
Bankave evropiane do t’u fshihen rreth 30 miliardë euro (34 miliardë dollarë) të ardhura neto gjatë tre viteve të ardhshme si rezultat i pasojave nga koronavirusi, vlerësojnë analistët në Goldman Sachs Group Inc.Erozioni i fitimit, ekuivalent me 7% të totalit të përgjithshëm, do të nxitet nga rritja e rrezikut të kredisë, të ardhurave më të dobëta dhe kostove përgjithësisht të sheshta, shkruajnë analistët, përfshirë Jernej Omahen dhe Jean-Francois Neuez të martën.
Bankat gjithashtu do të përballen me një të ardhme të zymtë, teksa bankat qendrore do të ulin normat e interesit për të zvogëluar ndikimin ekonomik të koronavirusit.
Huadhënësit me nivele të ulëta të përfitueshmërisë në Gjermani, Itali dhe Greqi do të preken në mënyrë disproporcionale nga rreziku i virusit.
