Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:03 Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja Shefi i sigurisë iraniane, Mohsen Rezaei, deklaron se asnjë grimcë e materialit bërthamor të pasuruar nuk do të dalë nga Irani dhe se çdo…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mbledhja e Asamblesë Botërore të Shëndetësisë/ Në korrik pritet edhe për dy vaksina të tjera! Ja ndihma që mund të japë Tajvani

Bota E mërkurë, 19 Maj 2021 09:35
Mbledhja e Asamblesë Botërore të Shëndetësisë/ Në korrik pritet edhe për dy vaksina të tjera! Ja ndihma që mund të japë Tajvani
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Data 24 maj do të shënojë ditën kur bota do të mblidhet virtualisht për herë të 74 në Asamblenë Botërore të Shëndetit (WHA).

Asambleja është organi vendimmarrës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë( OBSH )dhe përcakton axhendën për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për t’i dhënë fund pandemisë covid-19 dhe avancimit të shëndetit global dhe sigurisë shëndetësore – çështje që na prekin të gjithëve.

Ajo çfarë pritet me shumë interes në këtë takim virtual është veprimi, nëse Asambleja do të përjashtojë edhe një herë pjesëmarrjen e Tajvanit, i cili me mënyrën se si përballoi dhe luftoi pandeminë, është një përvojë jetike për të gjithë.

Shtetet e Bashkuara në kuadër të nisjes së Asamblesë i kanë bërë thirrje Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH-së që të ftojë Tajvanin të marrë pjesë si vëzhgues në ABSH – siç ka bërë në vitet e mëparshme, para kundërshtimeve nga qeveria e Kinës.

Vetë Sekretari i Shtetit Antony Blinken në një deklaratë më herët gjatë majit ka thënë se: Nuk ka asnjë justifikim të arsyeshëm për vazhdimin e përjashtimit të Tajvanit nga ky forum dhe SHBA po i kërkon drejtorit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë që të ftojë Tajvanin të marrë pjesë si vëzhgues, si në vitet e mëparshme, përpara kundërshtimeve të Kinës.

Ndërkohë zyrtarë të Departamentit të Shtetit në një bisedim ditën e sotme me gazetarët , i mëshuan faktit se “Tajvani mund të ndihmojë shumë’ me përvojën e tij OBSH-në dhe si rrjedhojë dhe gjithë shtetet e tjera në luftën kundër kësaj pandemie, dhe pse jo të nxirren mësime për të parandaluar situata të tilla në të ardhmen.

Që më nisjen e pandemisë Tajvani u rreshtua, siç pak vende e kanë arritur, si një ndër vendet me përpjekjet më të suksesshme në botë për tu kundërpërgjigjur pandemisë deri më sot, pavarësisht afërsisë së tij me vendin e origjinës, pra Wuhan të Kinës, theksuan zyrtarët e Departamentit të Shtetit në fjalën e tyre.

“Po flasim për një rajon me një sistem shëndetësie të sofistikuar që për më tepër është dhe një nga prodhuesit kryesorë të materialeve mbrojtëse shëndetësore , e që në ndërkohë ka dy vaksina kandidate kundër covid, që presin edhe disa kontrolle të mëtejshme për të marrë miratimin. Të gjitha këto janë elemente pro, por nuk mund të përfitohet e bashkëpunohet nëse nuk ka një ftesë nga OBSH”, thanë zyrtarët.

Po ku qëndron ngërçi i Tajvanit me Asamblenë?

Në fakt Tajvani , që ka një popullsi prej 24 milion banorësh, ka qenë pjesë e Asamblesë, prej vitesh me statusin si vëzhgues nga viti 2009 deri në vitin 2016.

Por që pas këtij viti, Kina bllokoi përfaqësimin e Tajvanit pas zgjedhjes së Tsai Ing-en, një skeptike e Kinës, si presidente e Tajvanit në vitin 2016 dhe duke u rizgjedhur më pas në vitin 2020.

Kina pretendon sovranitetin mbi Tajvanin, por Tsai kundërshton kushtet e qeverisë së Pekinit për dialog.

Të pyetur se çfarë mendimi kanë për rolin e Tedros Adhanom Ghebreyesus, kreu i OBSH në zgjidhjen e kësaj situate, zyrtarët thanë se ai ka mandatin e plotë për të bërë një zgjatje të ftesës.

“Praktika e Tajvanit ka qenë e suksesshme dhe ata duhet të kenë mundësi të punojnë direkt me OBSH dhe në këtë mënyrë të ndihmojnë edhe të tjerët, Tajvani ka mbledhur shumë të dhëna gjatë kësaj periudhe dhe e dimë që ekspertë të tyre kane qenë edhe në terren në Wuhan pas shpërthimit të virusit, kjo është një gjë shumë e vyer dhe nuk mund të pengohet vetëm për shkak të burokracive diplomatike. SHBA , por dhe shumë shtete janë shumë pro zgjatjes së ftesës ndaj Taivanit”, tha një nga zyrtarët e Departamentit të Shtetit.

Mund t'ju interesojë

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Para 29 minutash
Papa përmbyll turin në Argjentinë me vizita në burg dhe faltore, para kthimit në Peru

Papa përmbyll turin në Argjentinë me vizita në burg dhe faltore, para kthimit në Peru

Para 1 ore
£12 miliardë për parqet e erës në det të hapur: Burnham drejt samitit klimatik me lajme të mira

£12 miliardë për parqet e erës në det të hapur: Burnham drejt samitit klimatik me lajme...

Para 1 ore
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Tajvani ka dy vaksina kandidate, që vjen në një kohë dhe me thirrjen e kreut të OBSH që vendet e varfra duhen ndihmuar me vaksina, pra pse mos të gjejmë një zgjidhje se si mund të bashkëpunohet. OBSH ka një rol të rëndësishëm në adresimin e pandemive dhe Tajvani ka shumë kontribute.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sa për problemet politike , duhet të kujtojmë se nuk kishte të tilla deri në momentin e zgjedhjeve në Tajvan të cilat ishin të lira dhe demokratike,”tha zyrtari më tej.

Në përfundim të bisedimit, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, zyrtarët theksuan se në ndërkohë SHBA nuk ka ndryshuar qëndrim për hetimin e origjinës së covid-19.

Etiketat e lidhura

Covid-19OBSHvaksina
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 1 minute

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 1 minute

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina
Para 2 minutash

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë
Para 13 minutash

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.