Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Koment: Merkeli mbetet kancelare

Bota E mërkurë, 15 Shtator 2021 15:27
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

E vogël përparësia, me të cilën u zgjodh Annegret Kramp-Karrenbauer kryetare e re e CDU-së. E besuara e Merkelit duhet të sjellë tani fillimin e ri në CDU, të nevojitur urgjentisht, mendon kryeredaktorja e DW, Ines Pohl.  

Se kush e drejton një parti gjermane i intereson normalisht pak ose aspak publikut ndërkombëtar. Në këto zgjedhje gjithçka ishte ndryshe. Gazeta të mëdha si New York Times raportuan ditët e fundit për kongresin e CDU-së me artikuj më qendrorë se sa për varrimin e ish-Presidentit amerikan George H.W.Bush. Stacione televizive ndërkombëtare kaluan në raportimin “Lajmi i fundit”, kur u bë e qartë se kush do ta drejtonte CDU-në. Shkaku për vëmendjen ka një emër: Angela Merkel.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Tensione të forta në Itali, kontrolle në 20 qytete. Përplasje mes demonstruesve dhe forcave të rendit

Tensione të forta në Itali, kontrolle në 20 qytete. Përplasje mes demonstruesve dhe for...

Para 5 orësh
Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjeshme amerikane, sipas dosjeve të Pentagonit

Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjes...

Para 11 orësh
Mbretëria e Bashkuar përgatitet për Stuhinë Boelo me erëra të forta dhe shira

Mbretëria e Bashkuar përgatitet për Stuhinë Boelo me erëra të forta dhe shira

Para 11 orësh

Kancelarja gjermane është për shumë njerëz në të gjithë botën politikania më e rëndësishme. Në një botë, në të cilën bëjnë kërdinë meshkuj shovinistë si Putini, Trumpi dhe Erdogani, për shumë njerëz ajo është zëri i arsyes, si bastioni i fundit i ekuilibrit në kohët e copëzimit dhe të nacionalizmave të fuqizuara rrezikshëm. Brenda vendit të saj, shkëlqimi i Merkelit ndërkohë është zbehur. Në zgjedhjet rajonale një dështim në zgjedhje pasoi tjetrin dhe kritikët brenda partisë filluan të kritikojnë me kaq zë të lartë, sa Angela Merkelit nuk i mbeti më gjë tjetër, veçse të ofronte dorëheqjen nga kryesimi i partisë. Me këtë deklaratë në fund të tetorit u hap lufta për pasardhësit e saj. Sepse edhe nëse mandati i saj si kancelare përfundon vetëm pas dy vjetësh e gjysëm, ishte e qartë se ajo nuk do të mund të qeveriste më tej, po të zgjidhte partia në krye të saj njërin nga kundërshtarët e saj të qartë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Hakmarrja e vonë e burrit të plagosur

Dhe kjo për pak sa nuk ndodhi: vetëm në zgjedhje balotazhi dhe atje me një ndryshim prej vetëm 35 votash nga gjithsej 999 vota të dhëna, humbi Friedrich Merzi. Pra njeriu, të cilin para tetë vjetësh Merkeli e dëboi nga politika. Dhe i cili mendoi tani se i erdhi shansi për një hakmarrje të vonë. I mbështetur nga të gjithë ata meshkuj, të cilët Merkeli i ka lënduar, frenuar, i ka asgjësuar politikisht.

Tepër i ngushtë pra rezultati pas një dite të gjatë, të tensionuar, e cila nisi me një fjalim tepër emocional të Angela Merkelit. Në fund fitoi Angela Merkeli. Me këtë vendim për favoriten e Merkelit, kongresi i partisë votoi edhe që kancelarja të ketë mundësi ta ushtrojë deri në fund mandatin e saj, po të mos bëhet e pabindur më parë SPD-ja, partnerja e koalicionit.

Gjermania mbetet e besueshme në politikën e jashtme

Në politikën e jashtme Gjermania mbetet e besueshme, ekonomia më e fuqishme e Evropës mbetet stabile, linjat e mëdha të politikës qeveritare thuajse nuk do të ndryshojnë. Në politikën e brendshme do të jetë interesante të vërehet, nëse Kramp-Karrenbaueri do të arrijë ta shërojë shpirtin e partisë, të bashkojë kampet e ndryshme dhe t’i japë partisë së saj ndjesinë e fillimit të ri, për të cilin kanë nevojë jo vetëm te CDU-ja, por në fund në të gjithë Gjermaninë, për të mos rënë viktimë e kolapsit nga lodhja në zgjedhjet e ardhshme për kancelar, pas ndoshta 16 vjetëve Merkel.

Në thelb bëhet fjalë nëse Kramp-Karrenbauer do të arrijë që të shkëputet nga mbështetësja dhe parardhësja e saj, që të notojë e lirë dhe që të mbledhë pastaj edhe përvojat ndërkombëtare, që do ta bënin atë pastaj kandidate për kancelare.

Të gjitha këto janë çështje të së ardhmes. Për momentin megjithatë vlen të përmendet se CDU-ja tani nuk ka më një grua në krye të partisë, por dy.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 5 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 5 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 5 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 5 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 5 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 8 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 5 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 7 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.