Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 09:47 Rama: Kush ka bërë akte të dhunshme do t’i ndalohet kalimi në shtetet e BE! Veprimet e dhunshme të disa protestuesve kanë sjellë një reagim të fortë të kryeministrit Rama. Ai ka deklaruar se për personat që dokumentohet se…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dhuna policore
  • Rama dhe qeveria
  • Studentët protestues
  • Përplasja te Katedralja
  • Ujëhedhëse dhe PD
  • Gjykata e Apelit
  • Mediat ndërkombëtare
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dhuna policore
  • Rama dhe qeveria
  • Studentët protestues
  • Përplasja te Katedralja
  • Ujëhedhëse dhe PD
  • Gjykata e Apelit
  • Mediat ndërkombëtare
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Papa Leoni XIV: Bota vazhdon në të keqen, por Zoti nuk na lë vetëm në provat e jetës

Bota E diel, 10 Maj 2026 16:02
Papa Leoni XIV: Bota vazhdon në të keqen, por Zoti nuk na lë vetëm në provat e jetës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në katekizmin e Mbretëreshës Qiellore, në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa reflektoi mbi vlerën e marrëdhënieve autentike: nuk nënkuptojnë “shantazhe” a “pezullime të dyshimta”, aq më pak “por” a “ndoshta”, ndërsa bëhen gurrë dhuratash të ofruara “pa dashur të zotërojnë” dhe të një jete të dhënë, “pa marrë asgjë në këmbim”

“Nëse më doni, do t’i mbani urdhërimet e mia”. Pohimi i Jezusit gjatë Darkës së Mbrame i habit dishepujt, e edhe besimtarët e sotëm, sepse i çliron nga marrëdhënia e dyshimeve dhe e shantazhit. Është e qartë në dhurimin pa rezerva, pa pritur asgjë në këmbim. Është dhuratë dashurie, sepse premton mbështetje në provat e jetës, atë Paraklit që “bota nuk mund ta pranojë”, duke këmbëngulur në shtypjen e të varfërve, në përjashtimin e të ligshtëve e vrasjen e të pafajshmëve. Këto janë reflektimet që Papa Leoni XIV u ofroi besimtarëve të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit sot, më 10 maj, për kremtimin e Mbretëreshës Qiellore.

Mund t'ju interesojë

Përplasje dhe në Milano, policia përballet me protestuesit

Përplasje dhe në Milano, policia përballet me protestuesit

18 Tetor 2026, 11:52
Përleshje të dhunshme, plaçkitje dhe ndërtesa në flakë në Francë, mbi 1,000 të arrestuar pas protestave

Përleshje të dhunshme, plaçkitje dhe ndërtesa në flakë në Francë, mbi 1,000 të arrestua...

18 Tetor 2026, 08:02
Mbi 400 të arrestuar pas përleshjeve të policisë me protestuesit në Francë

Mbi 400 të arrestuar pas përleshjeve të policisë me protestuesit në Francë

17 Tetor 2026, 22:44

Të lirë nga keqkuptimet
Katekizmi i Papës bazohet mbi fragmentin e Ungjillit të Gjonit dhe në fjalët e thëna nga Jezusi, ndërsa “e bën bukën dhe verën shenjë të gjallë të dashurisë së tij”. Duke treguar respektimin e urdhërimeve si pasojë të drejtpërdrejtë të kësaj, Zoti “na çliron nga një keqkuptim”, vëren Ipeshkvi i Romës:

Nga ideja se jemi të dashur, nëse i zbatojmë urdhërimet: drejtësia jonë do të ishte atëherë kusht për dashurinë e Zotit. Përkundrazi, dashuria e Zotit është kusht për drejtësinë tonë.

Një pamje e Sheshit të Shën Pjetrit (@Vatican Media) (@Vatican Media)

Dashuri, nga e cila buron dashuria
T’i përmbushësh urdhërimet sipas vullnetit të Zotit, pohon Papa, do të thotë ta njohësh dashurinë e tij për ne, “ashtu si ia zbulon Krishti botës”, duke na ftuar në marrëdhënie, jo në “shantazh a në pezullim të dyshimtë”.

