Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Demokratët në Kongresin Amerikan gjunjëzohen në nder të George Floyd

Bota E hënë, 8 Qershor 2020 22:32
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Demokratët e Kongresit propozojnë një rishqyrtim gjithëpërfshirës të procedurave të gabuara të policisë si përgjigje ndaj vdekjes së anëtarëve të komunitetit afrikano-amerikan në duart e punonjësve të zbatimit të ligjit.

Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve e të Senatit mbajtën moment heshtjeje në një nga sallat e Kongresit dhe lexuan emrin e George Floydit apo personave të tjerë të vrarë.

Ligjvënësit amerikanë qëndruan të gjunjëzuar për 8 minuta e 46 sekonda, shndëruar tashmë në simbol të brutalitetit dhe dhunës policore, e barabartë kjo me kohën që sipas prokurorëve, një polic i mbajti gjurin në fut Geoge Floyd përpara se ai të vdiste.

“Jemi këtu për të respektuar atë dhimbje“, tha kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi.

“Jemi këtu për të respektuar veprimet e popullit amerikan për të folur hapur kundër saj”, tha ajo, përpara se të ulej në tokë mbi njërin gju. “Ne jemi këtu për të nderuar George Floydin“.

Sipas një projekt-propozimi të siguruar nga agjencia “The Associated Press” dokumenti që quhet “Drejtësia mbi veprimet e policisë gjatë patrullimit”, e që do të publikohet të hënën do të kufizonte mbrojtjet ligjore për policinë, do të krijonte një bazë të dhënash kombëtare mbi incidentet ku është përdorur forcë e tepruar dhe do të ndalonte praktika si ajo e kapjes përfyti gjatë ndalimit të një të dyshuari nga ana e policisë si dhe të tjera ndryshime. Masa konsiderohet si propozimi më ambicion për ndryshime në ligjin për policinë të kërkuar nga Kongresi në vite.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ligjvënësja demokrate Karen Bass njëkohësisht kryetare e grupit të afrikano-amerikaneve të Kongresit, e cila po drejton këtë përpjekje e quajti iniciativën “transformuese”.

“Ne jemi në momentin e duhur në vendin tonë“, tha ajo të dielën për CNN, disa ditë pas protestash masive nxitur nga vdekja e George Floyd e të tjerë afrikano-amerikanëve ndërsa kanë qenë të ndaluar nga policia.

Zonja Bass tha që paketa ligjore e demokratëve të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit do të jetë më e guximshme se çdo ndryshim i propozuar ndaj organeve të zbatimit të ligjit në dekadat e kaluara. “Eshtë koha që kultura e policisë në shumë departamente të ndryshojë“, tha ajo. “Ne besojmë se legjislacioni do të bëjë një hap të madh përpara në këtë drejtim“.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Paketa synon t’i japë përgjigje disa aspekteve mbi përgjegjësinë e punonjësve të zbatimit të ligjit dhe praktikave që janë kritikuar, veçanërisht pasi gjithnjë e më shumë raste dhune ushtruar nga policia janë përhapur gjerësisht jo vetëm brenda vendit, falë pamjesh filmike të regjistruara nëpërmjet telefonave celularë.

Llegjislacioni i propozuar synon rishikimin e statusit të sjelljes së policisë federale, për ta bërë më të lehtë për të ndjekur penalisht ata punonjës policie të përfshirë në sjellje jo profesionale “me vetëdije ose në shpërfillje të plotë të rregullave”.

Paketa gjithashtu do të ndryshojë dhe atë që njihet si “imunitet i kualifikuar” që siguron mbrotje për policinë “për t’u mundësuar individëve që të marrin atë q ëu takon pas dëmeve që u janë shkaktuar, kur oficerët e zbatimit të ligjit kanë shkelur të drejtat e tyre kushtetuese”. Legjislacioni synon të sigurojë një mbikëqyrje më të madhe dhe transparencë në sjelljen se policisë në disa mënyra. Ai do t’i jepte fuqi Departamentit të Drejtësisë për të kryer hetime rreth “modelit e praktikës” mbi sjelljeve të mundshme jo në përputhje me ligjin si dhe do të ndihmonte shtetet që të kryejnë hetime të pavarura.

Mund t'ju interesojë

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 7 orësh
Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 7 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 8 orësh

Masa ligjore do të krijonte një “regjistër mbi sjelljet e paligjshme të policisë”, një bazë të dhënash për të parandaluar oficerët e policisë që të transferohen nga një departament në tjetrin me sjellje joprofesionale mbi të cilat ka mungesë informacioni, thuhet në versionin paraprak të projekligjit.

Paketa nuk trajton thirrjet e grupeve aktivistëve për të ulur finacimet ndaj policisë.

Kryetari i komisionit të Ligjeve në Dhomën e Përfaqësuesve Jerrold Nadler, bashkautor i iniciativës ligjore me zonjën Bass e senatorë të tjerë demokratë, pritet të thërrasë një seancë dëgjimore mbi cështje këtë javë. Mbetet e paqartë nëse organet e zbatimit të ligjit dhe sindikatat e fuqishme të policisë do të mbështesnin ndonjë nga ndryshimet e propozuara ose nëse republikanët e Kongresit do t’i bashkoheshin kësaj përpjekjeje.

Të paktën një republikan, senatori Mike Lee, i cili ka bërë prej kohësh presion për një rishqyrtim të drejtësisë penale, ka thënë se do të donte ta shqyrton paketën e demokratëve. Edhe senatori republikan Lindsey Graham, kryetar i Komisionit të Ligjeve në Senat, ka thënë se anëtarët e këtij komisioni synojnë të zhvillojnë një seancë për të shqyrtuar çështje mbi përdorimin e forcës në praktikat e policisë.

Kandidati i mundshëm për presidend i Partisë Demokratike, Joe Biden, ka mbështetur ndalimin e praktikave të kapjes përfyti të të dyshuarve nga policia si dhe elementë të tjerë të paketës.

“Nuk mund të marr frymë” një prej fjalive të fundit përpara se të vdiste të George Floyd është shndëruar në thirrje të protestuese.

Zoti Floyd i tha policëve se nuk po mbushej dot me frymë, sikurse Eric Garner në 2014 ndërsa ishte ndaluar nga policia, edhe ky i fundit humbi jetën në duart e policisë.

Senatori Cory Booker, një rival i zotit Biden për garën presidenciale brenda demokratëve, tha se kishte besim të plotë se zoti Biden “do të ishte njeriu që mund të drejtonte një ndryshim transformues” për vendin.

“Ky është një referendum mbi atë që ne përfaqësojmë si amerikanë dhe se cfarë do të jemi për njëri-tjetrin“, tha zoti Booker për NBC.

Zoti Booker dhe një tjetër ish-kandidate për presidente brenda demokratëve, senatorja Kamala Harris janë bashkëautorë të paketës që do t’i paraqitet Kongresit./VOA/

Etiketat e lidhura

demokratëtGeorge FloydKongresi amerikan
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 7 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 7 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 7 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 7 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 12 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 8 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 13 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 14 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.