Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Papa Leoni XIV i lutet Zotit nga Stambolli për “bashkimin e plotë” të të krishterëve

Bota E diel, 30 Nëntor 2025 08:29
Papa Leoni XIV i lutet Zotit nga Stambolli për “bashkimin e plotë”  të të krishterëve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Papa Leoni XIV shpreson në “bashkimin e plotë” të të krishterëve dhe i lutet Zotit t’i gjegjet uratës së tij “për unitetin e të gjithëve”. Fjalët e Papës jehojnë dje, 29 nëntor, në Kishën e Shën Gjergjit, seli e Patriarkanës Ekumenike të Kostandinopojës, në lagjen Fanar të Stambollit, ku Ati i Shenjtë Prevost mori pjesë në doksologji, një lutje lavdërimi trinitar. Është pragu i përkujtimit liturgjik të Shën Andreut Apostull, Pajtor i Patriarkanës së Kostandinopojës, ditë në të cilën çdo vit, një delegacion nga Selia e Shenjtë është i pranishëm në Turqi, si pjesë e shkëmbimit tradicional të delegacioneve për festat përkatëse të shenjtorëve pajtorë: më 29 qershor në Romë për kremtimin e Shën Pjetrit e të Shën Palit – e më 30 nëntor në Stamboll, për kremtimin e Shën Andreut.

Lidhjet e miqësisë të Leonit XIV me Bartolomeun
Papa nuk e fshehu “emocionin e tij të madh, i vetëdijshëm për ndjekjen e gjurmëve” të katër papëve që e paraprinë kur, brenda vendit të kultit, përshëndeti Patriarkun Bartolomeu, “i sigurt” se ky rast “do të kontribuojë edhe në forcimin e lidhjeve “të miqësisë, të cilat kanë filluar të thellohen” majin e kaluar. Patriarku mori pjesë në Meshën dhe në përurimin e papnisë së Leonit XIV, më 18 maj e, të nesërmen, u prit në një audiencë private. Pastaj u tha gazetarëve se Papa kishte shprehur dëshirën e tij për të shtegtuar në Turqi me rastin e 1700-vjetorit të Koncilit të Nikesë, duke pasur parasysh edhe dëshirën e PapaFrançeskut për të udhëtuar atje – më 30 maj.

Një çast lutjeje
Ishte pasdite e hershme kur Leoni XIV, nën shi, arriti në Kishën e shekullit të 18-të kushtuar Shën Gjergjit, ku Patriarku Bartolomeu e mirëpriti në oborrin e jashtëm. Papa dhe Patriarku Ekumenik shkuan së bashku drejt hyrjes së vendit të adhurimit, ku puthën Ungjillin, mbajtur nga njëri prej bashkëkremtuesve, dhe secili ndezi një qiri. Pasi hyjnë brenda, u këndua një himn për Virgjërën Mari, Hyjlindësen, Nënën e Zotit. Filloi lutja dhe u kënduan himne, të ndjekura nga peticione. Nisi ofrimi i lutjeve për Leonin XIV dhe Bartolomeun, që hapat e tyre të drejtohen drejt veprave të mira; për klerin dhe popullin e Zotit; për qeveritë dhe të gjitha autoritetet civile; për stabilitetin e Kishave dhe unitetin e të gjithëve si dhe për paqen në botë. Pas leximit të një fragmenti nga Zakaria Profet, lutja vazhdoi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Përshëndetja e Patriarkut Bartolomeu
Më pas Bartolomeu mori fjalën:

