Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi Horoskopi i ditës sjell një Hënë në Bricjapi dhe një hënë në rritje: ditë për hapa të matur, punë të qetë dhe fjalë të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kina dhe Pakistani pro talebanëve

Bota E diel, 19 Shtator 2021 09:29
Kina dhe Pakistani pro talebanëve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Zëri i Amerikës

Disa afganë po shesin objektet e tyre më të çmuara për të financuar ikjen e tyre nga sundimi taleban, ose thjesht për të paguar për ushqimet. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres thotë se vendi po përballet me një krizë humanitare.

“Ndihma humanitare nuk do ta zgjidhë problemin nëse ekonomia e Afganistanit bie në kolaps, dhe ne e dimë se rreziku është i madh dhe se ka një mungesë dramatike të parave të gatshme”, tha ai.

Të hënën, bashkësia ndërkombëtare u zotua për më shumë se 1.2 miliardë dollarë ndihmë humanitare për Afganistanin. Ministri i jashtëm në detyrë i talebanëve gjithashtu bëri thirrje për qasje në pasuritë e huaja të vendit me vlerë prej 10 miliardë dollarësh, shumica e të cilave janë bllokuar në Shtetet e Bashkuara.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Ne besojmë se Shtetet e Bashkuara si një vend i madh duhet të kenë një zemër të madhe. Afganistani është një vend i varfër dhe nuk duhet të trajtohet mizorisht. Ne duam marrëdhënie pozitive dhe gjithëpërfshirëse me bashkësinë ndërkombëtare, dhe u kërkojmë atyre gjithashtu që të mos shtojnë presionin mbi popullin afgan”, tha Ministri i Jashtëm në detyrë, Amir Khan Muttaqi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore po u bëjnë thirrje talebanëve të respektojnë të drejtat e njeriut, dhe në veçanti, të drejtat e grave dhe vajzave, para se ato të zhbllokojnë pasuritë e vendit. Kina dhe Pakistani i kanë dërguar furnizime ushqimore dhe shëndetësore qeverisë në fuqi të talebanëve dhe kanë zhvilluar takime me përfaqësuesit talebanë. Ekspertët thonë se kjo mbështetje e Pakistanit për talebanët nuk është një gjë e re.

Mund t'ju interesojë

Negociatat me Iranin: Trump kthen faqen, Vance drejtohet nga çështjet e brendshme

Negociatat me Iranin: Trump kthen faqen, Vance drejtohet nga çështjet e brendshme

Para 9 orësh
Mercedes-Benz pezullon investimet e reja në Gjermani: Britta Seeger pranon se po shqyrtohet mbyllja e fabrikave

Mercedes-Benz pezullon investimet e reja në Gjermani: Britta Seeger pranon se po shqyrt...

Para 9 orësh
Finlanda regjistron sulm ndaj një anijeje luftarake ruse në Gjirin e Finlandës: dyshohet për operacion të SBU-së

Finlanda regjistron sulm ndaj një anijeje luftarake ruse në Gjirin e Finlandës: dyshohe...

Para 10 orësh

“Pakistani sigurisht që ka patur marrëdhënie me talebanët ose individë që janë pjesë e udhëheqjes talebane për një periudhë mbi 30 vjeçare”, thotë Maximilian Hess nga Instituti Kërkimor i Politikës së Jashtme.

Departamenti Amerikan i Shtetit po i bën thirrje Pakistanit që të kërkojë llogari nga talebanët, ashtu siç kishte premtuar të bënte më parë.

“Ne do të vazhdojmë të kërkojmë nga Pakistani dhe vendet e tjera në rajon që t’i përmbahen deklaratave të tyre publike në të cilat janë angazhuar për të rritur mbështetjen për popullin e Afganistanit”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.

Një analiste theksoi se për Pakistanin, India është gjithmonë një faktor në qëndrimet e tij. “Pakistani është i shqetësuar për Indinë. India është armiku i tij numër një, dhe për këtë arsye Islamabadi dëshiron patjetër një qeveri në Afganistan që është miqësore ndaj Pakistanit, dhe jo ndaj Indisë”, thotë Manjari Chatterjee Miller nga Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë.

Në lidhje me Kinën, një ekspert thotë se gjëja e rëndësishme që duhet patur parasysh janë investimet afatgjata në Afganistan.

“Kina po shqyrton potencialin për investime në planin afatgjatë, bazuar në modelit që përdor në nismën e saj “Një Brez Një Rrugë” në Azinë Qendrore. Kjo përpjekje zakonisht do të fillonte me dhënien e granteve për ndërtimin e rrugëve dhe infrastrukturës në shkallë të gjerë. Planet për nisma të tilla nuk janë shpallur ende”, thotë eksperti Maximilian Hess.

Një eksperte tjetër thekson se investimi në Afganistan është një iniciativë e rrezikshme.

“Kina ka qenë shumë e kujdesshme mbi mënyrën se si do të mbështesë Afganistanin dhe në thelb Pekini nuk dëshiron të hedhë para në një vrimë të zezë pa patur garanci për mbijetesën e qeverisë ose pa patur garanci se talebanët nuk do të mbështesin grupet xhihadiste për të cilat Kina është e shqetësuar”, thotë ekspertja Manjari Chattarjee Miller.

Katari po siguron gjithashtu ndihma të mëdha mjekësore dhe ushqimore për Afganistanin, dhe po punon për të rikthyer në funksionim të plotë aeroportin e Kabulit.

Etiketat e lidhura

KinaPakistantalebanë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër
Para 1 ore

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 8 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 8 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 8 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 13 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 16 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 8 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.