Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

COVID-19, paralajmërimi që vjen nga Kina: Gjysmë milion njerëz izolohen përsëri në Pekin

Bota E diel, 28 Qershor 2020 19:35
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Rastet më të fundit të COVID-19 kanë detyruar autoritetet kineze të vendosin përsëri një izolim të rreptë, në një provincë pranë kryeqytetit kinez, Pekin.

Zyrtarët paralajmërojnë se shpërthimi i koronavirusit mbetet “i rëndë dhe i komplikuar”.

Zyrtarët kinezë të shëndetit thanë të Dielën se qarku Anxin – rreth 150 kilometra (90 milje) nga Pekini – do të “mbyllet plotësisht dhe do të monitorohet rreptësisht”, njëlloj siç u vendos Wuhan në fillim të këtij viti, pas shpërthimit të pandemisë raporton abcnews.al.

“Vetëm një person nga secila familje do të lejohet të dalë një herë në ditë për të blerë gjërat e nevojshme si ushqim dhe ilaçe”, thanë ekspertët e shëndetit për parandalimin e epidemisë së qarkut gjatë një deklarate për shtyp.

Kjo masë vjen pasi 14 raste të tjera të virusit u raportuan në 24 orët e kaluara në Pekin.

Dukej sikur Kina e kishte sjellë kryesisht virusin nën kontroll, por qindra janë infektuar në Pekin, dhe raste të reja janë shfaqur në provincën fqinje Hebei, javët e fundit.

Përhapja e tanishme, u zbulua për herë të parë në mes të qershorit, dhe është gjurmuar në tregun ushqimor me shumicë Xinfadi të Pekinit, i cili furnizon pjesën më të madhe të produkteve të freskëta të qytetit, duke ngjallur shqetësime për sigurinë e zinxhirit të furnizimit me ushqime.

Gati një e treta e rasteve deri më tani, kanë qenë të lidhura me një sektor të veçantë të këtij tregu, ku shitej mish viçi dhe deleje, punëtorët e të cilit janë karantinuar për një muaj, njoftuan këtë të dielë zyrtarët e qytetit.

Rastet e reja në Pekin kanë nxitur frikën e një rikthimi të virusit në Kinë.

Zyrtari i qytetit të Pekinit Xu Hejian u tha gazetarëve se “situata epidemike në kryeqytet është e rëndë dhe e komplikuar”, duke paralajmëruar se qyteti kishte nevojë për të vazhduar gjurmimin e përhapjes së virusit.

Kryeqyteti ka testuar në masë punonjës të tregjeve me shumicë, punëtorë restorantesh, banorë të lagjeve me rrezik të mesëm, dhe të lartë, dhe korrierë të shpërndarjes së ushqimeve, gjatë dy javëve të fundit.

Zyrtarët e Pekinit kanë mbyllur shkollat, gjithashtu kanë izoluar disa lagje.

Kushdo që largohet nga Pekini kërkohet të ketë një rezultat negativ të testit të virusit, në 7 ditët e fundit.

Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të COVID-19 në Kinë aktualisht është 84,743, me 4,641 vdekje ndërsa 79.591 njerëz janë shëruar nga koronavirusi./abcnews.al

Mund t'ju interesojë

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 2 orësh
Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 2 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 3 orësh

Etiketat e lidhura

Covid-19paralajmërimi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 2 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 2 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 3 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 3 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 7 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 4 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 10 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 9 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.