Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Përparim në negociatat ndërmjet Izraelit dhe Hamasit

Bota E hënë, 13 Janar 2025 16:22
Përparim në negociatat ndërmjet Izraelit dhe Hamasit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Zyrtarët njoftuan sot se ndërmjetësit amerikanë dhe arabë kanë bërë përparim të dukshëm gjatë natës në ndërmjetësimin e një armëpushimi dhe lirimin e pengjeve që ende po mbahen në Rripin e Gazës, por marrëveshja ende nuk është arritur. Tre zyrtarë të afërt me procesin e bisedimeve thanë se është bërë përparim dhe se ditët në vijim do të jenë kritike për t’i dhënë fund luftës 15 mujore që ka destabilizuar Lindjen e Mesme. Sipas zyrtarëve të angazhuar në procesin e bisedimeve ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, një marrëveshje e propozuar është tashmë në tryezë dhe përfaqësuesit e dyja palëve ua kanë dërguar projekt-propozimin udhëheqësve të tyre për miratimin përfundimtar.

Një burim tha se 24 orët e ardhshme do të jenë të një rëndësie kritike, ndërsa zyrtarë të tjerë deklaruan se përkundër përparimit të shënuar gjatë natës, nevojiten edhe disa ditë të tjera për të arritur marrëveshjen. Ministri i jashtëm i Izraelit, Gideon Saar konfirmoi se negociatat po shkonin në drejtimin e duhur. “Është shënuar përparim; shohim më shumë përparim në negociata. Izraeli dëshiron një marrëveshje për lirimin e pengjeve dhe po punon me miqtë amerikanë për ta arritur ata. Së shpejti do ta kuptojmë nëse edhe pala tjetër e dëshiron një gjë të tillë”, deklaroi Ministri Saar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Zyrtarët me të cilët ka biseduar agjencia Associated Press thanë se ndërmjetësuesit nga Katari po ushtrojnë trysni ndaj Hamasit për ta pranuar marrëveshjen, ndërkohë Steve Witkoff, i dërguari i Presidentit të zgjedhur Donald Trump, i cili së fundmi u është bashkangjitur negociatave dhe po qëndron në rajon ditëve të fundit, po bën trysni ndaj izraelitëve. Ndërmjetësit, sipas burimeve të agjencisë, po synojnë arritjen e një marrëveshjeje para ceremonisë së inaugurimit të zotit Trump më 20 janar dhe një prej tyre u shpreh se beson që ky afat mund të arrihet. Presidenti i tanishëm amerikan Joe Biden, i cili po ashtu shpreson se tek arritja e një marrëveshjeje para përfundimit të mandatit të tij, ka biseduar me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për negociatat gjatë ditës së dielë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Një zytar i Hamasit deklaroi se kanë mbetur edhe një numër çështjesh të diskutueshme për t’u zgjidhur, përfshirë përkushtimin e Izraelit për t’i dhënë fund luftës, detajet rreth tërheqjes së forcave izraelite dhe këmbimit të pengjeve me të burgosurit palestinezë. Administrata e Presidentit Biden, krahas Egjiptit dhe Katarit, është angazhuar për më shumë se një vit për të ndërmjetësuar një marrëveshje që do t’i jepte fund luftës së përgjakshme në Gazë dhe që do të mundësonte lirimin e pengjeve të rrëmbyera nga Hamasi më 7 tetor të vitit 2023, gjatë sulmit të militantëve palestinezë ndaj vendbanimeve izraelite, që u bë shkas për fillimin e luftës.

Mund t'ju interesojë

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 2 orësh
Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 2 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 3 orësh

Por palët mbesin të përçara rreth detajeve për këmbimin e planifikuar të pengjeve me të burgosurit palestinezë që mbahen nga Izraeli si dhe me vetë natyrën e armëpushimit. Hamasi thotë se nuk do t’i lirojë pengjet pa një përfundim të plotë të luftës, ndërsa Kryeministri Netanyahu është zotuar se do ta vazhdojë fushatën ushtarake, siç thotë ai, deri në “fitoren e plotë” ndaj Hamasit.

Për momentin, diskutimet janë përqendruar në një armëpushim të ndarë në faza. Zoti Netanyahu pajtohet me fazën e parë – një lirim të pjesshëm të pengjeve në këmbim për një armëpushim disa javor, me mundësinë që një armëpushim afatgjatë të negociohet gjatë kësaj periudhe. Hamasi këmbëngul në tërheqjen e plotë të Izraelit dhe përfundimin e luftës dhe shpreson që faza e parë do të çojë drejt këtij rezultati. Në Tel Aviv, familjarët e 100 pengjeve sërish protestuan gjatë fundjavës për t’i bërë trysni udhëheqësve izraelitë të arrijnë një marrëveshje që do t’u mundësonte të dashurve të tyre të kthehen në shtëpi. Në Gazë, ku fushata ushtarake izraelite ka shkaktuar vdekjen e 46,000 palestinezëve, shumica prej të cilëve gra dhe fëmijë, palestinezët shfaqin rezerva për mundësinë e një marrëveshjeje, pas disa përpjekjeve të dështuara këtë vit./ VOA/

Etiketat e lidhura

HamasIzrael
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 2 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 2 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 3 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 3 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 7 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 4 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 9 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 10 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.