Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 13:05 Ekzekutimi i Selami Hasanit 24 vjet pas vrasjes së nipit të Ben Qimes Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, u vra në oborrin e banesës në Fier, ndërsa nipi i tij mbeti i plagosur; policia po…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Serbi: Opozita kërkon anulimin e zgjedhjeve

Bota E mërkurë, 20 Dhjetor 2023 11:43
Serbi: Opozita kërkon anulimin e zgjedhjeve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një pjesë e opozitës nuk i njeh rezultatet e zgjedhjeve dhe organizon protesta. Për protestat janë sjellë njerëz nga Republika Srpska, Mali i Zi dhe Kosova në Beograd.

Koalicioni “Serbia kundër dhunës” (SPN) pretendon se më shumë se 40.000 persona pa vendbanim të ligjshëm në Beograd u sollën për të mbështetur listën e Partisë Përparitare Serbe (SNS). Kjo çoi në ndryshimin e vullnetit elektoral të votuesve, prandaj koalicioni kërkon anulimin e zgjedhjeve në Beograd, përsëritjen e votimit dhe pastrimin e listave zgjedhore. Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (REK) hodhi poshtë të gjitha kundërshtimet e opozitës për zgjedhjet parlamentare.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Zgjedhjet e manipuluara të Beogradit

Skenat që ndodhën gjatë ditës së zgjedhjeve në Beograd, mbi të gjitha në Arenën e Beogradit dhe rreth saj, dukeshin surreale. Sjellja e organizuar e njerëzve nga Republika Srpska, të cilët u thanë gazetarëve dhe qytetarëve të Beogradit se po shkonin brenda për të marrë një orar për votim, ishte në kundërshtim të plotë me shpjegimin zyrtar të autoriteteve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Autoritetet pretendojnë se bëhet fjalë për persona me shtetësi të dyfishtë, por nuk shpjegohet pse njerëzit vijnë në Arenën e Beogradit për të zbuluar se ku jetojnë. Personeli i sigurisë i pranishëm në Arenë u shpjegoi votuesve të mundshëm se brenda kishte kabina me emrat e komunave të Beogradit dhe se do të merrnin të gjitha udhëzimet e mëtejshme se ku të votonin atje.

Mund t'ju interesojë

“Ju pret vdekja”, kërcënime me bombë në mbi qindra shkolla në Gjermani dhe Danimarkë

“Ju pret vdekja”, kërcënime me bombë në mbi qindra shkolla në Gjermani dhe Danimarkë

Para 5 minutash
Shqipëria në qendër të akuzave për sulmin ndaj korvetës ruse, reagon Ministria e Jashtme: Nuk kemi asnjë përfshirje

Shqipëria në qendër të akuzave për sulmin ndaj korvetës ruse, reagon Ministria e Jashtm...

Para 21 minutash
Stuhitë e forta kërcënojnë udhëtimet e Falënderimeve në Bregun Lindor dhe Perëndimor

Stuhitë e forta kërcënojnë udhëtimet e Falënderimeve në Bregun Lindor dhe Perëndimor

Para 59 minutash

Dështimi i sistemit

Gjatë votimeve kishte një numër të madh të paligjshmërive totale dhe një kolaps të institucioneve. Prokuroria përkatëse pak minuta pas publikimit të regjistrimeve të tilla dhe të ngjashme, shpejt konstatoi se “nuk ka prova që të jetë kryer ndonjë vepër penale në lidhje me zgjedhjet dhe se publiku nuk duhet të shqetësohet nga informacione të paverifikuara”, njoftoi ajo.

Të pasuksesshme kanë qenë edhe përpjekjet e aktivistëve të opozitës për të raportuar parregullsitë nga qendrat e votimit në polici, sepse policia nuk iu është përgjigjur fare thirrjeve të tilla. Siç njoftoi publikun Marinika Tepiq, nënkryetare e Partisë Liri dhe Drejtësi (SSP), “policia vendosi në kolegjiumin e saj që të mos iu përgjigjet thirrjeve të tilla, sepse siç thonë ata, misioni i OSBE-së është aty”.

BE-ja ndëshkon qytetarët

Në këtë mënyrë topi iu transferua me mjeshtëri vëzhguesve ndërkombëtarë. Mirëpo, për pasivitetin e ndërkombëtarëve reagon edhe profesori në pension i Fakultetit të Shkencave Politike, Çedomir Çupiq, i cili thotë për DW se “shumë do të varet nga reagimi i faktorit ndërkombëtar”.

“Mendoj se gjëra të tilla nuk mund të tolerohen në një vend që është kandidat për anëtarësim nëBE. Disa procedura dhe rregulla të vlefshme në demokracitë perëndimore u anashkaluan, e në takime të nivelit të lartë është ndihmjuar madje edhe vetëAleksandar Vuçiqi për të fituar. Prandaj nuk jam i sigurt nëse do të mund të rikthehet një pjesë e energjisë së protestës, sepse zgjedhjet u zhvilluan pa u plotësuar disa kushte, e për këtë opozita nuk pati asnjë mbështetje nga jashtë”, vlerëson Çupiq.

