Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 15:09 Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij? Nga Kreshnik Spahiu Protestuesit bëjnë mirë që refuzojnë dialogun me Edi Ramën por kam një pyetje: Po me njëri-tjetrin pse nuk dialogojnë duke u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

E djathta greke proteston kundër Maqedonisë

Bota E mërkurë, 18 Gusht 2021 08:03
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga radio gjermane DW:

Gati përditë demostrohet në Greqi kundër marrëveshjes së arritur me Maqedoninë për çështjen e emrit. Sidomos nacionalistët janë të indinjuar. Historianët i shohin demonstratat me sy kritik. “Zhduku prej këndej!”, bërtet një burrë tullac i veshur në të zeza. Në dorë ai mban një flamur grek. “Këtu është e ndaluar të filmosh”, thërret një tjetër. “Pse? Kjo është legale”, përgjigjem unë. “Sepse ashtu them unë.” Ata të dy janë pjesë e një grupi prej rreth 200 nacionalistësh që demostrojnë direkt tek Kulla e Bardhë, simboli i qytetit të dytë më të madh të Greqisë, Selanikut. Ata demostrojnë kundër marrëveshjes së arritur me Maqedoninë për çështjen e emrit. Gazetarët dhe kritikët nuk shihen me sy të mirë këtu.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 4 minutash
Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 2 orësh
Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Para 7 orësh

Diku më tutje ndodhen kamerat e mediave greke. “Ne nuk duam të provokojmë”, thotë një reportere. “Këta pak njerëz nuk ngrenë shumë peshë. Ata nuk janë shprehje e asaj që mendojnë njerëzit në Selanik.” Në fakt shumë pak vetë kthejnë kokën nga njerëzit e mbledhur. “Maqedonia është greke dhe ortodokse!” shkruhet në pankarta. Sipas sondazheve aktuale rreth 63 përqind e grekëve e mbështesin këtë qendrim. Ata janë kundër marrëveshjes, që u nënshkrua pak javë më parë midis kryeministrit Alexis Tsipras dhe kolegut maqedonas, Zoran Zaev. Sidomos ultra të djathtët dhe të krishterët shumë ortodoksë ndihen të tradhëtuar nga politika.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Patriotizëm në vend të konfrontimit

Ka kohë që nacionalistët grekë nuk kanë qenë kaq aktiv sa sot. Para disa javësh një grup demonstruesish të gatshëm për dhunë nga spektri i djathtë sulmuan një kafe, që ndodhet në qendër të Selanikut dhe vizitohet shpesh nga të majtët. Njerëzit që ndodheshin në kafe u larguan me njolla në trup dhe të shokuar. Monumentet hebreje për nder të viktimave të Holokaustit që ndodhen në Sheshin e Lirisë dhe tek Campusi i Universitetit u dëmtuan. Norvegjezi Vemund Aarbakke tund kokën. Prej 15 vjetësh ai jep mësim në Institutin e Historisë të Universitetit Aristoteles në Selanik. Lënda: historia politike e Ballkanit.

Thessaloniki Nationalismus Professor Vemund Aarbakke (DW/F. Schmitz)

Protestat në qytetin që ai ka zgjedhur për të jetuar e kanë mërzitur: “Gjithë këto agresione, kjo urrejtje dhe kjo frikë se do u vidhet historia, është pa kuptim”. Aarbakke mendon se mungon konfrontimi shoqëror në çështjen e Maqedonisë, një konfrontim me fakte historike. Ai mendon se përgjigjet për problemet e sotme nuk mund të gjenden në antikë. “Nëse dikush më pyet mua si historian nëse Aleksandri i Madh ka qenë grek apo maqedonas, atëherë unë përgjigjem se ai i ka takuar një epoke tjetër”. Ai habitet me identifikimin e madh me heronjtë e antikës. “Unë jam norvegjez. Por kur unë flas për vikingët, atëherë nuk them “ne”. Ata kanë jetuar shumë kohë përpara.”

Pikërisht në Greqi reagimet janë kryesisht emocionale. “Kemi të bëjmë menjë mënyrë specifike greke për t’ia përshtatur situatën e tanishme vetëdijes kombëtare”, kritikon ai. Edhe në shkolla luan një rol. “Shumë studentë shokohen kur lexojnë tekste shkencore për këtë temë dhe shohin se ajo që kanë mësuar në shkollë është krejt tjetër.” Duke filluar në vitet 1990 ka patur një konfrontim kritik me vitet e krijimit të vendit dhe luftën civile. Pikërisht kjo është epoka vendimtare për atë që sot quhet çështja maqedone.

Aspak dialog në Ballkan

Ultra të djathtët grekë dhe nxitja e atmosferës agresive kundër fqinjëve veriorë janë vetëm maja e ajsbergut. Qendrimet nacionaliste shtrihen në të gjitha klasat e shoqërisë, të cilat në vitet e vështira të krizës është dashur të durojnë shumë. Prandaj shumë vetë në veri të Greqisë, kur flasin për çështjen maqedone flasin për dropi, turpin, dhe jo për hapa në një të ardhme të përbashkët ose për përfitimet ekonomike për të dy palët. Demonstrata kundër demonstratave të të djathtëve ose manifestime politike në përkrahje të marrëveshjes së Prespës nuk ka.

Thessaloniki Nationalismus (DW/F. Schmitz)

Jo vetëm në Greqi, edhe në vendet e tjera fqinje proceset e afrimit politik përkrahen më shumë në heshtje. Vetëm pak vetë flasin hapur për politikë të jashtme të orientuar nga fqinjësia e mirë ose për historinë e përbashkët të rajonit. Proceset e vendosjes së kufijve kanë shumë peshë në këtë rajon, ku kufijtë nacionalë u vendosën në fund të shekullit të 19-të. Që Alexis Tsipras e quajt Greqinë pjesë të Ballkanit në fjalimin e tij në Prespë ishte thyerje tabuje.

Thessaloniki Nationalismus (Eleni Hodolidou)

Historia për tu afruar

Zvezdana Kovac, drejtuese e Qendrës për Demokraci dhe Pajtim në Evropën Juglindore (CDRSEE) me qendër në Selanik e përshëndet marrëveshjen midis Maqedonisë dhe Greqisë. Për gazetaren që vjen nga Mali i Zi ky është një hap historik. Prej 20 vjetësh instituti i saj përkrah dhe motivon proceset e pajtimit në rajon. Sidomos formimi historik luan një rol vendimtar. “Në të gjitha vendet e Ballkanit edhe në Greqi afrimi me historinë është egocentrik dhe etnocentrik. I bëhet glorifikim vendit të vet dhe fajësohen fqinjët. Ne i motivojmë të pranojnë edhe perspektivën e të tjerëve.”

Roli i perëndimit shihet me sy kritik. Evropa i ka kushtuar rajonit pak vëmendje pas luftës në Jugosllavi, thekson Kovac. Për Vemund Aarbakke pengesat për afrimin vijnë sidomos tek kundërshtimi konsekuent i të kaluarës së përbashkët. Duhet pranuar që rajoni është me shumëllojshmëri kulturore. “Në Greqi shpesh sundon dogma që vendi është shumë më homogjen se vendet e tjera të Evropës. Natyrisht që nuk është kështu. Kjo çështje ka të bëjë me mënyrën se si konfrontohet njeriu me realitetin dhe me të qenit ndryshe. Kush propogandon pastërtinë kulturore siç bëjnë këtu, arrin vetëm një gjë, krijimin e problemeve.”

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?
Para 4 minutash

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit
Para 11 minutash

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 1 ore

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij
Para 2 orësh

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 18 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 21 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 18 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.