Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:35 Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet Të paktën 300 shkolla në Itali u evakuuan pas një alarmi për bombë të dërguar me email, njoftoi ministri i arsimit Giuseppe Valditara, i…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pandemia dhe zgjedhjet e nëntorit, stadiumi i Nju Jorkut do të bëhet qendër votimi

Bota E diel, 6 Shtator 2020 16:50
Pandemia dhe zgjedhjet e nëntorit, stadiumi i Nju Jorkut do të bëhet qendër votimi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gati 20 stadiume të basketbollit profesionist do të konvertohen në qendra votimi të sigurta nga koronavirusi për zgjedhjet presidenciale 2020. Kjo u arrit me një marrëveshje me lojëtarët e kampionatit NBA, të cilët e ndalën shkurtimisht pjesëmarrjen e tyre në sezonin e finaleve, si formë proteste ndaj padrejtësisë racore dhe ushtrimit të tepruar të dhunës nga policia. Stadiumi më i fundit që iu bashkua një iniciative të tillë ishte Qendra Barclays e Nju Jorkut, ku luan ekipi Brooklyn Nets.

Zyrtarët me Qendrën Barclays këtë javë inkurajuan banorët të vinin në stadium për të hedhur votat e tyre në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit.

“Ne mendojmë se është shumë e rëndësishme, dhe në veçanti gjatë kësaj pandemie, t’u ofrohen banorëve të këtij qyteti sa më shumë qendra të sigurta dhe të hapura votimi që të jetë e mundur. Dhe kështu, ne jemi të lumtur të punojmë me zyrtarët e qeverisë për ta mundësuar këtë”, thotë John Abbamondi, drejtor i BSE Global, kompania që zotëron Qendrën Barclays.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Zyrtarët e qytetit, së bashku me zotin Abbamondi, bënë thirrje që më shumë pronarë dhe qytete të ofrojnë arenat e tyre me hapësirë të gjerë si vende ku njerëzit mund të votojnë në mënyrë të sigurt duke respektuar rekomandimet e distancimit fizik. Në fund të majit, demonstruesit u mblodhën jashtë Qendrës Barclays për të protestuar ndaj vdekjes së George Floyd-it ndërsa mbahej nga policia në Minneapolis.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Është thelbësore që të gjitha arenat tona në të gjithë vendin të bashkohen me Barclays, të bashkohen me Madison Square Garden dhe të bashkohen me vendet e tjera për të thënë, ‘Ne do të hapim dyert tona dhe do të sigurojmë se njerëzit do të lejohen të votojnë’. Kjo hapësirë po transformohet nga një vend ku u zhvilluan protesta paqësore në një vend ku do të vazhdojë votimi paqësor”, that Eric Adams, kreu i distriktit Brooklyn.

Mund t'ju interesojë

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Para 9 minutash
Papa përmbyll turin në Argjentinë me vizita në burg dhe faltore, para kthimit në Peru

Papa përmbyll turin në Argjentinë me vizita në burg dhe faltore, para kthimit në Peru

Para 1 ore
£12 miliardë për parqet e erës në det të hapur: Burnham drejt samitit klimatik me lajme të mira

£12 miliardë për parqet e erës në det të hapur: Burnham drejt samitit klimatik me lajme...

Para 1 ore

Nisma ishte pjesë e një marrëveshjeje të negociuar me lojtarët për t’i dhënë fund një bojkoti që mbylli finalet e kampionatit NBA javën e kaluar. Bojkoti u përhap shpejt pasi ekipi Milwaukee Bucks refuzoi të dilte në fushë përballë ekipit Orlando Magic në përgjigje të të shtënave ndaj Jacob Blake në Kenosha, Wisconsin.

“Gjatë ditëve të fundit në shtetin tonë Wisconsin, ne kemi parë videon e tmerrshme të Jacob Blake që u qëllua në shpinë shtatë herë nga një oficer policie në Kenosha, si dhe të shtënat ndaj protestuesve. Pavarësisht lutjes masive për ndryshim, nuk ka patur asnjë veprim. Pra, fokusi ynë sot nuk mund të jetë tek basketbolli”, tha Sterling Brown, lojëtar me ekipin “Milwaukee Bucks”.

Bojkoti i paprecedent sportiv në mbështetje të drejtësisë racore u përhap me shpejtësi, duke mbyllur pothuajse të gjitha sportet profesionale në Amerikë për disa ditë. Disa pronarë të skuadrave mbështetën lojtarët e tyre, por jo të gjithë ishin të kënaqur.

Presidenti Donald Trump shkruajti në Twitter se “Njerëzit janë lodhur duke shikuar një @NBA shumë politike. Niveli i vlerësimit për basketbollin është SHUMË poshtë dhe nuk do të rikthehet më … ”

Në përgjigje të mesazhit në Twitter të Presidentit Trump, Kyle Korver i Milwaukee Bucks tha se “Jeta nuk ka të bëjë me nivelet e vlerësimit. Jeta ka të bëjë me ngritjen e zërit për atë që është e drejtë”.

Kandidati demokrat për president Joe Biden shprehu mbështetje për lojtarët e ekipit Bucks duke thënë në një mesazh në Twitter se “ky moment kërkon udhëheqje morale dhe këta lojtarë u përgjigjën duke u ngritur, duke folur dhe duke përdorur platformën e tyre për mirë …”

Sezoni rinisi pasi lojtarët, trajnerët dhe zyrtarët e ligës ranë dakord mbi veprime konkrete për të promovuar votimin dhe angazhimin qytetar dhe për të mbështetur legjislacionin për reformim të policisë dhe drejtësisë penale.

Etiketat e lidhura

pandemiashbastadiumizgjedhjet e nëntorit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet
Para 9 minutash

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina
Para 17 minutash

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time
Para 18 minutash

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime
Para 22 minutash

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Int...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.