Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 05:38 Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz Disa foto nga protesta e djeshme po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Deputetët gjermanë: Vuçiç duhet të dëgjojë protestuesit!

Bota E premte, 7 Shkurt 2025 09:06
Deputetët gjermanë: Vuçiç duhet të dëgjojë protestuesit!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Partitë parlamentare gjermane janë aktualisht të zëna shumë me fushatën elektorale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 23 Shkurt.

Por grupet parlamentare në Bundestag gjetën kohë të flasin për DW për protestat disamujore në Serbi, të cilat, sipas shumëkujt, mund të ndryshojnë përditshmërinë politike në këtë vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Tensione të forta në Itali, kontrolle në 20 qytete. Përplasje mes demonstruesve dhe forcave të rendit

Tensione të forta në Itali, kontrolle në 20 qytete. Përplasje mes demonstruesve dhe for...

Para 9 orësh
Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjeshme amerikane, sipas dosjeve të Pentagonit

Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjes...

Para 14 orësh
Mbretëria e Bashkuar përgatitet për Stuhinë Boelo me erëra të forta dhe shira

Mbretëria e Bashkuar përgatitet për Stuhinë Boelo me erëra të forta dhe shira

Para 15 orësh

Zëdhënësi i grupit parlamentar CDU/CSU në Komisionin e politikës së jashtme të Bundestagut, Jurgen Hardt, në një deklaratë për DË, tha se aksidenti në Novi Sad dhe protestat që pasuan janë një shenjë e qartë se Serbia duhet të ndryshojë diçka në orientimin e saj të politikës së jashtme.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Serbia u mbështet shumë në paratë dhe njohuritë kineze në të kaluarën, dhe kjo tani është duke u shlyer.” Rënia e një pjese të kulmit në stacionin e të trenit në Novi Sad, i cili është pjesë e projektit të Rrugës së Mëndafshit Kinez, bie drejtpërdrejt mbi qeverinë serbe. “Keqmenaxhimi dhe korrupsioni ishin më se të dukshme”, tha përfaqësuesi i partisë që ka gjasa të formojë qeverinë e re në Gjermani.

Hardt, i cili, si pjesa tjetër e partisë së tij, siç është formuluar në programin zgjedhor, angazhohet për lidhje më të ngushta midis rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, po u dërgon një mesazh të qartë autoriteteve në Beograd: “Autoritetet serbe duhet të dëgjojnë protestuesit: më pak Kinë, më shumë Bashkim Evropian. E ardhmja e Serbisë është në BE. Kjo duhet të reflektohet edhe në veprimet e kristiandemokratëve “.

I pyetur për qëndrimin e tij ndaj protestave në Serbi, raportuesi i Partisë së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor në Bundestag, Boris Mijatoviç, para së gjithash dënoi dhunën ndaj demonstruesve dhe përpjekjet për frikësim.

“Informacionet se bandat po rrahin protestuesit deri në shtrimin në spital janë thellësisht shqetësuese. E drejta për tubim dhe liria e shprehjes janë gurë themelet e çdo shoqërie demokratike. Serbia, si vend kandidat për anëtarësim në BE, ka për detyrë t’i garantojë këto liri qytetarëve të saj në mënyrë që të ruajë besueshmërinë e saj si partnere e Bashkimit Evropian”, kujton Mijatoviç.

Gjatë mandatit të tij, ai ka vizituar shumë shpesh rajonin dhe ka qenë vëzhgues në zgjedhjet e fundit në Serbi. Duke iu referuar tragjedisë në Novi Sad, Mijatoviç tha se “populli i Serbisë ka të drejtë të dijë se si ndodhi ky aksident tragjik dhe kush është përgjegjës. Partia ime solidarizohet me qytetarët e Serbisë që kërkojnë drejtësi për viktimat dhe gjykimin e atyre që janë përgjegjës“, tha Mijatoviç për DW.

Josip Juratoviç, raportuesi shumëvjeçar i grupit parlamentar socialdemokrat për Ballkanin Perëndimor, beson se protestat që po zhvillohen në Serbi prej javësh janë të ndryshme në strukturën dhe organizimin e tyre nga ato të mëparshmet. Për këtë arsye ai thotë se Vuçiç i ka ditët e numëruara në qeverisje.

“Ajo që kam thënë gjatë gjithë kohës po ndodh pikërisht tani – regjimi i Vuçiç do të shpërthejë. Ai po lufton kundër njerëzve të tërbuar dhe nuk mund ta fitojë më këtë betejë”, parashikon Juratoviç, i cili deri më tani nuk i ka kursyer kritikat ndaj autoriteteve në Beograd në deklaratat e tij.

Asgjë nuk e ndihmon më, as aleatët e jashtëm dhe as të brendshëm, as aktrimi i tij i famshëm publik”, tha Juratoviç në një deklaratë për DW.

Për Juratoviçin, i cili pas dekadash të kaluara në bankat e Bundestagut, nuk do të kandidojë më në zgjedhjet e ardhshme në fund të shkurtit, lëvizja në Beograd është e veçantë në një mënyrë tjetër.

“Ndërsa e gjithë bota po dorëzohet para autokratëve, studentët në Ballkan kanë gjetur një mënyrë për të hequr qafe autokratin e tyre. Vuçiç nuk mund ta fitojë këtë betejë”, thotë politikani socialdemokrat i cili shpreson se vendet e Ballkanit Perëndimor “më në fund do të shpëtojnë nga mafia politike”.

Peter Beyer, një raportues prej kohësh për grupin parlamentar të CDU/CSU për Ballkanin Perëndimor dhe një njohës i mirë i situatës në rajon, është pak më pak specifik se kolegu i tij partiak Hardt.

“Ne po e monitorojmë situatën nga afër. Sigurisht që temat që dominojnë fushatën elektorale në Gjermani i shtyjnë në plan të dytë tema të tjera, por do të ishim shumë naivë të mos ndiqnim se çfarë po ndodh në lagjen tonë” .

Ai shpjegon: “Dje në Berlin, në margjinat e konventës së partisë CDU, fola me ministrin serb të Financave Sinisha Mali, ndër të tjera, për protestat dhe e pyeta se si është situata në vend dhe çfarë do të bëjmë më pas”, tha Beyer.

Ai theksoi se stabiliteti dhe demokracia në Serbi janë gjithashtu të rëndësishme për Gjermaninë dhe se e drejta për të protestuar është një e drejtë themelore demokratike.

“Unë u kujtova gjithashtu njerëzve se ata duhet të kenë mundësinë e fjalës. Sigurisht që kjo përjashton çdo lloj dhune. Kam bërë thirrje për një përpjekje për të gjetur përgjigje së bashku me njerëzit se si të forcohet demokracia në vend dhe të arrihet stabiliteti,” tha Beyer për DW.

/Deutsche Welle

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz
Para 20 minutash

Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz

28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë
Para 41 minutash

28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve
Para 47 minutash

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 8 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 8 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 9 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 11 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 10 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.