Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mandati i ri i Trumpit dhe lidhjet tregtare me Indinë

Aktualitet E hënë, 2 Dhjetor 2024 20:44
Mandati i ri i Trumpit dhe lidhjet tregtare me Indinë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

India është optimiste se lidhjet me Shtetet e Bashkuara do të thellohen gjatë administratës së Presidentit Trump. Presidenti i ardhshëm mbajti një qëndrim të ashpër ndaj Kinës gjatë fushatës ndërsa India është një kundërpeshë e rëndësishme ndaj Pekinit në Indo-Paqësor. “Në fakt, gjatë mandatit të tij të parë çështja e Kinës mori përparësi dhe debati u zhvillua në një nivel krejt ndryshe. India shpreson që ai (Trump) do ta përforcojë këtë qëndrim çka do t’i mundësojë Indisë dhe Shteteve të Bashkuara që të gjejnë mënyra të reja bashkëpunimi”, thotë analisti Harsh Pant.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Po ashtu, i emëruari për postin e sekretarit të shteti, Marco Rubio, njihet për qëndrimin e ashpër ndaj Kinës. India ka treguar se ndryshe nga vendet e tjera, mandati i dytë i zotit Trump nuk e nervozon. “Ju kujtoj se në fakt “Quad” u ringjall gjatë presidencës së Trump-it”, tha kryediplomati i Indisë, Subramanian Jaishankar, gjatë një takimi në Australi. “Quad” është një partneritet mes Shteteve të Bashkuara, Japonisë, Australisë dhe Indisë që forcoi lidhjet ekonomike dhe të sigurisë gjatë presidencës së zotit Trump, ndërsa India zgjeroi lidhje të tjera gjatë asaj kohe.

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 7 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 7 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 8 orësh

Swaran Singh është profesor në Universitetin Jawaharlal Nehru. “Gjatë asaj kohe u hodhën hapa të mëdhenj kryesisht në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë si dhe sektorët e kërkim-zhvillimit”. India shpreson që zoti Trump të ketë një qasje më të butë ndaj Rusisë dhe të përpiqet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke e bërë më të lehtë zhvillimin e marrëdhënieve të Indisë me Uashingtonin dhe Moskën. India vazhdoi ndërtimin e lidhjeve dhe tregtisë me Rusinë duke mos përfillur sanksionet amerikane ndaj Moskës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Do ta qetësonte Indinë që Rusia të mos jetë nën një trysni kaq ekstreme për t’u bërë tërësisht e varur nga Kina”, thotë profesori Swaran Singh me Universitetin Jawaharlal Nehru. Sidoqoftë, politikat tregtare të zotit Trump mund ta detyrojnë Indinë që të ulë tarifat për importet amerikane. Ai e ka quajtur Indinë një “abuzues të madh” të tarifave duke i hequr statusin e preferuar tregtar. “Do të ketë ecejake të dyanshme, negociata dhe më pas do të bëhen disa kompromise”, thotë Chintamani Mahapatra me Institutin Kalinga për Studimet e Indo-Paqësorit. Një tjetër çështje e debatueshme mund të jetë edhe qëllimi i Indisë për të bashkëpunuar në prodhimin e pajisjeve të mbrojtjes që blihen nga Shtetet e Bashkuara.

“India synon tërheqjen e investimeve nga kompanitë amerikane të mbrojtjes për të prodhuar në vend. Do të ketë përplasje mes synimit të Indisë për të prodhuar në vend dhe programit për ta bërë Amerikën të Madhërishme Përsëri, ndërsa zoti Trump synon shtimin e kapaciteteve prodhuese në Shtetet e Bashkuara”, thotë analisti Harsh Pant. Nju Delhi i ka shpresat tek raportet e mëparshme mes Kryeministrit Narendra Modi me Presidentin Trump. “Lidhjet mes udhëheqësve politikë janë çelësi për të stabilizuar marrëdhëniet, për të trajtuar dallimet dhe forcuar lidhjet”, thotë analisti Chintamani Mahapatra. Pavarësisht optimizmit, Nju Delhi po përgatitet për sfida të papritura përballë një udhëheqësi që cilësohet si i paparashikueshëm. /VOA/

Etiketat e lidhura

IndiaTrump
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 6 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 7 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 7 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 8 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 10 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 9 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.