Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:03 Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja Shefi i sigurisë iraniane, Mohsen Rezaei, deklaron se asnjë grimcë e materialit bërthamor të pasuruar nuk do të dalë nga Irani dhe se çdo…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjithçka që dihet deri më tani rreth virusit vdekjeprurës kinez

Bota E enjte, 23 Janar 2020 11:21
Gjithçka që dihet deri më tani rreth virusit vdekjeprurës kinez
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ndërsa filloi viti i ri, një virus i cili supozohet se nuk është parë kurrë më parë filloi të përhapet në Kinë. Derisa jetojmë në trillimet apokaliptike, shumë në Perëndim u hodhën shpejt në aksion në mediat sociale për të shpallur “fundin e botës”. Për çfarë bëhet fjalë dhe sa jemi të rrezikuar nga një epidemi?

Çfarë është një coronavirus?

Emri “coronavirus” i referohet një familje të përgjithshme të viruseve. Dy nga coronaviruset e hershme të transmetueshme që do të zbuloheshin në mesin e shekullit të 20-të mendohet se janë përgjegjës për një numër të madh të rasteve të ftohjes së zakonshme. Ky virus i ri është coronavirusi i shtatë që është identifikuar tek njerëzit, dhe deri më tani thjesht është emëruar 2019-nCoV.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pse është problem?

Pavarësisht nga disa coronaviruse që paraqiten si relativisht të padëmshëm për shumicën e njerëzve, dy prej shpërthimeve më të rrezikshme globale virale në vitet e fundit u janë atribuuar coronavirusëve të sapo shfaqur: SARS dhe MERS. Përhapja e SARS në vitin 2003 filloi në Kinë, me virusin që kaloi së pari nga disa kafshë tek njerëzit. Mbi 8,000 raste u konfirmuan në tërësi, me 774 vdekje të konfirmuara – një shkallë fataliteti prej 9.7 për qind. Ndërsa coronavirusi MERS u identifikua së pari në fund të vitit 2012 dhe përhapja e tij më e mprehtë ndodhi midis 2012 dhe 2015 në Arabinë Saudite. Deri më tani ka pasur mbi 1.200 raste të konfirmuara, dhe gati 400 vdekje, duke shënuar virusin me një shkallë vdekjeprurëse fataliteti prej gati 40 për qind.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nga erdhi 2019-nCoV?

Virusi aktualisht përmendet jozyrtarisht si coronavirusi Wuhan, në lidhje me pikën e tij të origjinës, qytetin e Wuhan në Kinë. Shfaqja e parë erdhi në një valë rastesh në dhjetor të vitit 2019. Rastet kryesisht ishin rreth njerëzve të lidhur me tregun e detit Huanan, dhe fillimisht u etiketuan si një sëmundje e ngjashme me pneumoninë, me origjinë të panjohur.

Mund t'ju interesojë

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Para 30 minutash
Papa përmbyll turin në Argjentinë me vizita në burg dhe faltore, para kthimit në Peru

Papa përmbyll turin në Argjentinë me vizita në burg dhe faltore, para kthimit në Peru

Para 1 ore
£12 miliardë për parqet e erës në det të hapur: Burnham drejt samitit klimatik me lajme të mira

£12 miliardë për parqet e erës në det të hapur: Burnham drejt samitit klimatik me lajme...

Para 1 ore

Cilat janë simptomat?

Organizata Botërore e Shëndetësisë vëren se simptomat fillestare janë po aq të thjeshta sa ethet dhe shqetësimi i butë i frymëmarrjes. Fillimi i virusit është ende relativisht i panjohur, kështu që mund të ketë një periudhë asimptomatike diku nga dy deri në 14 ditë. Ngjashmëria simptomatike e virusit me gripin paraqet një problem të rëndësishëm për përmbajtjen e përhapjes së tij, duke arritur në mes të sezonit të gripit dimëror të hemisferës veriore.

Si përhapet dhe a është vdekjeprurës?

Që nga 21 janari i vitit 2019, ka pasur mbi 400 raste të konfirmuara dhe nëntë vdekje. Disa studiues sugjerojnë se numri i rasteve të konfirmuara është një nënvlerësim dramatik se sa gjerësisht është përhapur virusi. Sipas tyre, mund të ketë gati 2,000 raste të infeksionit të paktën deri më tani. Shenjat e hershme duket se sugjerojnë se virusi nuk është aq fatal sa MERS, apo edhe SARS, por është shumë herët për të treguar saktësisht se si “do të sillet” virusi ndërsa përhapet në të gjithë globin.

Sa është përhapur deri më tani?

Ka raste të konfirmuara zyrtarisht të virusit në Kinë, Tajlandë, Japoni, Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara. Një rast në Australi duhet të konfirmohet zyrtarisht. Mënyra se si transmetohet virusi nga njeriu në njeri është e paqartë, por kuptimet paraprake të coronavirusëve sugjerojnë se ka një viralitet të ngjashëm me viruset e gripit. Kjo do të thotë se nevojitet mbrojtje themelore siç është larja e rregullt e duarve dhe mbulimi i gojës kur teshtini.

A ka vaksinë? A jemi të rrezikuar?

Çdo vaksinë e mundshme nuk ka të ngjarë të “zbulohet” për ca kohë – për vite me shumë mundësi – kështu që qasja më e mirë në afat të shkurtër është kujdesi i shtuar dhe kontrollet. Përhapja e SARS në fillim të viteve 2000 ofron hartën e vetme për mënyrën e menaxhimit të përhapjes akute globale të një coronavirusi në kohët tona moderne. Në atë rast, virusi është zvogëluar në mënyrë misterioze deri në vitin 2004, me shumë ekspertë që tregojnë metodat efektive të karantinës dhe skanimeve si ndihmesë në kufizimin e transmetimit. Në qoftë se nuk do të udhëtoni për në Wuhan në të ardhmen e afërt, autoritetet shëndetësore sugjerojnë se nuk ekziston ndonjë rrezik i menjëhershëm. Virusi është ende shumë i ri për të parashikuar plotësisht se sa i rrezikshëm do të bëhet, megjithatë, higjiena themelore është rekomandimi më i mirë për shumicën e të rriturve të shëndetshëm.

/Telegraf/

Etiketat e lidhura

Chinacoronavirusvirus
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 2 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 2 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina
Para 3 minutash

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë
Para 14 minutash

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.