Të tjera detaje dhe pamje po dalin në dritë pas vdekjes së legjendës Kobe Bryant. Mediat britanike kanë publikuar momentin kur helikopteri ka shpërthyer në flakë, duke djegur të gjallë 9 personat që ndodheshin brenda tij.
Tragjedia e rëndë u shënua mëngjesin e së dielës, ndërsa në komunikimin e fundit të pilotit me qendrën ai u paralajmërua se ishte “shumë ulët”.
Regjistrimi audio mes pilotit dhe kontrollorët të trafikut ajror, i siguruar nga “The Sun” zbulon se këta të fundit po përpiqeshin të drejtonin helikopterin, por humbën kontaktin me të në momentet përpara aksidentit fatal.
Legjenda e Los Angeles Lakers po udhëtonte me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna; trajnerin e bejsbollit John Altobelli, gruan e tij Keri dhe vajzën e tyre Alyssa. Një prej trajnereve në akademinë e të rinjve Kobe, Christina Mauser, ndërsa më vonë u zbulua dhe identiteti I dy pasagjereve të tjera, Sarah dhe Payton Chester.

