Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 09:01 SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në botë bëhet habitat detar Anija historike SS United States u fundos të mërkurën në brigjet e Destin, Florida, pasi qarku Okaloosa e bleu për 1 milion dollarë. Anija…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shefja e Komisionit Europian dënon ashpër sulmet izraelite në Gaza: Vr*sja e fëmijëve është e neveritshme

Bota E martë, 27 Maj 2025 16:06
Shefja e Komisionit Europian dënon ashpër sulmet izraelite në Gaza: Vr*sja e fëmijëve është e neveritshme
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dënuar valën “e neveritshme” të sulmeve vdekjeprurëse të Izraelit ndaj objekteve civile në Gazë, përfshirë ndaj një shkolle. Këto deklarata ajo i ka bërë gjatë një bisede telefonike të zhvilluar me Mbretin Abdullah të Jordanisë më 27 maj. Ekipet e shpëtimit kanë thënë se sulmet ajrore izraelite kanë vrarë të paktën 52 persona në Rripin e Gazës të hënën, 33 në një shkollë të shndërruar në strehimore. Sulmet izraelite janë pjesë e rinisjes së ofensivës së tyre, që synon shkatërrimin e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian ofensivë që ka nxitur dënim ndërkombëtar.

“Zgjerimi i operacioneve ushtarake të Izraelit në Gazë, duke shënjestruar infrastrukturën civile, në mesin e tyre edhe një shkollë që shërbente për strehimin e familjeve të zhvendosura palestineze, vrasja e civilëve, përfshirë fëmijëve, është e neveritshme”, tha von der Leyen, sipas njoftimit të lëshuar nga Bashkimi Evropian lidhur me bisedën e zhvilluar me udhëheqësin jordanez.

“Komisioni Evropian gjithmonë ka mbështetur dhe do të vazhdojë ta mbështesë të drejtën e Izraelit për siguri dhe vetëmbrojtje”, tha ajo. “Por, përshkallëzimi dhe përdorimi shpërpjesëtimor i forcës kundër civilëve nuk mund të justifikohet nën ligjin humanitar dhe ndërkombëtar”, paralajmëroi von der Leyen.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Shefja e KE-së kërkoi që Izraeli “menjëherë të rinisë dërgimin e ndihmave humanitare, në linjë me parimet humanitare, dhe me pjesëmarrjen e Kombeve të Bashkuara dhe partnerëve të tjerë humanitarë ndërkombëtarë”. Bashkimi Evropian ka hasur në vështirësi që të ketë ndikim në konfliktin në Gazë për shkak të ndarjeve të kamotshme brenda bllokut mes shteteve që e mbështesin Izraelin dhe atyre që konsiderohen më propalestinez. Megjithatë, momentumi për të shtuar presionin ndaj Izraelit është rritur që kur Izraeli rinisi ofensivën në Gazë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Lufta në Gazë nisi kur militantët e udhëhequr nga Hamasi sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona, kryesisht civilë, dhe duke marrë peng 251 të tjerë. Pjesëtarët e Hamasit janë ende duke i mbajtur dhjetëra pengje, ndërsa shumë të tjerë janë liruar në kuadër të marrëveshjeve për armëpushim dhe të tjera. Ofensiva hakmarrëse e Izraelit, e cila ka shkatërruar pjesë të mëdha të Gazës, ka vrarë mbi 55.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila nuk bën dallimin ndërmjet civilëve dhe luftëtarëve në llogaritjet e saj. /REL /

Mund t'ju interesojë

SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në botë bëhet habitat detar

SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në bo...

Tani
Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kr...

Para 59 minutash
Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Para 1 ore

Etiketat e lidhura

Gazake
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në botë bëhet habitat detar
Tani

SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në botë bëhet habita...

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 59 minutash

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Para 1 ore

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 3 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 12 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.