Ja pra pse Zoti na urdhëron ta duam njëri-tjetrin ashtu siç na deshi Ai: është dashuria e Jezusit që e bën të lindë në ne dashurinë.

Marrëdhënie pa “por” e pa “ndoshta”
Lidhje që lindin lidhje të tjera dhe që në Krishtin gjejnë shprehjen e tyre më të qartë: një dashuri “besnike përgjithmonë, e pastër dhe e pakushtëzuar”, që nuk njeh “por” as “ndoshta”, e dhurohet “pa dashur të zotërojë”, duke dhënë jetën “pa marrë asgjë në këmbim”.

Meqenëse Zoti na do i pari, edhe ne mund të duam; e kur e duam vërtet Zotin, e duam vërtet edhe njëri-tjetrin.

Besimtarët në Sheshin e Shën Pjetrit (@Vatican Media) (@Vatican Media)

Rend jete, që na shëron nga dashuritë e rreme
E gjithë kjo, theksoi Leoni XIV, ka të bëjë konkretisht me vetë jetën: “vetëm ai që e mori, mund ta jetojë, e kështu vetëm kush u desht, mund edhe të dojë”.

Urdhërimet e Zotit janë pra urdhër i jetës, që na shëron nga dashuritë e rreme; ato janë stil shpirtëror, rrugë drejt shpëtimit.

Parakliti, shenjë e një marrëdhënieje të palëkundur
Shenjë e dashurisë së Zotit për njeriun, pohoi Papa, është edhe premtimi i Paraklitit, dhuratë që “nuk na lë vetëm në provat e jetës”. Është “avokati mbrojtës” dhe “Shpirti i së vërtetës”, të cilin, megjithatë, “bota nuk mund ta pranojë” sepse është kokëfortë në të keqen. Të korrespondosh me dashurinë universale të Jezusit, do të thotë të gjesh në Shpirtin Shenjt një aleat të palëkundur.

Gjithmonë dhe kudo, pra, mund ta dëshmojmë Zotin, që është dashuri: kjo fjalë nuk do të thotë ide e mendjes njerëzore, por realitet i jetës hyjnore, me anë të së cilës të gjitha gjërat u krijuan nga asgjëja dhe u shpenguan nga vdekja.

Të bashkuar si popull
Përmes ofertës së dashurisë së vërtetë dhe të amshuar, Jezusi e ndan identitetin e tij si “Bir i Dashur”. Pohim që përgënjeshtron “Akuzuesin, domethënë kundërshtarin e Paraklitit, shpirtin që i kundërvihet mbrojtësit tonë”.

Ndërsa Shpirti Shenjt është forca e së vërtetës, ky Akuzues është ati i gënjeshtrave, që kërkon ta nxisë njeriun kundër Perëndisë e njerëzit kundër njëri-tjetrit: krejt e kundërta e asaj që bën Jezusi, duke na shpëtuar nga e keqja dhe duke na bashkuar si vëllezër e motra në Kishë.

R.SH. – Vatikan

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama: Kush ka bërë akte të dhunshme do t’i ndalohet kalimi në shtetet e BE!
KRYESORE Para 1 minute

Rama: Kush ka bërë akte të dhunshme do t’i ndalohet kalimi në shtetet e BE!

“Dialog”, shfaqen karriget e veçanta te Kryeministria (FOTO)
AKTUALITET Para 3 minutash

“Dialog”, shfaqen karriget e veçanta te Kryeministria (FOTO)

U gjobit me vetëm 255 euro, Cristiano Ronaldos i duhen 36 sekonda për ta paguar shumën
SPORTI Para 8 minutash

U gjobit me vetëm 255 euro, Cristiano Ronaldos i duhen 36 sekonda për ta paguar shumën

Kumbaro: Orët e humbura do të plotësohen. Ngremë ekip psikologësh për fëmijët e prindërit
AKTUALITET Para 18 minutash

Kumbaro: Orët e humbura do të plotësohen. Ngremë ekip psikologësh për fëmijët e prindërit

Më të lexuarat

1 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
Para 8 orësh

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

2 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 12 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

3 Media shtetërore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 8 orësh

Media shtetërore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

4 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 15 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

5 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 12 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

6 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
19 Tetor 2026, 06:50

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

7 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 12 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

8 Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
Para 9 orësh

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.