Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 13:45 Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës Pas mbërritjes së protestuesve para Kryeministrisë, mbështetës të PD-së u kanë vënë flakën ulëseve që kryeministri Edi Rama kishte vendosur këtë të shtunë për…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Erdogan bisedon me Putinin për konfliktin në Siri

Bota E martë, 3 Dhjetor 2024 21:41
Erdogan bisedon me Putinin për konfliktin në Siri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, kanë shprehur nevojën për më shumë diplomaci për zgjidhjen e konfliktit në veri të Sirisë, gjatë një bisede telefonike që zhvilluan më 3 dhjetor pas rinisjes së luftimeve. Sipas njoftimit për media të lëshuar nga zyra e Erdoganit, udhëheqësi turk tha se Siria nuk duhet të shndërrohet në burim të paqëndrueshmërisë së madhe. “Presidenti Erdogan theksoi se përderisa Turqia vazhdon të mbështesë integritetin territorial të Sirisë, po ashtu kërkon një zgjidhje të drejtë dhe të përhershme në Siri”, i tha Erdogan-Putinit gjatë bisedës telefonike, tha zyra e udhëheqësit turk në një njoftim të publikuar në ‘X’.

Ai po ashtu tha se është e rëndësishme të hapen më shumë hapësira për diplomaci në rajon dhe se regjimi sirian duhet të angazhohet në procesin e zgjidhjes politike. Erdogan është zotuar se Turqia do të mbajë qëndrimin e saj sa i përket luftës kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK), që është shpallur organizatë terroriste nga Turqia dhe Shtetet e Bashkuara dhe “zgjatimeve” të saj që po tentojnë të përfitojnë nga zhvillimet e fundit në Siri, u tha në njoftim.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Amerika shpall heliumin si material kritik

Amerika shpall heliumin si material kritik

Para 16 orësh
Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Para 17 orësh
Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren përtokë

Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren p...

Para 19 orësh

Erdogan dhe Putin zhvilluan këtë bisedë telefonike në kohën kur rebelët sirianë po avancojnë kundër forcave qeveritare, pasi morën nën kontroll Alepon javën e kaluar. Më 3 dhjetor, rebelët i janë afruar qytetit Hama, thanë rebelët dhe Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut. Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut tha më 3 dhjetor se numri i viktimave nga ofensiva e rebelëve në veri të Sirisë ka arritur në 602, përfshirë 104 civilë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sulmi ndaj qytetit Hama do të rriste presionin ndaj presidentit sirian, Bashar al-Assad, të cilin Rusia dhe Irani e mbështesin kundër forcave opozitare. Ky qytet është nën kontrollin e Qeverisë që kur nisi lufta civile më 2011. Kremlini tha se Putini theksoi nevojën për “një përfundim të shpejtë të agresionit terrorist kundër shtetit sirian nga grupet radikale”. Të dy udhëheqësit theksuan rëndësinë e koordinimit të ngushtë mes Rusisë, Turqisë dhe Iranit për këtë çështje, u tha në njoftimin e lëshuar nga Kremlini.

“Dy presidentët do të vazhdojnë të jenë në kontakt në kontekstin e kërkimit të hapave për të ulur tensionet”, u tha në njoftim. Lufta civile siriane për vite të tëra ishte e fjetur deri në ofensivën e madhe që nisën militantët në veriperëndim të Sirisë, që ringjalli konfliktin. Hayat Tahrir al-Sham (HTS) dhe aleatët e tij javën e kaluar morën nën kontroll shumicën e qytetit të Alepos dhe zonat rurale përreth. Kjo është ofensiva më e madhe që është zhvilluar në Siri në vitet e fundit. HTS është grup militant islamik që kërkon krijimin e një shteti në Siri që do të qeverisej nga ligji islamik. Ky grup, që është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, besohet se ka ndërmjet 5.000 deri në 10.000 luftëtarë, sipas vlerësimeve të inteligjencës amerikane./REL/

Etiketat e lidhura

Erdoganputin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës
Para 28 minutash

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës

Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar
Para 42 minutash

Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar

Protesta e PD para kryeministrisë e qetë dhe me pak pjesëmarrës. Berisha nuk merr pjesë
Para 1 ore

Protesta e PD para kryeministrisë e qetë dhe me pak pjesëmarrës. Berisha nuk merr pjesë

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron
Para 1 ore

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 16 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 17 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 16 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 19 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.