Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 17 Nëntor 2026, 10:39 Prokuroria Speciale në Hagë kërkon edhe 6 vjet, pra 31 vjet burg për Thaçin! Gjykata Speciale në Hagë shpall sot aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Hajredin Kuçit dhe Fadil Fazliut, të akuzuar për vepra që…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • Gjermania-Holandë
  • Protesta
  • Rama
  • Gëzim Ndoka
  • Shëndetësia
  • Reforma zgjedhore
  • SPAK
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • Gjermania-Holandë
  • Protesta
  • Rama
  • Gëzim Ndoka
  • Shëndetësia
  • Reforma zgjedhore
  • SPAK
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mali i Zi, regjimi i vizave rrezikon integrimin evropian

Bota E hënë, 24 Shkurt 2025 10:45
Mali i Zi, regjimi i vizave rrezikon integrimin evropian
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Komisioni Evropian ka paralajmëruar Malin e Zi se rrezikon të marrë fone nga Plani i Rritjes nëse nuk tërheq vendimet për ndryshimet në regjimin e vizave për vendet e treta deri në fund të këtij muaji. Duke pasur parasysh numrin në rritje të vendeve që nuk janë në përputhje me regjimin e vizave të BE-së, dhe për të përmbushur hapat e Agjendës së Reformës, Mali i Zi duhet të heqë dy vende nga regjimi i tij pa viza deri në fund të shkurtit 2025.

Ky reagim vjen pasi Mali i Zi shtoi një vend të ri, Bahreinin, në regjimin e tij pa viza dhe ndryshoi regjimin pa viza të Arabisë Saudite nga sezonal në të përhershëm.

Lidhur me këtë reagim të Komisionit Evropian Qeveria e Malit të Zi tha se “në rrethanat aktuale globale, qasja në tregje të reja dhe ardhja e lehtësuar e turistëve dhe investitorëve janë çelësi për qëndrueshmërinë e turizmit malazez. Janë pikërisht interesat e qarta ekonomike ato që janë arsyeja kryesore pse Mali i Zi vendosi një regjim pa viza me një numër të caktuar vendesh”.

Mund t'ju interesojë

Çfarë e shkaktoi vdekjen e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis? Në trupin e tij u gjetën edhe 8 substanca të tjera

Çfarë e shkaktoi vdekjen e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis? Në trupin e tij u gjetën ...

Para 4 minutash
Netanyahu në Jerusalem: Irani është kërcënim, Evropa nuk është spektatore por shënjestër

Netanyahu në Jerusalem: Irani është kërcënim, Evropa nuk është spektatore por shënjestër

Para 35 minutash
Konstituohet Kuvendi i Serbisë, Lista Studentore formon qeverinë e vetme

Konstituohet Kuvendi i Serbisë, Lista Studentore formon qeverinë e vetme

Para 1 ore
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Në bashkëpunim me BE-në do të vazhdojmë të kërkojmë zgjidhjet më të mira, të cilat do të kënaqin njëkohësisht interesat tona kombëtare ekonomike dhe detyrimet që kemi në procesin e anëtarësimit në BE”, theksohet në reagimin e qeverisë malazeze.

Këto veprime opozita malazeze i sheh si kërcënim për të ardhmen evropiane të Malit të zi dhe akuzoi partitë në pushtet për shkatërrimin e institucioneve shtetërore të Malit të Zi.

“Prej vitit 2020 partitë në pushtetin e Malit të Zi po bëjnë garë se kush më shumë po i shkatërrojë institucionet dhe sistemin e sigurisë për të parandaluar integrimin evropian të vendit”, tha kryetari i Partisë Demokratike Socialiste në opozitë, Danijel Zhivkoviç.

Në anën tjetër grupi joformal i studentëve “Kamo Sjutra” (“Kah nesër”) njoftoi të mërkuren se ka ngritur padi për shpifje kundër Partisë Demokratike të Malit të Zi dhe zyrtarëve të saj në qeveri.

Sipas këtij grupi, zyrtarët qeveritarë nga kjo parti kanë bërë “akuza të pavërteta për lidhje të organizatorëve të protestës studentore me klane kriminale dhe për korrupsion”, duke rrezikuar, sipas tyre drejtpërdrejt këtë grup.

Ata akuzuan Ministrin e Brendshëm, Danilo Sharanoviç për komentet e bëra në shtyp kur u shpreh se “ka të dhëna operacionale për një vlerësim të tillë”, ndonëse sipas studentëve, ai nuk ka dhënë asnjë provë për to.

Sipas grupit studentor, akuzat nga zyrtarët politikë ndaj organizatorëve kanë nxitur gjuhën e urrejtjes, kërcënimet dhe fyerjet në rrjetet sociale ndaj tyre.

Protestat e përditshme kanë vazhduar me bllokimin e rrugëve në Podgoricë dhe qytete tjera që nga fillimi i vitit. Studentët po kërkojnë dorëheqjen e drejtuesve të sektorit të sigurisë për masakrën në Cetinë, në të cilën u vranë 13 persona dhe u plagosën tre të tjerë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Protestat e studentëve po gjejnë mbështetje edhe tek publiku në Mali të Zi, ku shumë banorë shprehen të zemëruar me ato që i konsiderojnë reforma të ngadalshme të policisë, e cila ka mungesë punonjësish dhe fondesh dhe grindjeve burokratike dhe politike brenda qeverisë./VOA

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Prokuroria Speciale në Hagë kërkon edhe 6 vjet, pra 31 vjet burg për Thaçin!
Tani

Prokuroria Speciale në Hagë kërkon edhe 6 vjet, pra 31 vjet burg për Thaçin!

Çfarë e shkaktoi vdekjen e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis? Në trupin e tij u gjetën edhe 8 substanca të tjera
Para 4 minutash

Çfarë e shkaktoi vdekjen e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis? Në trupin e tij u gjetën edhe 8 substanc...

Klopp mahnitet nga Brajan Gruda: O Zot, kam djem që dinë të luajnë futboll …
Para 5 minutash

Klopp mahnitet nga Brajan Gruda: O Zot, kam djem që dinë të luajnë futboll …

Rregullorja e re, nga 1 janari 2027 ulen komisionet e tregtarëve për të pranuar pagesa me kartë
Para 21 minutash

Rregullorja e re, nga 1 janari 2027 ulen komisionet e tregtarëve për të pranuar pagesa me kartë

Më të lexuarat

1 Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist
Para 14 orësh

Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist

2 Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit
Para 20 orësh

Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit

3 Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste
Para 12 orësh

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste

4 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 11 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.