Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 08:02 Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik Ndërprerjet e planifikuara të energjisë në Ukrainë kanë nisur që në tetor, ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj rrjetit energjetik. Në Kiev disa familje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rritja e rasteve të COVID-19/ Pence akuzon të rinjtë amerikanë: Shpërfillën udhëzimet!

Bota E hënë, 29 Qershor 2020 08:55
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nënpresidenti amerikan Mike Pence të dielën kryesisht fajësoi të rinjtë, duke injoruar paralajmërimet për masa parandaluese, për rritjen e madhe të rasteve të konfirmuara të koronavirusit në vend.

Nënpresidenti Pence, në një intervistë në emisionin “Face the Nation” të kanalit CBS, tha se “padyshim” që rritja e numrit të testimeve në Shtetet e Bashkuara ka çuar në rritjen e infeksioneve të koronavirusit. Por ai tha se “të rinjtë amerikanë janë grumbulluar në mënyra që mund të kenë shpërfillur udhëzimet federale për fazat e rihapjes së bizneseve.”

Numri i rasteve të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara është rritur ndjeshëm ditët e fundit, veçanërisht në Florida, Teksas dhe Arizona, shtete që ndodhen në një distancë të madhe mes njëri-tjetrit. Në total, Shtetet e Bashkuara raportuan më shumë se 40,000 raste të reja të premten, një rekord ditor i pandemisë në Amerikë gjatë gjashtë muajve të fundit.

Zoti Pence ka anuluar udhëtimet për tubime politike të planifikuara për këtë javë në Florida dhe Arizona për shkak të rritjes së numrit të rasteve në të koronavirusit në këto dy shtete.

Nënpresidenti Pence tha se Shtetet e Bashkuara janë të pajisura më mirë nga ana mjekësore për të trajtuar shtrimet në spital të më shumë pacientëve me koronavirus sesa ishin në fillim të vitit.

Por, ai tha se Presidenti Donald Trump dhe ai mbështesin masat e marra nga guvernatorët në Florida dhe Teksas për të mbyllur përsëri lokalet për të parandaluar mbledhjen e njerëzve që nuk respktojnë rregullat e distancimit fizik prej të paktën dy metrash dhe përdorimin e maskave.

“Është e qartë se testimi nuk është arsyeja e vetme që po shohim më shumë raste, por është një arsye domethënëse. Është e qartë se në mbarë brezin diellor (shtetet amerikane që shtrihen në jug, jugperëndim dhe juglindje) diçka që po ndodh, veçanërisht midis amerikanëve të rinj”, tha zoti Pence.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por ai tha se administrata e Presidentit Trump nuk mendon se është e nevojshme që të imponohen udhëzime kombëtare të detyrueshme për përdorimin e maskave.

Presidenti Trump rrallëherë ka përdorur maskën.

Nënpresidenti Pence e ka përdorur më shpesh maskën, dhe bëri të njejtën gjë edhe të dielën kur ai mori pjesë në një shërbim kishtar në Dallas të Teksasit. Ai kundërshtoi sugjerimin se Presidenti Trump mund të ndihmojë në ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit duke dhënë një shembull kombëtar përmes përdorimit të maskës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Ne besojmë se njerëzit duhet të veshin maska kudo që distancimi fizik nuk është i mundur, kudo që rekompandojnë autoritetet shtetërore ose ato vendore”, tha zoti Pence.

Por ai shtoi, “Ne besojmë se çdo shtet ka një situatë unike. Një nga elementët e aftësisë gjeniale të Amerikës është parimi i federalizmit, i kontrollit shtetëror dhe atij lokal … ne duam t’ua lëmë këtë në dorë guvernatorëve dhe zyrtarëve lokalë. Dhe njerëzit duhet t’i dëgjojnë ata”.

Mund t'ju interesojë

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kr...

Para 15 minutash
Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Para 16 minutash
Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 9 orësh

Shtetet e Bashkuara deri më tani kanë regjistruar më shumë se 2.5 milionë raste të koronavirusit dhe më shumë se 125,000 vdekje, niveli më i lartë kombëtar i këtyre shifrave në të gjithë botën. Zyrtarët e shëndetësisë po parashikojnë dhjetëra mijëra vdekje të tjera të amerikanëve nga koronavirusi në muajt e ardhshëm.

Etiketat e lidhura

Covid-19Mike Pence
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 15 minutash

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Para 16 minutash

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 11 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 14 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 16 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.