno-Karabak.

Një marrëveshje e ndërmjetësuar nga Rusia më 10 nëntor, i ka mundësuar Azerbajxhanit që të rikthejë kontrollin në zonat e pushtuara nga forcat armene jashtë Nagorno-Karabakut për gati tri dekada, duke përfshirë rajonin Laçin, i cili gjendet në rrugën kryesore që çon në Nagorno-Karabak.

Forcat armene janë pajtuar po ashtu që të heqin dorë nga rajone të mëdha të Nagorno-Karabakut. Rusia ka angazhuar rreth 2.000 trupa në rajon si paqeruajtës.

Mund t'ju interesojë

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 4 orësh
Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 4 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 5 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kjo marrëveshje ka nxitur protesta të vazhdueshme në Armeni, pasi opozita e ka konsideruar marrëveshjen si tradhti dhe ka bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit, Nikol Pashinyan.

Pashinyan i ka mbijetuar presionit, duke e konsideruar marrëveshjen si rrugën e vetme për të parandaluar Azerbajxhanin nga marrja e kontrollit të gjithë Nagorno-Karabakut.

Armiqësi të reja?

Përleshje sporadike në mes të forcave azerbajxhanase dhe armene janë raportuar shpesh në këtë zonë, mirëpo luftimet që kanë nisur të martën kanë qenë më seriozet prej paqes së arritur më 2020.

Të dyja palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për nisje të armiqësive.

Armenia ka akuzuar Azerbajxhanin për sulm të paprovokuar, derisa Bakuja ka thënë se është duke iu përgjigjur bombardimeve të forcave armene. Ajo pretendon se të paktën 100 ushtarë të saj janë vrarë, derisa Azerbajxhani ka thënë të ketë humbur 50 ushtarë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Rusia ka reaguar shpejt për të ofruar ndihmë në negociata për dhënie fund të armiqësive, mirëpo armëpushimi që ka tentuar të ndërmjetësojë, ka dështuar dhe përleshjet kanë vazhduar.

Në orët e vona të 13 shtatorit, presidenti rus, Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me liderët e shteteve që janë pjesë e organizatës, Traktati për Siguri Kolektive, pjesë e së cilës janë disa shtete që kanë qenë në ish-Bashkimin Sovjetik, përfshirë edhe Armeninë.

Liderët janë pajtuar që të dërgojnë në zonat e luftës një mision për gjetje të fakteve, duke përfshirë edhe zyrtarë të lartë të të dyja palëve që janë përfshirë në konflikt./REL

Etiketat e lidhura

ArmeniAzerbajxhanluftime
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 4 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 4 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 5 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 5 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 9 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 6 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 11 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 11 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.