Sonte kufiri turko-sirian është tronditur nga dy tërmete të forta me magnitudë 6,4 dhe 5,8. Kryetari i Bashkisë së Hatajit, Lütfü Savaş, tha për mediat lokale se “ka raportime për ndërtesa të shkatërruara dhe ka njerëz nën rrënoja”. Raportime për ndërtesa të shembura ka edhe në Siri.