Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 13:14 Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X lidhur me protestën e dhunshme në Tiranë dhe plagosjen në sy të 28-vjeçarit nga Elbasani, Erjon…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kina po blen krejt Portugalinë, shkruan DW

Bota E shtunë, 21 Gusht 2021 01:34
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kur ishte trojka ajo që përcaktonte fatet e Portugalisë, Kina bleu masivisht sipërmarrje portugeze. Tani ajo do të blejë krejtësisht prodhuesin më të madh të energjisë në vend. A kërcënon varësia ekonomike dhe politike? Dikur, prodhuesi portugez i energjisë EDP ishte një sipërmarrje krenare shtetërore me 25.000 punonjës. Së shpejti ai mund të kthehet në një koncern të leverdisshëm, i cili t’u përkasë kinezëve. Sipërmarrja shtetërore kineze Three Gorges, që zotëron që tani një të katërtën e sipërmarrjes, bëri një ofertë blerjeje në bursën e Lisbonës, dëshiron të blejë edhe pjesën që ka mbetur të aksioneve të EDP-së. Si pjesë të një “masterplani”, me të cilin Republika Popullore mund të vërë nën kontroll elemente kyçe të ekonomisë portugeze, thonë paralajmëruesit. Kinezët janë po kaq të mirëpritur sa investorë të tjerë të huaj, ua kthen qeveria.

Investime strategjike

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 9 minutash
Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Para 5 orësh
Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Para 5 orësh
Portugal Lissabon Chinesische Investitionen (Jochen Faget <jochenfaget@me.com>)

Shëtitja për pazar e Kinës nëpër Evropë ka shkaktuar kritika edhe në vende të tjera: në Gjermani për shkak të gllabërimit të sipërmarrjeve me rëndësi kyçe në sektorin e robotëve, të automjeteve dhe në fushën e mjekësisë, në Greqi për shkak të blerjes së portit të rëndësishëm të Pireut. Po qeveria që gjithmonë ka pak para e shtetit të krizës Portugali gëzohet për shiringat financiare nga Pekini – veçanërisht që kur ato e ndihmuan vendin në fundin perëndimor të Evropës të kalonte kohën e vështirë të trojkës. Në këtë kohë Kina u bë aksionere si askush tjetër në sipërmarrjet e Portugalisë dhe bleu – kur nuk e bëri askush – borxhe shtetërore portugeze.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sot shoqëria e sigurimeve Fidelidade është pronë e koncernit kinez Fosun, njësoj si Luz Saude, sipërmarrje që është operatore e klinikave private. Fosuni kontrollon edhe një të katërtën e Millenium-BCP-Bank. Haitong bleu për rreth 400 milionë bankën e investimeve BESI. Grupi kinez HNA është partneri i vogël i shoqërisë së fluturimeve TAP. Operatori portugez i energjisë elektrike REN që prej trojkës i takon në një të katërtën State Grid International kineze.

A kërcënon varësia ekonomike?

Ndërhyrjet kineze janë shumë masive, mendojnë disa ekspertë të ekonomisë. “Ekonomikisht nuk ka kuptim kur prodhuesi më i madh i energjisë së vendit të kontrollohet nga vetëm një aksioner”, thotë profesori i ekonomisë Joao Duque. Edhe më e habitshme është që qeveria portugeze nuk po ndërmerr asgjë kundër përpjekjes për përthithje.

Portugal Lissabon Chinesische Investitionen (Jochen Faget <jochenfaget@me.com>)

Para së gjithash, kur një vit më parë, kur shoqëria e fluturimit TAP do t’i shitej një konsorciumi amerikan, qeveria portugeze tërhoqi frenën e emergjencës dhe i mbajti për vete 50 përqind të aksioneve. Kështu që heshtja në rastin e EDP-së mund të ketë vetëm arsye politike. Qeveria portugeze e sabotoi shitjen e një televizioni privat investorëve francezë, në një kohë që nuk e kundërshtoi blerjen e 30 përqind të koncernit të madh portugez mediatik Global Media nga një investor nga Macau, që u bë kështu aksioner kryesor.

Për shkak të varësisë nga investimet, Portugalia mund të ketë kaluar në një gjendje ku i bëjnë shantazh politik, druhet specialisti i ekonomisë, Joao Duque.

Por megjithatë nuk është e qartë nëse përthithja e EDP nga kinezët do të ketë sukses. Edhe amerikanët duhet të japin së fundi pëlqimin e tyre, për shkak të aktiviteteve në SHBA të koncernit./dw/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 4 minutash

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij
Para 9 minutash

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali
Para 13 minutash

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 49 minutash

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 16 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 19 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 16 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.