Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

SHBA bashkëpunim bërthamor civil me Indinë

Bota E martë, 7 Janar 2025 16:47
SHBA bashkëpunim bërthamor civil me Indinë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Administrata e Presidentit Biden hoqi të hënën kufizimet ndaj Indisë në fushën e energjisë bërthamore, që përkoi me vizitën e këshilltarit të sigurisë kombëtare Jake Sullivan në Nju Deli. Zoti Sullivan e cilësoi bashkëpunim Indi-SHBA “jetik” për paqen dhe qëndrueshmërinë në rajonin e Indo-Paqësorit. Ekspertët e sigurisë presin që bashkëpunimi me Indinë të vazhdojë edhe gjatë presidencës së republikanit Donald Trump.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ambiciet e Indisë për energji bërthamore përballen me më pak kufizime tani, tha këshilltari i sigurisë kombëtare, Jake Sullivan, në Nju Deli. “Shtetet e Bashkuara tani po finalizojnë hapat e nevojshëm për të hequr rregulloret e vjetra që kanë penguar bashkëpunimin bërthamor civil midis entiteteve kryesore bërthamore të Indisë dhe kompanive amerikane. Dokumentet zyrtare do të miratohen së shpejti dhe kjo do të jetë një mundësi për të tejkaluar disa nga fërkimet e së kaluarës”, tha ai.

Mund t'ju interesojë

Austri, mijëra studentë protestojnë për më shumë financime për universitetet

Austri, mijëra studentë protestojnë për më shumë financime për universitetet

Para 9 orësh
Presidenti Marcon ashpërson kufizimet, fajëson të majtën radikale për trazirat

Presidenti Marcon ashpërson kufizimet, fajëson të majtën radikale për trazirat

Para 10 orësh
Përmbytje vdekjeprurëse në jug të Francës, tre viktima dhe qindra të evakuuar

Përmbytje vdekjeprurëse në jug të Francës, tre viktima dhe qindra të evakuuar

Para 19 orësh

Rregullat indiane më parë krijonin pengesa për kompanitë amerikane që shpresonin të ndërtonin termocentrale në Indi, sepse sipas tyre përgjegj[sia në rast aksidentesh binte mbi ndërtuesin ose furnizuesin e termocentraleve bërthamore. Presidenti Joe Biden i ka ngritur në nivel më të lartë marrëdhëniet e Uashingtonit me Nju Delin. Në shtator ai priti kryeministrin Narendra Modi në shtëpinë e tij për mbledhjen e parë të udhëheqësve të katër vendeve, që synojnë të jenë si kundërpeshë ndaj Pekinit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Analistët në Uashington thonë se vizita e zotit Sullivan filloi me një njoftim të rëndësishëm mbi bashkëpunimin në sektorët e hapësirës, mbrojtjes dhe fusha të tjera, që synojnë të theksojnë për administratën e ardhshme amerikane rëndësinë që kanë marrëdhëniet me Indinë. “Mendoj se kjo vërtet thekson me forcë faktin se India ka përparësi të madhe, madje më të madhe se disa nga partneritetet tona të tjera”, thotë eksperti Rick Rossow nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Partneriteti është rritur pavarësisht dallimeve mes dy vendeve mbi çështjet si lidhjet e vazhdueshme të Indisë me Moskën pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës. Eksperti amerikan Rossow beson se bashkëpunimi në fushën e sigurisë do të vazhdojë dhe ai përmend raportin e mirë personal të Presidentit të zgjedhur Trump me kryeministrin indian Modi. Tensionet këtë radhë mund të jenë në sferën ekonomike.

“Do të keni më pak mbështetje për investimet e jashtme, shumë më tepër trysni ndaj Indisë për të blerë mallra amerikane, si hidrokarbure apo pajisje të mbrojtjes, mbi të cilat qeveria e Indisë në fakt ka kontroll. Pra, ana ekonomike është ajo ku unë jam pak më i shqetësuar. Mendoj se India do të jetë më mirë se shumë nga partneritetet tona kryesore në katër vitet e ardhshme”, thotë ai. Dy vendet po i forcojnë këto marrëdhënie në janar. /VOA/

Etiketat e lidhura

IndiaUSA
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 6 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 7 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 7 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 8 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 10 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 9 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.