Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Koronavirusi – Qeveria e Maqedonisë së Veriut miraton pakon e tretë të masave ekonomike

Bota E diel, 17 Maj 2020 19:49
Koronavirusi – Qeveria e Maqedonisë së Veriut miraton pakon e tretë të masave ekonomike
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Qeveria e RMV-së sot miratoi pakon e tretë të masave ekonomike. Masat e miratuara janë të sistemuara në tri shtylla kryesore:
?Përkrahje financiare direkte për qytetarët me qëllim të stimulimit të konsumit me fokus në produktet dhe shërbimet vendase dhe sektorët e prekur;
?Mbështetje dhe ndihmë e drejtpërdrejtë financiare për likuiditetin e sektorit privat dhe vendeve të punës në fazën e rrimëkëmbjes dhe rifillimit;
?Përkrahje direkte për rritjen e konkurencës në sektorin e bujqësisë dhe për bujqit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

▶️Kartelë për pagesë në vlerë prej 9000 denarësh për kategoritë e rënduara dhe familjet me të hyra më të vogla të prekur nga COVID-19. Me këtë masë do të mbulohen përafërsisht 100.000 banorë dhe vlera totale pritet të jetë 1 milardë denarë ose 16 milionë euro.

Mund t'ju interesojë

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Para 36 minutash
Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Para 38 minutash
Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Para 39 minutash

▶️Stimulimi dhe inkurajimi i turizmit vendor nëpërmjet kuponëve prej 6.000 denarë për banorë + kartelë për pagesë prej 3.000 denarë. Me këtë masë do të mbulohen përafërsisht 100.000 banorë dhe vlera totale pritet të jetë 1 milardë denarë ose 16 milionë euro.
▶️Kupon për shkollarët e mesëm, studentë dhe të rinj deri 29 vjet me fokus në aftësitë e IT dhe digjitalizimit. Me këtë masë do të mbulohen përafërsisht 100.000 banorë dhe vlera totale pritet të jetë 738 milionë denarë.
▶️Shpërblime për mjekët dhe personelin mjekësor në klinikat dhe repartet e infektologjisë. Shpërblim në vlerë prej 20% të rrogës bazë për dy muaj për mjekët dhe personelin mjekësor. Me këtë masë do të mbulohen përafërsisht 3.000 mjek dhe personel mjekësor dhe vlera totale pritet të jetë 50 milionë denarë.
▶️Kompensim për personat që e kanë humbur vendin e punës si rezultat i COVID-19.
Me këtë masë do të mbulohen 7.000 deri 8.000 persona dhe vlera totale pritet të jetë përafërsisht 150 milionë denarë.
▶️Fundjavë shopingu me TVSH-ja ime.
Me këtë masë planifikohet të mundësohet që në disa sektorë më të prekur nga COVID-19 të mundësohet fundjavë shopingu dhe të fitohet kthim më i lartë i TVSH-se në krahasim me modelin e deritanishëm.
▶️Përkrahje direkte financiare dhe përkrahje për likuiditetin e sektorit privat dhe vendeve të punës në fazën e rikuperimit dhe restartimit.
▶️Kredi pa interes me 30% grant për ndërmarrjet mikro dhe të vogla.
Me këtë masë do të mbulohen përafërsisht 2.000 kompani dhe vlera totale do të jetë përafërsisht 1.9 miliardë denarë.
▶️Skema e garantuar e shtetit nëpërmjet bankës zhvillimore. Kjo masë parasheh vlerë të garantuar të huave 9 miliardë denarë apo 150 milion euro dhe me masën planifikohet të niset në shtator-tetor.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

?Përkrahje financiare e sektorit privat, ekonomisë dhe industrisë. Vlera e parashikuar prej 1.5 milardë denarë apo 25 milionë euro.
▶️Modernizimi dhe tregjet e reja. Kjo masë parasheh krijimin e platformës (marketplace) për industri të zgjedhura me theks në industrinë e tekstilit dhe të këpucëve, prodhimin e mobiljeve dhe PVC dritareve-për të cilat kompanitë vendore mund të ofrojnë dhe plasojnë prodhimet e veta në tregjet e huaja nëpërmjet mënyrës alternative të shitjes me çka do të krijohet vlerë e shtuar dhe rritje e konkurencës.
Vlera totale pritet të jetë 6 milionë denarë ose 1 milionë euro.
▶️Program për shërbime për rritje të biznesit. Vlera totale pritet të jetë 1.6 milionë euro.
▶️TP Instrument për rregullim të shpejtë (Digjitalizimi MMSP 3.0). Vlera pritet të jetë 200 milionë denarë.
▶️Koofinancim të eventeve dhe konferencave me 50% përkrahje financiare nga shteti dhe në vlerë maksimale prej 30,000 denarë. Vlera pritet të jetë 15 milionë denarë.

?Përkrahje direkte për rritjen e konkurencës në sektorin e bujqësisë dhe për bujqit.
▶️Përkrahje e sektorit agrar nëpërmjet bankës për zhvillim.
Me këtë masë vlera totale pritet të jetë 307 milionë denarë denarë ose 5 milionë euro.
▶️Kartela për pagesë me subvencione për furnizim me derivate me qëllim të mekanizimit të tyre. 50.000 bujq do të pranojnë kartela pagesore me subvencione për derivate të naftës. Pas subvencionimit prej 30% të vitit të kaluar për harxhimet e naftës, këtë vit subvencionet rriten në 50%. Me këtë masë vlera totale pritet të jetë përafërsisht 280 milionë denarë apo 4.6 milionë Euro.
▶️Mbështetje për ristrukturim të prodhimit të produkteve të reja në përpunimin e rrushit.
Vlera do të jetë përafërsisht 3.5 milionë euro.
▶️Mundësimi i bashkëpunimit të sektorit publik dhe atij privat, duke modeluar partneritete publiko private në sektorin e duhanit dhe vreshtarisë.
▶️Reformë me qëllim të përdorimit më efikas të kullotave. Me këtë masë mundësohet dhënia e kullotave me qira afatgjate me çka blegtorët do të kenë në shërbim përafërsisht 500.000 hektarë kullota për bagëtitë.
▶️Konsolidimi i tokës bujqësore-mundësi e re për rritjen e konkurencës.
Të hyrat e pritura në periudhë afatshkurte prej 3 vitesh është 250 milionë euro.
▶️Financim i mikro subjekteve bujqësore. Me këtë masë vlera totale pritet të jetë përafërsisht 185 milionë denarë apo 3 milionë euro.
▶️Modernizimi i bujqësisë.
Nëpërmjet të projektit prej 50 milionë euro të huazuara nga Banka Botërore do të ndërtohen dy qendra grumbullimi dhe distribuimi dhe platformë Agro Hub e cila to të ketë për qëllim të lidh ndërmarrësit e rinj, ndërmarrësinë shoqërore dhe bujqit me qëllim të krijimit të produkteve finale me vlerë të shtuar për tregun vendas dhe për eksport.

Etiketat e lidhura

Maqedoni
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 36 minutash

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 36 minutash

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 38 minutash

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 39 minutash

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 10 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 14 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 12 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.