Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:55 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati Paulin Filopati, 65 vjeç, është viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë të shtunë në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë. Filopati ishte një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

REL: Ukrainasit mbushin plazhet e Odesës, pavarësisht sulmeve ruse

Bota E shtunë, 2 Gusht 2025 19:53
REL: Ukrainasit mbushin plazhet e Odesës, pavarësisht sulmeve ruse
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Për ukrainasit që jetojnë vazhdimisht nën kërcënimin e luftës, kënaqësitë e zakonshme në kohë paqeje, sikurse pushimet verore, janë të parezistueshme. Prandaj mijëra persona guxojnë të rrezikojnë dhe t’iu ekspozohen sulmeve ruse, teksa e bëjnë një vizitë në Odesa, qytetin bregdetar në Detin e Zi. Qyteti është goditur nga dronët rusë, mirëpo vizitorët ukrainas besojnë se rreziqet nuk janë më të mëdha sesa ato me të cilat përballen nëpër shtëpitë e tyre. “Ne jemi nga Harkivi, jemi mësuar me këtë situatë”, ka thënë një turiste e re për televizionin Current Time. “Goditemi çdo ditë, e kemi ditur që mund të jetë rrezik, por na duhet një pushim”.

Të tjerë pajtohen se stresi i luftës sa shkon e rritet, prandaj kanë nevojë për ta hequr mendjen nga ajo situatë – sidomos prindërit me fëmijë të vegjël. “Është hera e parë që jemi këtu, prej vitit 2022. Fëmijët kanë nevojë për pushim. Ka luftë, por fëmijëria e tyre nuk do të zgjasë përgjithmonë. Duhet të kalojnë momente të lumtura”, ka thënë një baba. Plazhet e Odesës janë të stërngarkuara nga pushuesit dhe shitësit lokalë që ofrojnë ballkava, misër të zier dhe karkaleca të Detit të Zi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Hotelet brenda qendrës historike në qytetin e Odesas, zonë e mbrojtur nga UNECSO-ja, kanë kërkesa të mëdha. Një menaxhere hoteli, Iryna, ka thënë se vitin e kaluar kanë regjistruar rekord vizitorësh në qytet, dhe shifra e këtij viti mund të jetë edhe më e madhe. Por, aty ka edhe rregulla për t’i siguruar mysafirët nga sulmet e mundshme ajrore. “Fillimisht, nuk duhet injoruar alarmet e sirenave. E dyta, gjithmonë duhet ditur ku janë qendrat e strehimit. Këto veprime ua ruajnë jetën”, ka thënë Iryna.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Dhe e treta, jeni miqësor dhe të lumtur, sikurse kanë qenë gjithmonë njerëzit në Odesa”. Shumë hotele i kanë ndërtuar qendrat e tyre të strehimit, përveç qendrave publike që janë të instaluara në plazhet e qytetit, ku mund të shkojnë pushuesit në rast të ndonjë alarmi. Punëtorët e emergjencave janë vazhdimisht të angazhuar në kërkim të minave, sipas Marina Lozovenkos, zyrtare e qytetit.

Mund t'ju interesojë

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Para 4 orësh
Sulm ndaj spitalit Nasser në Gazë: të paktën gjashtë të vrarë, mes tyre një kirurg dhe një fëmijë

Sulm ndaj spitalit Nasser në Gazë: të paktën gjashtë të vrarë, mes tyre një kirurg dhe ...

Para 7 orësh
Zelensky: SHBA ofroi anëtarësim në NATO në këmbim të tërheqjes nga Donbasi

Zelensky: SHBA ofroi anëtarësim në NATO në këmbim të tërheqjes nga Donbasi

Para 7 orësh

“Para se të nisë sezoni, zhytësit bëjnë kërkime në zonë, në det dhe në rërë”, ka thënë ajo. “Çdo muaj ata bëjnë inspektime. Nuk e dimë se çfarë mund të ketë hedhur armiku kundër nesh”. Më 19 korrik, është raportuar për një sulm të madh rus në Odesa, duke vrarë një person dhe duke hapur zjarr në shumë ndërtesa banimi. Makinat e djegura shihen ende nëpër rrugë. Një banore që jeton në afërsi, e ka përshkruar ndryshimin që pëson qyteti nga ora në orë.

“Këtë vit, Odesa shndërrohet në Monako gjatë ditës, ndërsa në Afganistan gjatë natës”, ka thënë ajo. “Nuk e kuptoj përse vijnë njerëzit. Ata e shohin që goditemi çdo natë dhe çdo ditë. Por, ata vazhdojnë të vijnë. Plazhet janë të mbushura”. Mirëpo, disa të tjerë në industrinë e turizmit e shohin fluksin e madh si simptomë të natyrshme të lodhjes së madhe të ukrainasve nga lufta. Iryna, menaxhere hoteli, beson se njerëzit janë lodhur nga ndjenja e frikës. “Presioni psikologjik është i patolerueshëm. Duhet të vazhdojmë të jetojmë. Çfarë mund të bëjmë tjetër?” /Përgatiti: Krenare Cubolli/-REL/

Etiketat e lidhura

plazhet e Odesës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 3 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 4 orësh

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 4 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 4 orësh

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Më të lexuarat

1 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 8 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

2 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 4 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 3 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 7 orësh

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.