Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kompania farmaceutike në SHBA, J&J fillon fazën e fundit të provave për vaksinën COVID-19

Bota E enjte, 24 Shtator 2020 18:26
Kompania farmaceutike në SHBA, J&J fillon fazën e fundit të provave për vaksinën COVID-19
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gjigandi farmaceutik amerikan Johnson & Johnson ka nisur fazën e tretë dhe të fundit të provave klinike në njerëz për vaksinën kundër COVID-19 që përdor një dozë të vetme.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Doktor Paul Stoffels, përgjegjës i operacioneve shkencore të kompanisë, u tha gazetarëve të mërkurën se vaksina është injektuar tek 60,000 persona në 215 vendndodhje të ndryshme në Shtetet e Bashkuara, Argjentinë, Brazil, Kili, Kolumbi, Meksikë, Peru dhe Afrikën e Jugut. Doktor Stoffels tha se Johnson & Johnson kaloi në fazën e tretë të provave klinike pasi pa rezultate pozitive gjatë fazës së parë dhe të dytë në SHBA e Belgjikë.

Mund t'ju interesojë

Austri, mijëra studentë protestojnë për më shumë financime për universitetet

Austri, mijëra studentë protestojnë për më shumë financime për universitetet

Para 5 orësh
Presidenti Marcon ashpërson kufizimet, fajëson të majtën radikale për trazirat

Presidenti Marcon ashpërson kufizimet, fajëson të majtën radikale për trazirat

Para 5 orësh
Përmbytje vdekjeprurëse në jug të Francës, tre viktima dhe qindra të evakuuar

Përmbytje vdekjeprurëse në jug të Francës, tre viktima dhe qindra të evakuuar

Para 15 orësh

Vaksina e Johnson & Johnson është katërta vaksinë potenciale kundër koronavirusit që po i nënshtrohet procesit të provave klinike në shkallë të gjerë në Shtetet e Bashkuara, së bashku me vaksinat që po testohen nga kompanitë Moderna, AstraZeneca dhe një vaksine bashkëpunim i kompanisë Pfizer dhe BioNTech me bazë në Gjermani. Të katër përpjekjet janë pjesë e një programi të administratës së Presidentit Trump, për të ndihmuar dhe përshpejtuar procesin e zhvillimit, prodhimin dhe shpërndarjes së vaksinave kundër COVID-19. Synimi është që të prodhohen 300 milionë doza të një vaksine të miratuar, deri në janar të vitit 2021.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Për shkak se mund të merret në një dozë të vetme, vaksina e kompanisë Johnson & Johnson ka përparësi të konsiderueshme mbi tre vaksinat e tjera, të cilat kërkojnë dy doza që të garantojnë efikasitet.

Vaksina me një dozë të vetme nuk është e nevojshme të mbahet e ngrirë në temperatura tejet të ulta, çka do ta bënte më të lehtë përdorimin gjatë një fushate imunizimi masiv.

Presidenti Donald Trump e përshëndeti njoftimin e kompanisë Johnson & Johnson gjatë një postimi në twitter të mërkurën.

“Lajme të rëndësishme. Kompanitë e shumta të mëdha po shohin rezultate fantastike. FDA-ja duhet të lëvizë shpejt!”, shkruante ai, duke iu referuar Agjencisë Amerikane të Ushqimit dhe Barnave, e cila jep miratimin përfundimtar për përdorimin e një vaksine të re.

Presidenti Trump u tha gazetarëve të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë se ai mund ta refuzojë një propozim të agjencisë së barnave për të zbatuar një sërë udhëzimesh të reja më të rrepta për autorizimin emergjent të një vaksine të re kundër COVID-19. Ai shtoi se kjo gjë tingëllonte “si një veprim politik”.

Gazeta “The Washington Post”, njoftoi e para të martën se agjencia e barnave po punonte për hartimin e udhëzimeve të reja, që do t’u kërkonin prodhuesve të ilaçeve të vëzhgojnë pjesëmarrësit në provat klinike të fazës së vonë për të paktën dy muaj, përpara se t’u japin një dozë të dytë e përfundimtare të një vaksine eksperimentale.

Nëse rregullat e reja miratohen, një autorizim emergjent do të ndodhte disa kohë pas zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, data që presidenti ka parashikuar vazhdimisht si afat për prodhimin e një vaksine.

Kërcënimi i zotit Trump për të refuzuar udhëzimet e reja të propozuara nga agjencia e barnave erdhi disa orë pasi kreu i saj tha se “shkenca do të drejtojë vendimet agjencisë lidhur me dhënien e autorizimit të plotë ose urgjent për një vaksinë kundër koronavirusit”.

Duke folur para komisionit të Senatit për Shëndetësinë, Arsimin, Punën dhe Pensionet, doktor Stephen Hahn tha se këto vendime do të merren nga shkencëtarë karriere të kësaj agjencie, bazuar “në standarde të rrepta që garantojnë siguri dhe efektivitet”.

Besueshmëria ndaj agjencisë së barnave dhe agjencive të tjera që merren me kërkime shkencore si dhe enteve rregullatore federale është zbehur për shkak të përpjekjeve të vazhdueshme të administratës për të rishikuar raportet dhe udhëzimet e tyre, me qëllimin për të mbrojtur pikëpamjet e Presidentit Trump në lidhje me natyrën e pandemisë.

Të enjten në Shtetet e Bashkuara u regjistruan mbi 6.9 milionë të prekur nga COVID-19 dhe rreth 202 mijë të vdekur. Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të botës po përjetojnë një rritje të rasteve të reja me koronavirus duke bërë që shumë qeveri të rivendosin masat bllokuese sikurse në fillimet e pandemisë./VOA/

Etiketat e lidhura

vaksinë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 2 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Rama ndan foton familjare nga samiti i liderëve të Procesit të Berlinit, Merz: Dhuna kurrë një alternativë
Para 9 orësh

Rama ndan foton familjare nga samiti i liderëve të Procesit të Berlinit, Merz: Dhuna kurrë një alterna...

4 ”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.