
Parashikime aspak të mira vijnë nga Kievi zyrtar. ”Të gjithë ne jemi në prag të një katastrofe bërthamore për shkak të pushtimit të termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia-s nga trupat ruse”.
Kështu deklaroi presidenti ukrainas Zelensky, në një video-konferencë në samitin e BE-së në Pragë. ”Ne duhet të forcojmë bashkëpunimin tonë për të ndihmuar njëri-tjetrin dhe për t’u ofruar të gjithë evropianëve garancitë e duhura energjetike”.
Po ashtu presidenti Zelensky, tha edhe se Rusia duhet të dështojë në përpjekjen e saj për t’i detyruar evropianët në varfëri energjetike.
