Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

VOA: Rrugëtimi i Erdoganit nga burgu drejt dekadës së tretë në pushtet

Bota E martë, 9 Maj 2023 18:11
VOA: Rrugëtimi i Erdoganit nga burgu drejt dekadës së tretë në pushtet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Turqi, Presidenti Recep Tayyip Erdogan po kërkon tashmë mandatin e tretë si president, pas tre mandatesh të mëparshme si kryeministër, duke synuar kështu vazhdimin në një dekade të tretë të qëndrimit të tij në pushtet. Shumica e anketimeve tregojnë një avantazh të lehtë për rivalin e tij, Kemal Kilicdaroglun, që kryeson një koalicion opozitar të qendrës së majtë ku marrin pjesë gjashtë parti të ndryshme politike.

Kur Recep Tayyip Erdogani gjallëroi turmat në vitin 1997 duke recituar një poemë me intonacione islamike, gjykatat turke vepruan me shpejtësi duke e dënuar kryetarin e atëhershëm të Bashkisë së Stambollit me burg për shkelje të ligjeve laike të vendit dhe nxitje të urrejtjes fetare.

Zoti Erdogan e denoncoi si “të turpshëm” në atë kohë dënimin e tij dhe mijëra mbështetës dolën në rrugë për ta mbrojtur.

“U dënova sepse recitova një poezi. Dua të them para së gjithash se kjo është një tragjedi, një kapitull i turpshëm në historikun e gjyqësorit të vendit tonë”, deklaronte në atë kohë zoti Erdogan.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kundërshtarët e tij megjithatë u gëzuan. Titujt në gazetën popullore Hurriyet njoftonin se “karriera e tij politike ka mbaruar” dhe se “ai nuk mund të zgjidhet as për kryeplak”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Burgosja e tij ishte një pikë kthese në marrëdhënien e ardhshme që do të krijonte me njerëzit, diçka për të cilën fliste gjithnjë. Në atë rast iu bë një padrejtësi zotit Erdogan. Ai u përjashtua nga politika sepse recitoi një poezi të një poeti, mendimtari, sociologu që qeveria e konsideronte të pranueshëm. Kjo krijoi në fakt një viktimizim të Erdoganit dhe forcoi më tej marrëdhënien e tij me shoqërinë. Në fazat e mëtejshme të jetës së tij politike, Erdogani nuk mbeti tek vitet e burgut, por ktheu vështrimin nga e ardhmja”, thotë studiuesi i politikës, Nebi Mis.

Mund t'ju interesojë

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit

Para 3 orësh
BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

Para 6 orësh
Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI

Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI

Para 6 orësh

Kundërshtarët e nënvlerësuan 45-vjeçarin Erdogan që pas vetëm pak muajsh burgim, organizoi rikthimin në politikë dhe marrjen e pushtetit për mbi dy dekada, fillimisht si kryeministër dhe pastaj si president, duke u bërë kështu drejtuesi më afatgjatë i Turqisë.

Megjithëse fillimisht ai mbështeste reformat për ta shndërruar Turqinë në një model të demokracisë për botën myslimane, më vonë ai ndërtoi një imazh gjithnjë e më autoritar dhe shtypi disidencën me qëllim forcimin e pushtetit të tij.

“Shumë njerëz janë të pakënaqur me mënyrën se si e drejton ai vendin. Pra, në këto rrethana dikush mund të thotë se është në fakt mrekulli që ende gëzon 42% (mbështetje)”, thotë profesor Soli Ozel.

Shumica e anketimeve tregojnë një avantazh të lehtë për rivalin e tij, Kemal Kilicdaroglun, i cili drejton Partinë Republikane Popullore (CHP) të qendrës së majtë. Rezultati ndoshta do të përcaktohet në një balotazh më 28 maj.

Zoti Erdogan përballet me një sprovë të vështirë në këto zgjedhje për shkak të zemërimit të publikut për inflacionin dhe për menaxhimin e pasojave të tërmetit të 6 shkurtit që vrau mbi 50 mijë vetë, rrafshoi qytete të tëra dhe la miliona njerëz të pastrehë.

Sidoqoftë analistët thonë se nuk duhet nënvlerësuar ndikimi i zotit Erdogan tek votuesit besimtarë të shtresave të mesme dhe punonjëse, të cilët janë ndjerë prej kohësh të përjashtuar nga elitat laike të Turqisë që anojnë drejt Perëndimit.

“E arrestuan. Qeveria u përpoq në atë kohë ta bllokonte dhe e arrestuan… Kur thanë se Recep Tayyip Erdogani nuk mund të bëhej dot as kryeplak, ai u bë president. Ai u bë udhëheqësi i palëkundur i të shtypurve, i rajonit të Kaukazit”, thotë një mbështetës i zotit Erdogan.

Koalicioni opozitar “Aleanca Kombëtare” ka bashkuar gjashtë parti në mbështetje të Kemal Kilicdaroglut, megjithë pikëpamjet e tyre të ndryshme politike. Ashtu si në vitet e kaluara, zoti Erdogan ka zhvilluar një fushatë të ashpër ndaj opozitës, të cilën e akuzon për bashkëpunim me terroristët, për mbështetje të të drejtave të anëtarëve të komunitetit LGBTQ+ në dëm të së ardhmes së “strukturës së shenjtë të familjes turke”, siç shprehet ai./VOA/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 25 minutash

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 45 minutash

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 1 ore

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 1 ore

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 11 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 11 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
21 Nëntor 2026, 22:24

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.