Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 07:54 PD sot protestë te kryeministria, ora 12.00 Partia Demokratike ka thirrur sot një protestë Kombëtare para kryeministrisë në mbështetje të revoltës së rinisë Shqiptare. Kreu demokrat  Sali Berisha ka postuar në faqen…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

SHBA/ Senatorët demokratë bllokojnë paketën financiare për koronavirusin

Bota E martë, 24 Mars 2020 13:33
SHBA/ Senatorët demokratë bllokojnë paketën financiare për koronavirusin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Senatorët demokratë bllokuan përsëri të hënën miratimin e një pakete stimujsh prej 1.8 trilionë dollarësh , ndërsa vazhduan bisedimet me administratën e Presidentit Trump për të tejkaluar mosmarrëveshjet.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në senat shpërthyen debatet ndërsa senatorët dhe zyrtarë të lartë të administratës së Presidentit Trump, po përpiqeshin të arrinin një marrëveshje për paketën e shpëtimit në përgigje të pandemisë së koronavirusit, me demokratët që bllokuan veprimin për këtë paketë derisa të sigurojnë më shumë mbrojtje për punëtorët dhe kufizime për shpëtimin e korporatave.

Mund t'ju interesojë

Amerika shpall heliumin si material kritik

Amerika shpall heliumin si material kritik

Para 9 orësh
Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Para 11 orësh
Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren përtokë

Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren p...

Para 12 orësh

Ky lajm solli një rënie të bursës së Nju Jorkut me një humbje prej 600 pikësh të Dow Jones-it.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Paketa nuk arriti të kalojë të dielën, sepse demokratët e pakicës kundërshtuan disa pjesë të projektligjit, por udhëheqësi i shumicës republikane Mitch McConnell tha se ligjvënësit do të manin një votim tjetër të hënën paradite.

Paketa e ndihmës synon nxitjen e ekonomisë amerikane duke siguruar pagesa të drejtpëdrejta për më shumë se 90% të amerikanëve dhe një grup të gjerë biznesesh, që do t’i ndihmonte ato të përballonin efektet e tanishme dhe në rritje të pandemisë.

Demokratët thonë se projektligji u jep përfitime të tepërta korporatave. Në vend të kësaj ata kërkojnë që t’u shkojnë më shumë para qendrave shëndetësore nëpër komunitete, shtëpive për të moshuarit; të dërgohen më shumë maska, ventilatorë, pajisje mbrojtëse për personelin mjeksor dhe të ndihmohen më shumë shtetet dhe qeveritë lokale për të luftuar koronavirusin.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi tha se demokratët po hartonin versionin e tyre të një pakete të shpëtimit ekonomik që, sipas saj, “merr parasysh sfidën e madhe që përbën koronavirusi” dhe që “ka ndryshim të madh” me projekt-ligjiin e mbështetur nga republikanët e Senatit. Të dyja dhomat do të duhet që në fund të rakordojnë propozimet e tyre.

Udhëheqësi i shumicës së senatit Mitch McConnell u përplas me demokratët.

“Nëse nuk jemi në gjendje të veprojmë nesër, kjo do të jetë për shkak se kolegët tanë nga pala tjetër vazhdojnë të merren me grindje të vogla kur vendi pret që ne të mblidhemi dhe t’i japim rrugë problemit,” tha ai.

Homologu i tij demokrat, Chuck Schumer, tha se problemet mund të tejkalohen dhe se bisedimet po vazhdojnë, edhe me sekretarin e thesarit Steven Mnuchin.

“Grupi ynë është i bashkuar në përpjekjen për të nxjerrë një projektligj që i jep përgjigje shpejt kësaj krize shëndetësore dhe ekonomike. Ne jemi të përkushtuar të punojmë në mënyrë dypartiake për ta realizuar atë,” tha senatori Schumer.

Ndër pengesat ishte një fond prej 425 miliardë dollarësh për kredi dhe garanci kredie që duan të krijojnë republikanët. Disa demokratë të opozitës e kanë quajtur këtë një “fond korruptiv” sepse, sipas tyre, Departamenti i Thesarit do të kishte shumë peshën në vendimin se cilave biznese do t’i shkonin paratë.

Kongresi shpresonte që legjislacioni t’i dërgohej Presidentit Trump para mesditës së ditës së hënë, por nuk është e qartë nëse ngërçi do të zgjidhet në kohë.

Ndërsa ligjvënësit debatonin, senatori Rand Paul i shtetit Kentaki, me profesion okulist, njoftoi se kishte koronavirus, senatori i parë dhe anëtari i tretë i Kongresit që teston pozitivisht.

Dy senatorë të tjerë që kishin kontakte me të – Mitt Romney dhe Mike Lee, të dy të shtetit Juta – njoftuan se janë në vetizolim.

Përveç ndikimit të dukshëm të koronavirusit në shëndetin publik, janë rreth 2 milion e ndoshta më shumë amerikanë që kanë humbur përkohësisht punën, pasi mijëra shkolla, biznese të mëdha apo qendra të tilla të komunitetit si palestra, restorante, bare dhe dyqane kanë mbyllur dyert, qoftë vullnetarisht ose me urdhër të qeverive shtetërore dhe vendore.

Ndërkohë, Banka Qendrore amerikane vazhdon përpjekjet për të injektuar likuiditet në tregjet amerikane të aksioneve dhe për të qetësuar investitorët. Në një deklaratë të hënën në mëngjes, Rezerva Federale premtoi “një përpjekje agresive” për të kufizuar humbjet e vendeve të punës dhe të të ardhurave”. Ajo shpalli një seri programesh për të ndihmuar bizneset, të mëdha e të vogla dhe për të zbutur goditjen ndaj ekonomisë./ Burimi: VOA

Etiketat e lidhura

Senatorëtshba
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

PD sot protestë te kryeministria, ora 12.00
Para 1 minute

PD sot protestë te kryeministria, ora 12.00

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 9 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 10 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 10 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 10 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 10 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 10 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 13 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.