
Personave të apasionuar pas palestrës iu është kërkuar të tregohen vigjilentë dhe të bëjnë ushtrime nga shtëpia pasi palestrat janë identifikuar si vende me rrezik të lartë për përhapjen e koronavirusit.
Dr. Norman Swan thotë se palestrat janë vendi i përsosur ku mund të përhapet virusi, sepse ato janë plot djersë.
Lagështia është një gjë e keqe për përhapjen e mikrobeve ndaj edhe në këto ambiente risku është shumë më i madh, mund të frekuentohen por më rrallë dhe duke dezinfektuar mirë pajisjet përpara përdorimit.
Ai u bëri thirrje njerëzve të shmangin dhomat me avull dhe saunat sepse po ashtu edhe në këto mjedise rrezikoheni nga përhapja e virusit.
Ata që kanë simptoma, përfshirë kollitjen ose teshtitjen, duhet të shmangin paslestrën për të mirën e tyre dhe të të tjerëve.