Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mungesa e fuqisë punëtore, ku vërehet më së shumti?

Bota E mërkurë, 13 Korrik 2022 14:40
Mungesa e fuqisë punëtore, ku vërehet më së shumti?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Rënia ekonomike në kohën e pandemisë Corona ka dëmtuar në mënyrë masive shumë sektorë të ekonomisë gjermane, që ka rezultuar edhe me largimin e shumë njerëzve nga puna.

Kamarierët e dikurshëm tani kanë gjetur punë në ndonjë supermarket, punojnë si postjerë apo bartës paketash ose në logjistikë.

Këto të dhëna konfirmohen në një studim të bërë nga Instituti IW në Këln, të publikuar ditën e hënë. Gjatë kohës së mbylljeve dhe izolimeve, shumë punonjës i kanë kthyer shpinën edhe turizmit.

Në vitin 2020, rreth 216.000 njerëz kanë kërkuar një punë më të sigurt gjatë pandemisë.

Tregtia me pakicë është dëshmuar si një fushë ku kanë gjetur punë shumë punonjës që kanë ikur nga fusha të tjera si hoteleria apo turizmi.

Pothuajse 35.000 punonjës të laguar nga gastronomia kanë gjetur një punë të re në shitje, për shembull, si arkëtarë.

Ajo që fillimisht ishte menduar si një zgjidhje e përkohshme në shumë raste është shndërruar në një opsion të përhershëm – ndër të tjera ndoshta edhe për shkak të orarit të punës më miqësor për familjet.

Rrjetet e dyqaneve Aldi dhe Lidl e kanë nxitur këtë trend me ofertat fitimprurëse. Prej muajsh ata kanë reklamuar oferta me paga fillestare prej të paktën 14 euro për një orë, që është shumë më e lartë sesa paga minimale e ardhshme prej 12 euro, sa do të jetë në tetor, të paktën për të rinjtë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kush ndërron vendet e punës?

Sipas studimit, rreth 27.000 njerëz kanë kaluar nga gastronomia në industrinë e transportit dhe logjistikës.

Pothuajse i njëjti numër ka kaluar edhe në menaxhimin e korporatave, për shembull si sekretarë. Sipas studimit, megjithatë, nuk janë vetëm punëtorët që punojnë me pagesa minimale ata që largohen nga punët në hotelieri.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sipas studimit, nga qershori 2020 deri në qershor 2021 janë larguar nga këto punë rreth 60.000 punonjës, një rënie prej 10,3 për qind.

“Në asnjë fushë tjetër profesionale rënia nuk është kaq e lartë”, analizojnë autoret, Anika Jansen dhe Paula Risius.

Në këto fusha vërehet më së shumti ikja e punëtorëve. Madje edhe bizneset shumë të preferuara dikur në këtë fushë po detyrohen të mbyllen ose të marrin ditë shtesë pushimi, thotë Thomas Geppert, Drejtor i Shoqatës Gjermane të Hoteleve dhe Restoranteve në Bavari.

Mund t'ju interesojë

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 2 orësh
Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 2 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 3 orësh

Kur perspektivat e punës ishin shumë më të errëta, njerëzit u riorientuan dhe gjetën vende të tjera pune.

“Gjatë krizës Corona, siguria mund të jetë bërë edhe më e rëndësishme për shumë njerëz”, thotë autorja e studimit Paula Risius.

Por një rol edhe më të madh kanë luajtur faktorët e ashtuquajtur më të butë, si orari fiks i punës, i cili mund të kombinohet më lehtë me jetën private.

Kompanitë që kërkojnë punëtorë duhet të bëhen më tërheqëse, d.m.th. të përmirësojnë përputhshmërinë e punës me turne dhe familjes.

“Megjithatë, kjo nuk do ta zgjidhë në tërësi problemin e mungesës së punëtorëve të kualifikuar”, tha Risius.

Politikanët duhet të promovojnë më mirë imigrimin e punëtorëve të kualifikuar. Hoteleria dhe aeroportet janë aktualisht sektorë, ku po kërkohen më së shumti punëtorë, pas heqjes së masave të pandemisë Corona.

Përfaqësuesit dhe lobuesit e këtyre fushave po kërkojnë edhe lehtësimin e kushteve për ardhjen e fuqisë punëtore nga vendet jo anëtare të BE-së.

Problemet e mëdha me mungesën e fuqisë punëtore po shihen këto ditë në veçanti në aeroportet gjermane, ku ka pritje të gjata, vonesa dhe anulime të mijëra fluturimeve./ Deutsche Welle

Etiketat e lidhura

fuqisë punëtoremungesa
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 2 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 2 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 3 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 3 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 7 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 9 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

3 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 4 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 9 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.