“Shenjtëria Juaj, vëlla i dashur në Krishtin – filloi ai – Patriarkana Ekumenike, Kisha e Madhe e Krishtit, ju mirëpret me gëzim dhe ngazëllim të thellë në këtë ditë, me të njëjtën frymë dashurie vëllazërore me të cilën u pritën paraardhësit tuaj të shquar, Papët e kujtesës së nderuar Pali VI, Gjon Pali II, Benedikti XVI dhe Françesku”. Patriarku Bartolomeu kujtoi se katër papët “kontribuan shumë, secili në mënyrën e vet e me karizmën e vet, në afrimin e Kishave motra përmes dialogut të dashurisë dhe të së vërtetës”. Kujtoi, më pas, edhe premtimin e tij e të Françeskut “për të bërë një shtegtim të përbashkët në qytetin historik të Nikesë, me rastin e 1700-vjetorit të Koncilit të parë Ekumenik, Koncil i unitetit apostolik në fe, një zë i vetëm i Kishës së bashkuar” dhe e quajti udhëtimin e parë të Leonit XIV, përmbushje e këtij premtimi e “bekim për papninë e tij”. I ngjashëm me një klerik të traditës liturgjike ortodokse të krishterë i cili, përpara se të marrë pjesë në Eukaristinë Hyjnore, “lexon një lutje të njohur si Kairos dhe nderon ikonat e Krishtit dhe shenjtorët e nderuar si mënyrë për të marrë bekimin e tyre e për të shërbyer Liturgjinë”, Bartolomeu mund të thoshte se Papa “ka ardhur për të marrë Kairos, forcë dhe guxim nga vendi i shenjtë i Nikesë, ndërsa fillon shërbesën e tij papnore, karakterizuar nga vullneti për t’i shërbyer thirrjes së Zotit për unitetin e krishterë”. “Është përgjegjësia jonë e përbashkët ta kemi në zemër ‘unitetin e shpirtit nëpërmjet lidhjes së paqes'”, përfundon Patriarku Ekumenik.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Duke u përpjekur për Bashkimin e të Krishterëve
Leoni XIV shprehu “mirënjohje të thellë për pritjen e ngrohtë” që iu bë dhe theksoi “miqësinë e sinqertë e vëllazërore, të bazuar në fenë dhe në vizionin e përbashkët për shumë nga sfidat kryesore me të cilat përballet Kisha dhe bota”, zhvilluar nga Bartolomeu me Gjon Palin II, Benediktin XVI dhe me Françeskun. Më pas ai kujtoi vizitën e djeshme në Iznik, ish-Nikea e koncilig të parë ekumenik në historinë e Krishterimit. Një çast domethënës, ai pa pasardhësit e Pjetrit dhe të Andreut, Leonin XIV dhe Bartolomeun, si dhe disa patriarkë, ipeshkvij, metropolitë, krerë të Kishave dhe përfaqësues të bashkësive botërore të krishtera, duke e thënë së bashku Besojmën Nikeano-Kostandinopolitane:
Dje, dhe përsëri këtë mëngjes, përjetuam çaste të jashtëzakonshme hiri ndërsa përkujtuam, së bashku me vëllezërit dhe motrat tona në fe, 1700-vjetorin e Koncilit I Ekumenik të Nikesë. Duke kujtuar atë ngjarje të rëndësishme dhe të frymëzuar nga lutja e Jezusit që të gjithë dishepujt e tij të jenë një, u inkurajuam në angazhimin tonë për të rikërkuar rivendosjen e bashkimit të plotë ndërmjet gjithë të krishterëve, detyrë që do ta rimarrim me ndihmën e Zotit.
Papa Loeni XIV, më pas, kujtoi kremtimin e përkujtimit të Shën Andreut, i cili bie nesër, 30 nëntor, duke dëgjuar pak më parë lutjen drejtuar Zotit nga një diakon “për stabilitetin e Kishave të Shenjta dhe për unitetin e të gjithëve”, gjë që “do të jehojë edhe në Liturgjinë Hyjnore të nesërme”. Ai lutet, nga ana tjetër, që “Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, të na mëshirojë” dhe “ta dëgjojë këngën dhe këngëtarin!”.

Mund t'ju interesojë

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 3 orësh
Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 3 orësh
Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dh...

Para 4 orësh

Përfundimi i doksologjisë
Pasi përfundoi përshëndetja e Papës, pasoi urata e Atynës në latinisht, në përfundim të së cilës Leoni XIV tha një bekim gjithashtu në latinisht, i ndjekur nga Patriarku Bartolomeu, në greqisht. Më pas, këngë dhe lutje e ndërsa Papa dhe Patriarku drejtoheshin drejt daljes së Kishës, doksologjia përfundoi me lavd e nder të Shpirtin Shenjt, gurrë e dijes, e frikës dhe e intelektit.
R.SH. / Vatikan

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 3 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 3 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 3 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 4 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 8 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 4 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 10 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 10 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.