Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 22:59 Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali Një mbrëmje e mbushur me emocione dhe gola në Champions League, ku skuadrat dhuruan spektakël në ndeshjet e vlefshme për xhiron e pestë. Real…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
Lajmet e fundit
Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ekspertja e OBSH-së: SHBA të rishohë vendimin për pezullimin e fondeve

Bota E shtunë, 2 Maj 2020 09:02
Ekspertja e OBSH-së: SHBA të rishohë vendimin për pezullimin e fondeve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një nga këshilltaret kryesore të Drejtorit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se vendimi i fundit i Shteteve të Bashkuara për të ndaluar fondet për këtë organizatë është “shkatërrues” dhe se SHBA duhet ta rimendojë këtë veprim.

Senait Fisseha është profesore klinike e obstetri gjinekologjisë në shkollën mjekësore të universitetit të Miçiganit si dhe eksperte ligjore. Ajo tha se pezullimi do të ketë një ndikim të fortë në aftësinë e organizatës për të luftuar mbi çeshtje që lidhen me shëndetit publik global.

“Problemi do të ndihet më shumë do të jetë koha e shërbimeve rutinë që ofron organizata si imunizimet, apo ndërhyrja për të shpëtuar jetë në bashkëpunim me qeveri të tjera“, i tha zonja Senait “Zërit të Amerikës” gjatë një interviste me Skype.

“Pra, ky nuk është një lajm i mirë. Sigurisht, vendimi nuk është përfundimtar”, shtoi ajo.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Vitin e kaluar, fondet e SHBA-së ishin rreth 450 milionë dollarë nga një buxhet prej 6 miliardë dollarësh të OBSH-së. Presidenti Donald Trump ka shprehur zhgënjimin ndaj deklaratave të Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH-së Tedros Adhanom, i cili dukej se shfajësonte Kinën nga përgjegjësia mbi origjinën e koronavirusit dhe dukej se përshëndeste përpjekjet e Pekinit për vënien nën kontroll të virusit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Më 14 prill zoti Trump urdhëroi ndaljen për 90 ditë të fondeve për OBSH-në për shkak të asaj që e quajti “keqmenaxhim dhe mbulim të përhapjes së koronavirusit“.

Administratori i përkohshëm i Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar John Barsa, tha se gjatë kësaj periudhe SHBA do të përpiqet të krijojë marrëdhënie me agjencitë e tjera ndërkombëtare që trajtojnë çështje të shëndetit.

“Po shohim mundësinë që të vazhdojmë programet ekzistuese pa OBSH-në ndaj po kërkojmë partnerë të ndryshëm“, tha ai gjatë një konference për shtyp.

Por zonja Senait tha se nuk ështët koha për një veprim të tillë pasi kjo do të ishte “shkatërrimtare”. OBSH-ja ofron mbikëqyrje globale mbi përhapjen e sëmundjes, duke koordinuar reagimin ndërkombëtar dhe duke dhënë këshilla e ofruar trajnime për punonjësit e shëndetësisë.

Mund t'ju interesojë

Vizitë historike pas 11 vitesh, kryeministri hungarez në takim me Zelensky

Vizitë historike pas 11 vitesh, kryeministri hungarez në takim me Zelensky

Para 4 orësh
Ditari i Papa Françeskut: Kam parë djallin tri herë

Ditari i Papa Françeskut: Kam parë djallin tri herë

Para 7 orësh
“Superhëna”, si po e përjeton bota fenomenin e rrallë natyror

“Superhëna”, si po e përjeton bota fenomenin e rrallë natyror

Para 9 orësh

“Ky është momenti kur roli udhëheqës i SHBA-së është jashtëzakonisht kritik në nivel global“, tha zonja Senait. “Dhe jo vetëm që presim dhe shpresojmë që fondet të rikthehen, por përkundrazi të shohim një rritje të fondeve për të luftuar pandeminë. Ne jemi të gjithë bashkë në këtë gjë“.

OBSH-ja është kritikuar për hedhjen e hapave të gabuar prej fillimit të pandemisë. Më 14 janar, organizata postoi në Twitter se autoritetet kineze nuk kishin gjetur prova të transmetimit të virusit nga njeriu tek njeriu.

Gjë që u vërtetua të ishte e pavërtetë. OBSH priti deri në 11 mars për të shpallur koronavirus një pandemi globale. Por në atë kohë ishin regjistruar raste në 110 vende të ndryshme. Por zonja Senait tha që OBSH-ja kërkon të qëndrojë jashtë politikës dhe të mbajë një marrëdhënie me të gjitha vendet në mënyrë që të ketë qasje në informacion. Ajo theksoi se më herët, OBSH-ja dërgoi një ekip shkencëtarësh ndërkombëtarë në Kinë për të hetuar rreth shpërthimit të virusit. Brenda dy javësh nga raportet e para publike mbi virusin, OBSH-ja ishte në gjendje të ndante publikisht sekuenca të gjenit të virusit që u përdorën për të krijuar mjete diagnostikuese si dhe për hulumtime mbi një vaksinë që e lufton atë.

“Sinqerisht mendoj se bota është në gjendje ta bëjë këtë vetëm sepse OBSH-ja mund ta koordinojë këtë përgjigje“, tha zonja Senait. “Shumë vende kanë marrëdhënie bilaterale. Shtetet e Bashkuara kanë një marrëdhënie me Kinën. Por ato marrëdhënie janë tejet politike. Dhe ajo që OBSH-ja përpiqet të bëjë është të qëndrojë larg politikës dhe të përqëndrohet tek shëndeti publik botëror“.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së është kritikuar gjithashtu dhe faktin se ka vlerësuar “transparencën” e Kinës në raportimin e situatës që lidhet me virusin në një kohë që shumë besojnë se zyrtarët kinezë e kanë zbehur përmasën e vërtetë të shpërthimit në vend. Ligjvënësit republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve kanë shkruar një letër ku akuzojnë drejtorin e përgjithshm të OBSH-së se ka mbështetur “fushatën propagandistike” të Kines dhe i kanë kërkuar atij të bëjë publike gjithë korrespodencën e institucionit që ai drejton me zyrtarët kinezë. /VOA

Etiketat e lidhura

OBSHshba
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali
Para 3 orësh

Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali

Milan kërkon mbrojtës anësor në janar, në listë Mazraoui e Balde
Para 4 orësh

Milan kërkon mbrojtës anësor në janar, në listë Mazraoui e Balde

Vizitë historike pas 11 vitesh, kryeministri hungarez në takim me Zelensky
Para 4 orësh

Vizitë historike pas 11 vitesh, kryeministri hungarez në takim me Zelensky

Champions League/ PSV shtang Realin në 45 minutat e para, Arsenali po fiton ndaj Dortmundit
Para 4 orësh

Champions League/ PSV shtang Realin në 45 minutat e para, Arsenali po fiton ndaj Dortmundit

Më të lexuarat

1 Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit
Para 5 orësh

Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit

2 Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama
Para 5 orësh

Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama

3 Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?
Para 10 orësh

Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?

4 A mund të jetë deputetja Marjana Koçeku një drejtuese demokristiane?
Para 7 orësh

A mund të jetë deputetja Marjana Koçeku një drejtuese demokristiane?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.