Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 08:39 Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime? Më 13 nëntor, Kuvendi i Kosovës pritet të votojë për të njëjtin ligj që presidentja Justina Shiroka Pula ia ktheu për rishqyrtim në tetor.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Italia në alarm nga koronavirusi. Emergjencat shpallin gatishmërinë ekstreme

Bota E shtunë, 7 Mars 2020 12:37
Italia në alarm nga koronavirusi. Emergjencat shpallin gatishmërinë ekstreme
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Bilanci i viktimave të koronavirusit të ri në Itali ka shkuar në 197 pas rritjes më të madhe ditore që kur shpërthimi nisi në vend. Zyrtarët thanë se 49 persona kishin humbur jetën brenda 24 orëve dhe më shumë se 4600 raste janë raportuar në total. Vendi tani raporton shifrën më të lartë të viktimave jashtë Kinës, ku virusi u shfaq në dhjetor. Instituti kombëtar i shëndetit tha se mosha mesatare e viktimave ishte 81, dhe shumica e tyre, vuanin nga probleme të tjera shëndetësore. Rreth 72 për qind e viktimave ishin meshkuj.

Sipas të dhënave qeveritare, 4.25 për qind e individëve tek të cilët është konfirmuar koronavirusi kanë vdekur, shkallë kjo më e larta në botë. Italia ka një nga popullatat më të moshuara në botë. Qeveria këtë fundjavë urdhëroi mbylljen e të gjitha shkollave për 10 ditë ndërsa ajo përpiqet të vendosë nën kontroll virusin.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Emergjencat janë vënë në gatishmëri ekstreme, ndërsa e kanë thuajse të pamundur të mbajnë nën kontroll situatën, sidomos në disa zona, ku ka pasur shumë vatra infeksioni.

Të gjitha eventet sportive, përfshirë futbollin, do të luhen me dyer të mbyllura për një muaj. Ajo që po shqetëson banorët ndërkohë është se ceremonitë funerale për viktimat e koronavirusit nuk po lejohen për shkak të nevojës për të kufizuar tubimet e njerëzve. Priftërinjtë thonë disa lutje, dhe kjo është e gjitha.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërsa Vatikani, që raportoi rastin e parë të premten, tha se po shqyrtonte mundësinë që mesha e të dielës, e drejtuar nga papa, të ofrohej vetëm në video, dhe jo nga një dritare e Vatikanit, për të evituar po ashtu turmat. Vetë papa që është prekur nga ftohja, ka testuar negativ për koronavirusin.

Mund t'ju interesojë

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Para 10 minutash
Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirr...

Para 46 minutash
Negociatat me Iranin: Trump kthen faqen, Vance drejtohet nga çështjet e brendshme

Negociatat me Iranin: Trump kthen faqen, Vance drejtohet nga çështjet e brendshme

Para 10 orësh

Organizata botërore e shëndetësisë thotë se mbi 100 mijë njerëz në të gjithë botën janë prekur nga koronavirusi. Më shumë se 3 mijë janë viktimat, pjesa më e madhe në kinë. Drejtori i përgjithshëm i OBSH e ka quajtur përhapjen e virusit thellësisht shqetësuese dhe i ka kërkuar të gjitha vendeve që ta bëjnë vënien nën kontroll të tij prioritetin më të madh.

Vetëm Kina, Koreja e Jugut dhe Irani, kanë raportuar më shumë raste të koronavirusit se Italia. Në Korenë e Jugut janë regjistruar 7041 raste dhe 46 viktima. Irani ka 3500 raste dhe 124 viktima ndërkohë që mendohet se në të vërtetë, shifrat atje janë më të fryra.

Etiketat e lidhura

italikoronavirusi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?
Para 10 minutash

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”
Para 46 minutash

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe
Para 48 minutash

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 9 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 17 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.