
Presidenti Volodymyr Zelensky beson se diplomacia mund ti japë fund luftës ruse në Ukrainë.
Duke folur në televizionin kombëtar, ai sugjeroi se vendi i tij mund të ishte fitues kundër Rusisë në fushën e betejës. Megjithatë, ai shtoi se lufta mund të ndalet përfundimisht vetëm “në tryezën e bisedimeve”.
Luftime të ashpra po zhvillohen rreth Severodonetsk, ndërsa forcat ruse shtojnë përpjekjet për të kapur të gjithë rajonin e Luhanskut.
Përfundimi i luftimeve në qytetin port jugor të Mariupolit ka liruar trupat ruse, kjo për t’u zhvendosur diku tjetër dhe i ka lejuar ata të intensifikojnë sulmin e tyre në lindje.
