Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dita që shënoi numër rekord infektimesh dhe viktimash nga koronavirusi, 4 shtetet e goditura më keq janë këto

Bota E martë, 17 Mars 2020 09:50
Dita që shënoi numër rekord infektimesh dhe viktimash nga koronavirusi, 4 shtetet e goditura më keq janë këto
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gjatë ditës së hënë, një numër rekord prej 14 mijë infektimesh dhe 862 viktima u shënuan nëpër botë nga pandemia COVID-19, pavarësisht përpjekjeve të qeverive për të ndaluar kontaktet sociale përmes bllokimit të aktivitetit ekonomik e shoqëror dhe ndalimit të daljeve në rrugë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi një numër rekord infektimesh dhe viktimash nga pandemia COVID-19 gjatë ditës së Hënë në raportin e saj ditor mbi situatën, ndërsa njoftoi se sot numri i infektimeve dhe viktimave jashtë Kinës kapërceu për herë të parë numrin e infektimeve dhe viktimave të Kinës dhe për rrjedhojë, Kina nuk do të raportohet më veçmas.

Gjithsej 167,511 persona në 151 shtete dhe territore janë të prekur nga sëmundja, e cila ka shkaktuar deri më sot 6606 të vdekur. Gjatë ditës së Hënë pati 13,903 persona të konfirmuar si të infektuar për herë të parë dhe 862 persona të vdekur nga virusi vetëm gjatë ditës së djeshme.

Problemet më të mëdha gjatë ditës së Hënë u raportuan nga Italia, Irani, Spanja dhe Gjermania ndërsa në Kinë numri i infektimeve të reja vijon të jetë i ulët prej ditësh ndërsa në Korenë e Jugut situata duket drejt përmirësimit.

Në Itali, vendi më i prekur në kontinentin Europian, gjatë të Hënës pati një rekord të ri negativ sa i përket infektimeve dhe të vdekurve. Brenda 24 orëve, 3,590 persona dolën pozitivë në testime ndërsa 368 persona humbën jetën.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Spanja shënoi 2 mijë raste të reja dhe 152 të vdekur ndërsa Gjermania u bë vendi tjetër ku numri i infektimeve të reja të konfirmuara brenda një dite kaloi 1 mijë. Në Gjermani ka aktualisht 4,838 persona të prekur dhe 12 të vdekur. Sëmundja po përhapet me ritëm të lartë edhe në Zvicër dhe Mbretërinë e Bashkuar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në Iran, autoriteti fetar i vendit njoftoi se qeveria do të nisë testim në masë të popullsisë, hapi tjetër në menaxhimin e pandemive pasi gjurmimi i rasteve të dyshuara nuk arrin të vendosë nën kontroll situatën, por nuk tregoi se si ky vend ka në plan të ndërmarrë një testim të tillë.

Bursat rrëzohen, kompanitë falimentojnë

Bankat qendrore kryesore të botës, përfshirë Rezervat Federale ndërhynë për të ulur normat bazë të interesit dhe për të mbajtur tregjet financiare likuide por mëngjesin e së Hënës, bursat në SHBA ndërprenë tregtimin dy herë për shkak të rënieve masive. Mëngjesin e së Hënës, (ora 3 pasdreke me orën shqiptare), treguesi S&P 500 pësoi një rënie të menjëhershme në masën 8%. Sipas rregullave kundër tregtimit të aksioneve në gjendje paniku, bursa ndërpreu veprimtarinë për 15 minuta, një masë që zbatohet shumë rrallë nga bursat dhe që synon t’i shtyjë tregtarët dhe investitorët të rivendosin gjakftohtësinë në vete para se të fillojnë sërish të shesin e të blejnë. Ndalimi nuk bëri shumë punë në këtë rast. Treguesit kryesorë të bursës në Nju Jork ranë me 12%.

Mund t'ju interesojë

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 3 orësh
Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 3 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 4 orësh

Kompanitë ajrore në të gjithë botën filluan të kërkojnë ndihmën financiare nga qeveritë respektive për të shpëtuar nga falimenti. Tashmë u bënë shumë javë që fluturimet ajrore janë pakësuar ndjeshëm ndërsa pritet të pakësohen më tutje brenda pak ditësh.

Fabrikat kryesore të industrisë së makinave në Europë ngadalësuan prodhimin apo u mbyllën për shkak të vështirësive për të respektuar kriteret e distancës shoqërore me kushtet e punës në vende të ngjeshura me punëtorë që punojnë në procese seri.

Fiat Chrysler Automobiles ndaloi prodhimin për dy javë në shumicën e fabrikave të veta në Europë. Kompania franceze PSA, e cila prodhon Peugeot, Opel dhe Vauxhall, njoftoi mbylljen e fabrikave të saj deri më 27 Mars. Ford mbylli fabrikën e saj në Valencia të Spanjës pasi tre punëtorë rezultuan pozitiv me COVID-19.

Burimi: BIRN

Etiketat e lidhura

koronavirusirekord infektimesh
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 3 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 3 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 4 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 4 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 8 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 5 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 10 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 10 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.