ODIHR: parregullsi serioze

Në raportin e tij preliminar, misioni i ODIHR-it theksoi se “në Serbi ka pasur kushte të padrejta në zgjedhje, sepse partia në pushtet kishte një avantazh sistemik. Kemi parë parregullsi serioze si votimi në grup, blerja e votave, si dhe sjellja e organizuar e votuesve nga Republika Srpska”.

Më tej në raport thuhet se “një çështje që shkaktoi shqetësim ishte edhe roli i presidentit, i cili nuk ishte kandidat por mori pjesë në fushatë, gjë që i dha përparësi njërës listë. Kjo cënon rëndë kushtet e ndershme në garën zgjedhore, sepse presidenti i Serbisë duhet të jetë një figurë neutrale, që shpreh unitetin kombëtar”, theksuan vëzhguesit e misionit të ODIHR.

Në fillim opozita këmbënguli vetëm për parregullsi zgjedhore në Beograd, por më vonë gjatë protestave në kryeqytet u theksua se anulimi i zgjedhjeve do të kërkohej edhe në nivel të shtetit. Duket se ende nuk është arritur një marrëveshje, dhe ende janë të paqarta lajmet nëse po kërkohet anulimi i zgjedhjeve vetëm në Beograd apo edhe i zgjedhjeve parlamentare. Marinika Tepiq dhe Miroslav Aleksiq nga ‘Serbia kundër dhunës’ filluan grevë urie deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Protestat e pasuksesshme?

Profesori Çupiq paralajmëron se “nuk mund të bëhet shumë në një vend me institucione të robëruara. Autoritetet kanë në dispozicion një sërë presionesh ndaj njerëzve që janë në frikë. Është si në familjen tuaj, nëse keni një tiran atje dhe nëse nuk keni njeri që mund ta ndalojë, atëherë ai vazhdon me tiraninë e tij. Prandaj mendoj se edhe kur bëhet fjalë për protestat në Beograd, nuk kanë shanse për sukses, nëse në rrugë dalin më pak se 150 mijë njerëz”, thotë Çedomir Çupiq.

Protesta e Beogradit para Komisionit Republikan Zgjedhor mblodhi disa mijëra njerëz. Mund të thuhet se reagimi relativisht modest i qytetarëve ishte në një farë mënyre i pritshëm, pas protestave disamujore kundër dhunës. Ata nuk arritën asnjë nga synimet e përcaktuara, mbi të gjitha nuk patën asnjë shans për të krijuar kushte të barabarta zgjedhore.

Avokati Bozho Preleviq tregon për DW se “suksesi i protestës varet edhe nga organizatorët e protestave. Por edhe pse vazhdimisht theksojmë se këtu nuk ka sundim të ligjit, është e nevojshme që çdo parregullsi në zgjedhje të dokumentohet dhe vetëm kështu mund të fillohet lufta nëpër institucione”, vlerëson Preleviq. Ai shton se “jo vetëm njerëz nga Republika Srpska janë sjellë në Beograd për të votuar, por edhe nga Mali i Zi dhe Kosova”.

“Evropa mbështet uzurpatorin dhe diktatorin”

Preleviq kritikon edhe zyrtarët ndërkombëtarë dhe evropianë, të cilët, sipas tij, “me sjelljet e tyre ndaj Vuçiqit po shkaktojnë indinjatën e qytetarëve të Serbisë dhe për shkak të tij po dënohen qytetarët. “Evropa mbështet një uzurpator dhe një diktator, e pastaj habitet dhe kritikon se në Serbi po bie mbështetja për Bashkimin Evropian”, thotë Preleviq.

Për momentin, opozita po fokusohet në anulimin e zgjedhjeve të Beogradit, por Bozho Preleviq tërheq vëmendjen se është gabim nëse nuk kërkohet e njëjta gjë për zgjedhjet parlamentare: “Nëse e gjithë makineria është e përfshirë në vjedhje, atëherë u vodhën të dyja zgjedhjet”. Nuk mund të thuash se disa fletë votimi janë vjedhur në të njëjtën qendër votimi, e të tjerat jo. Është krejtësisht kontradiktore”, përfundon Bozho Preleviq./DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ekzekutimi i Selami Hasanit 24 vjet pas vrasjes së nipit të Ben Qimes
Para 4 minutash

Ekzekutimi i Selami Hasanit 24 vjet pas vrasjes së nipit të Ben Qimes

“Ju pret vdekja”, kërcënime me bombë në mbi qindra shkolla në Gjermani dhe Danimarkë
Para 5 minutash

“Ju pret vdekja”, kërcënime me bombë në mbi qindra shkolla në Gjermani dhe Danimarkë

Jensen Huang: Trump i kërkon Nvidia-s rikthimin e tij si CEO
Para 6 minutash

Jensen Huang: Trump i kërkon Nvidia-s rikthimin e tij si CEO

Goli spektakolar i van der Veen bën xhiron e botës, Kraay: Një nga më të bukurit në historinë e kampionatit
Para 7 minutash

Goli spektakolar i van der Veen bën xhiron e botës, Kraay: Një nga më të bukurit në historinë e kampio...

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 18 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.