
Tensione dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve në Londër, gjatë një manifestimi kundër masave të reja shtrënguese të aplikuara nga qeveria në disa zona për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Situata ka degraduar përpara Galerisë Kombëtare, ku protestuesit që thërrisnin slogane këtyre masave u shtynë me forcat e policisë që kishin bërë një kordon. Mes manifestuesve kishte dhe mbështetës të teorisë kundër G5 dhe nga ata që kërkonin legalizimin e marijuanës.