Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 13:45 Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës Pas mbërritjes së protestuesve para Kryeministrisë, mbështetës të PD-së u kanë vënë flakën ulëseve që kryeministri Edi Rama kishte vendosur këtë të shtunë për…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rusia trazon rendin e ditës në samitin e BE

Bota E enjte, 29 Qershor 2023 13:50
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Placeholder Image

Në samitin e BE në Bruksel ka shumë për të debatuar: Nga Ukraina tek Kina, nga reforma e sistemit të azilit tek kërkesat financiare brenda BE, e tani rendit të ditës i shtohet edhe lufta për pushtet në Rusi.

Revolta e shkurtër e trupave Wagner të Jevgeni Prigozhin ka ndryshuar edhe axhendën e punimeve të samitit të BE. Zhvillimet e fundit në Rusi dhe ato të ardhshme për luftën në Ukrainë janë të paparashikueshme për të ardhmen ashtu si nuk dihet edhe e ardhmja e trupës Wagner. Nëse ushtria private Wagner grumbullohet në Bjellorusi, ky mund të kthehej edhe në një kërcënim për sigurinë europiane. E paqartë është po ashtu, se cilat rreziqe vijnë nga një Rusi e pastabilizuar. Pas zhvillimeve të fundjavës së kaluar, BE kërkon të demonstrojë unitet, ndër të tjera me shtetet partnere si SHBA. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është i ftuar në samit, ashtu si edhe presidenti, Volodymyr Zelenksi përmes videomesazhit. Shprehimisht thuhet se BE do të mbështesë zgjerimin e kapaciteteve të industrisë së armatimit në Europë. BE po ashtu është gati për të blerë armatim të përbashkët. Para samitit të NATO-s në korrik në Vilnius, krerët e shteteve dhe qeverive anëtare duan të forcojnë bashkëpunimin brenda aleancës transatlantike.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Amerika shpall heliumin si material kritik

Amerika shpall heliumin si material kritik

Para 16 orësh
Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Para 17 orësh
Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren përtokë

Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren p...

Para 19 orësh

Ndihmë për Ukrainën

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mbështetja për Ukrainën jo vetëm që do të vazhdojë, por edhe do të forcohet -si sinjal i qartë ndaj presidentit rus. Putin pret që brenda BE-së të marrë fund durimi, por ai do ta humbasë këtë bast, thuhet në Bruksel. Fondi Europian i Paqes, me të cilin financohet pjesa më e madhe e ndihmës ushtarake për Kievin, do të rritet me 3,5 miliardë euro. Vendime të tjera konkrete nuk priten. Komisioni Europian dhe vendet anëtare si Estonia dhe Lituania duan që Rusia të paguajë për rindërtimin e Ukrainës, e për këtë qëllim të përdoren pasuritë e ngrira ruse, përmes marrjes së fitimeve nga normat e interesit. Por ky plan shihet si i vështirë për t’u realizuar nga ana ligjore. Shumë qeveri kanë frikë se mundimi në fund nuk do t’ia vlejë.

Tema tjetër një tribunal i posaçëm për krimet në Ukrainë. Por se si do të jetë i organizuar ky tribunal ende nuk dihet. Edhe për garancitë e sigurisë për Ukrainën do të flitet, sipas BE dhe NATO-s kur lufta të ketë marrë fund.

Reforma e azilit

Me kompromisin e ministrave të Brendshëm të BE debati për reformën e azilit nuk ka marrë fund. Hungaria dhe Polonia nuk duan të pranojnë refugjatë si më parë dhe refuzojnë pagesat si kompensim. Kryeministri hungarez kërkon që azilkërkuesit të presin jashtë

kufijve të BE, derisa të jetë vendosur për aplikimin e tyre. Marrëveshje përkatëse për këtë kërkohen si nga Italia dhe Austria.

Kurse vende si Bullgaria, Danimarka, Holanda pritet të përsërisin kërkesën e tyre, për të marrë fond nga BE për ngritjen e gardheve kufitare. Për Gjermaninë nuk është e mirëpritur që tema e migracionit të kthehet në një temë debati në samit, sepse koalicioni qeverisës gjerman nuk është i mendimi për këtë çështje.

Financat

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen kërkon 66 miliardë euro shtesë për buxhetin e BE, duke iu referuar ndryshimeve që kanë ndodhur në botë që nga viti 2019, kur vendos buxheti i BE. Pandemia e Coronës, sulmi rus ndaj Ukrainës dhe inflacioni i lartë kanë rritur shpenzimet. Injeksioni i ri fianciar do të duhej të ndihmonte BE të vazhdonte mbështetjen për Ukrainën, të përballonte sfidat e migracionit dhe të investonte në teknologjitë e reja. Por për këto kërkesa të reja financiare nuk ka shumë entuziazëm tek vendet anëtare. Frenat do t’i shtypin vendet kursimtare -Danimarka, Suedia, Austria dhe Holanda. Edhe ministrat e Financave të Francës dhe Gjermanisë thonë, se nuk kanë asnjë cent tepër./DW

Etiketat e lidhura

FagradalsfjallRusia
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës
Para 27 minutash

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës

Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar
Para 41 minutash

Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar

Protesta e PD para kryeministrisë e qetë dhe me pak pjesëmarrës. Berisha nuk merr pjesë
Para 1 ore

Protesta e PD para kryeministrisë e qetë dhe me pak pjesëmarrës. Berisha nuk merr pjesë

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron
Para 1 ore

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 16 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 17 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 16 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 19 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.