Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Homoseksualiteti, një barrë për katolikët

Bota E diel, 25 Tetor 2020 11:08
Homoseksualiteti, një barrë për katolikët
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pse homoseksualiteti vazhdon të mbetet një tabu për kishën katolike? Në vitin 2013, Papa Françesku ka thënë: Kush jam unë, që të gjykoj për homoseksualët? Shtatë vjet më vonë, në filmin e ri dokumentar “Françesku”, Papa nënvizon se homoseksualët kanë të drejtë të jetojnë në familje. “Ata janë fëmijë të Zotit dhe kanë të drejtën për një familje”,-thotë Papa. Askush nuk duhet të përjashtohet për shkak të orientimit të tij seksual.

Martesë homoseksuale, jo falemnderit

Askush? As priftërinjtë katolikë dhe as besimtarët? Një gjë është e sigurtë: marrëdhënia e kishës katolike me homoseksualitetin është e karakterizuar nga kontradikta dhe një moral i dyfishtë. Sepse i njëjti Françesk, i cili mbron partneritetin e ligjshëm për homoseksualët, refuzon martesën homoseksuale. Dhe i njëjti Françesk, që kritikon përjashtimin për shkak të orientimit seksual, u mohon priftërinjve homoseksualë të drejtën për një vend në seminar. Gjithsesi, në kontradiktat e tij Papa i ka mbetur besnik vetvetes. Që kur ishte kryepeshkop i Buenos Airesit (1998 deri 2013), ai u angazhua për mbrojtjen me ligj të partneritetit për homoseksualët. Sidoqoftë në radhë të parë për të parandaluar një barazi më të zgjeruar, si martesën homoseksuale. Strategjia dështoi: Më 5 maj 2010 parlamenti argjentinas aprovoi lejimin të martesave të të njëjtës gjini në nivel kombëtar. Shumë vende të tjera ndoqën shembullin e saj, Gjermania më 1 tetor 2017.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pa vend në seminarin e priftërinjve

Në dallim me barazinë juridike, homoseksualiteti është dhe mbetet një tabu brenda kishës katolike. Në mars 2015 ishte Françesku, që largoi një prift polak në Vatikan, pasi ai shpalli në mënyrë spektakolare orientimin e tij seksual. Në librin me intervista “Forca e vokacionit” botuar në 2018 nga misionari spanjoll i urdhërit Zemra e Marisë, Fernando Prado, Papa bën të qartë: “Në jetën e shenjtë dhe meshtare nuk ka vend për këtë lloj dashurie. Njerëzit me prirje të tilla nuk duhet të pranohen në urdhërat fetarë dhe seminaret e priftërinjve.”

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në pritje të bekimit para altarit

Edhe homoseksualët laikë përjashtohen në kishën katolike. Komiteti Qendror i Katolikëve, që përfaqëson katolikët laikë në Gjermani, kërkon prej vitesh që çiftet e së njëjtës gjini “të mos privohen nga efekti i fuqishëm i ritualeve të bekimit”. “Ne jemi të përkushtuar që në një të ardhme të afërt të kemi një rit zyrtar për bekimin e çifteve homoseksuale”, është kërkesa zyrtare e ZdK. Ndoshta shpresa nuk është e pabazuar. Prifti nga Mannheim-i Theo Hipp sheh në nismën e re të Papa Françeskut së paku një tentativë tjetër për të ringjallur debatin e vështirë për homoseksualitetin në kishë. Ai është i bindur se “Françesku do të shkruante në regjistrin e çdo prifti, se duhet të angazhohet për një jetë në dinjitet dhe për siguri ligjore të homoseksualëve”. Ky qëndrim do të ketë ndikim kishtar dhe politik.

Mund t'ju interesojë

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 5 orësh
Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 5 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 6 orësh

Kisha botërore konservatore

Hipp duhet ta dijë, sepse ai përgatit për punën e përditsme në famullinë e tyre priftërinjtë e shumtë nga Polonia, Brazili, India, Tanzania dhe vendet e tjera, të cilët vijnë në Gjermani për shkak të mungesës së priftërinjve në kishën katolike. Pothuajse gjysma e 1.3 miliard katolikëve në botë jetojnë në kontinentin amerikan, veçanërisht në Amerikën Latine. Në Evropë rreth 20 përqind e popullsisë deklarohen katolikë. Por ndërsa numri i katolikëve në Evropë është në rënie të vazhdueshme, Azia dhe Afrika, sipas shërbimit të shtypit të Vatikanit Fides, shënojnë ritme të forta rritjeje. Në Afrikë përqindja tani është rreth 18 përqind.

“Katolikët Afrikanë hidhërohen shumë”

Pikërisht në rajonet me rritje deklaratat e fundit të Françeskut mund të shkaktojnë gjithçka, por jo entuziazëm. “Katolikët afrikanë apo të krishterët në Lindjen e Mesme hidhen përpjetë, kur u thuhet se partneritetet e gjinisë së njëjtë duhet të barazohen me martesën”, thotë prifti Hipp. Ai e di se “kur bëhet fjalë për ndryshime në kishën botërore, ata ulen me Papën në tryezë”. Megjithë kundërshtimin rigoroz në Vatikan dhe personaliteteve konservatore sidomos në Azi dhe Afrikë, Hipp e konsideron të domosdoshëm debatin e mëtejshëm të kishës për temën e homoseksualitetit.

Lëndime të thella

“Kjo do të çojë në një proces sqarimi, që do t’ua bëjë të qartë disave se ne në kishë po prodhojmë vërtet gjëra jo njerëzore me dogmatikën tonë,” thotë ai. “Është mirë, që nuk kemi fuqi politike”. Katoliku Alexander Vogt mund t’i dëshmojë këto lëndime të thella. “Ne jemi gëzuar, por edhe kemi pritur shumë gjatë për këto fjalë”, tha kryetari i grupit të përfaqësimit të interesave të lezbikeve dhe homoseksualëve në partitë e Unionit CDU dhe CSU (LSU) në një intervistë me DW.”Unë pres që Papa të na shprehë disa fjalë keqardhjeje. Sepse mësimet e kishës katolike në të kaluarën kanë shkaktuar shumë vuajtje dhe dhimbje në mesin e besimtarëve homoseksualë”.

/DW/

Etiketat e lidhura

gayPapa Françesku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 5 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 5 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 5 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 5 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 10 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 6 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 11 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 12 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.